Connect with Us

VIDEO/ 13 gola në 20 ndeshje, sulmuesi i Kombëtares nuk ka të ndalur në Europë

Kombëtare

VIDEO/ 13 gola në 20 ndeshje, sulmuesi i Kombëtares nuk ka të ndalur në Europë

Publikuar

-

Futbollisti i Shqipërisë Albion Ademi është kthyer te goli në kampionatin finlandez pas 7 ndeshjesh. Anësori  i Mariehamnit shënoi saktë penalltinë në takimin kundër SJK-së në javën e 20-të të kampionatit finlandez.

Goli i tij në minutën e 84-rt nuk arriti ta shpëtonte ekipin nga humbja, i cili lejoi përmbysjen e rezultatit brenda 3 minutave. Ademi ka realizuar në 20 ndeshje të kampionatit 13 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve. Ai është grumbulluar me ekipin e parë të Shqipërisë, por ende nuk e ka kryer debutimin.

Në Finlandë ka shënuar dhe ish-futbollisti i Shkëndijes Ferhan Hasani. 30-vjeçari i HJK Helsinkit ktheu në gol penalltinë e fituar në minutën e 79-të në sfidën kundër HIFK. Ekipi i Hasanit kryeson kampionatin finlanez me 44 pikë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Renditja e FIFA-s/ Ndikojnë ndeshjet e tetorit, Ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Publikuar

-

Nga

Dy barazimet në Ligën e Kombeve, ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit, kanë bërë që Shqipëria të zbresë në 3 vende në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja ka zbritur në vendin e 69-të më 1351 pikë, nga vendi i 66 ku ishte më parë. Rënie në klasifikim ka pësuar edhe Kosova, e cila ka kaluar vendi i 116-të në vendin e 117-të. Kjo vjen si shkak i dy humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut e Sllovenisë dhe barazimit ndaj Greqisë.

Për sa i përket pozicioneve të para në renditje, Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Franca në vendin e dytë dhe Brazili në vendin e tretë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tramexani: Më mungon Shqipëria: Dua të kthehem

Publikuar

-

Nga

Paolo Tramexani e ndjek ende Kombëtaren shqiptare dhe e lë të hapur derën për të bashkëpunuar sërish me FSHF-në. Ish-ndihmëstrajneri i Xhani de Biazit komenton ecurinë e kuqezinjve në Ligën e Kombeve dhe shprehet se ka parë në fushë djem me dëshirë për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të luajtur për Kombëtaren si dhe një ekip të vendosur mirë dhe me prapavijë shumë të fortë.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Tramexani “driblon” kur pyetet nëse Vata ka të drejtë kur thotë ndër të tjera se “Shqipërisë i mungon një ‘tru’ si Tramexani, që lëvizte fijet në paskuinta”… Ndër të tjera, Tramexani nuk harron të thurë elozhe edhe për trajnerin Edi Reja dhe bën thirrje që t’i jepet kohë për rezultatet. “Ajo që bëmë ne ishte e rëndësishme. Mirëpo, patëm edhe kohë. Kishim pesë vite e gjysmë kohë për të arritur objektivat”, deklaron veç të tjerash Tramexani.

Mister, a ju mungon Shqipëria?

Po, sigurisht që po.

Çfarë ju mungon ekzaktësisht?

Shqipëria! Më mungon Shqipëria, më mungojnë shqiptarët. Më mungon populli, njerëzit dhe lidhja me ta. Raporti që kemi pasur në ato pesë vite është diçka e paharrueshme. Diçka që nuk do të ndryshojë kurrë. Është diçka për të cilën mund ta mendosh çdo ditë dhe do të mbesë përgjithmonë. Pastaj, më mungojnë djemtë. Ata lojtarë të rinj që i kemi parë edhe të rriten, që i kemi ndjekur nëpër të gjithë Europën. Djemtë me të cilët kemi përshkuar një rrugëtim shumë të bukur që na ka dërguar deri te rezultatet shumë të mira. Të dy këto aspekte më mungojnë shumë.

A e keni ndjekur Shqipërinë gjatë këtyre ndeshjeve të fundit?

Sigurisht që e kam ndjekur Kombëtaren edhe në ndeshjet e fundit. E ndjek gjithmonë. Shoh çdo ndeshje që ata zhvillojnë.

Çfarë këshille miqësore mund të jepni për të përmirësuar sadopak ndonjë aspekt, si një prej ideatorëve të atij suksesi që u arrit me ju dhe De Biazin?

Ajo që bëmë ne ishte e rëndësishme. Mirëpo, patëm edhe kohë. Kishim pesë vite e gjysmë kohë për të arritur objektivat. Nuk e ndiej të nevojshme për të dhënë këshilla për askënd. Edhe sepse e njoh shumë mirë Rejën që është një trajner shumë i përgatitur, shumë i zoti në fushë. Edhe gjithashtu një
njeri shumë i mirë. Por, Reja është edhe një person shumë i zoti për të menaxhuar grupin. Unë jam i bindur që me të në krye, nëse do të vazhdojë që të punojë me këtë skuadër dhe me këta lojtarë, e them me siguri që do të vijnë edhe rezultatet.

Tramexani, nëse do të kishit në të ardhmen një mundësi për të drejtuar Shqipërinë, si do të ishte përgjigjja juaj?

Duke marrë parasysh se si kam kaluar në Shqipëri, do ta marr në konsideratë, sepse kam pasur mundësinë që të punoj mirë atje. Kam pasur pranë njerëzit e duhur, edhe federatën, e cila më ka dhënë gjithmonë besim. Ky aspekt për mua ka qenë shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, edhe raportet kanë qenë shumë të mira me federatën. Ka pasur gjithmonë respekt, si nga njëra anë edhe në tjetrën. Për mua, këto vlera janë shumë të rëndësishme. Ky është motivi që unë jam shumë i lidhur me vendin, Kombëtaren dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo ësh- të një lidhje shumë e fortë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sa shumë talente në kampionatin shqiptar, nis “zbori” i Kombëtareve U20 dhe U19

Publikuar

-

Nga

Ka nisur ditën e sotme grumbullimi katër ditor i kombëtareve U19 dhe U20. Trajneri i kombëtares U20, Ilir Biturku në listën e tij ka përfshirë vetëm lojtarë që luajnë në trojet shqiptare, ndërsa në listën e kombëtares U20 të Dedes ka dy talente, që vijnë nga Italia dhe pjesa tjetër luajnë në vendin tonë. Në këtë grumbullim janë planifikuar edhe nga një miqësore për secilën skuadër.

NJOFTIMI I FSHF:

Dy kombëtaret shqiptare të moshave U-20 dhe U-19 kanë nisur këtë të hënë një grumbullim që do të zgjasë për 4 ditë me qëllim që të vëzhgohen nga afër lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave.

Trajneri i Kombëtares U-20, Ilir Biturku ka ftuar 23 lojtarë të vitlindjes 2000-2001, të cilët aktivizohen në klube të kampionatit shqiptare, me përjashtim të portierit Arlis Shala që vjen nga Kosova. Ndërsa, trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, ka thirrur 25 lojtarë të vitlindjes 2002-2004, ku spikasin edhe disa elemente cilësor që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, të dyja skuadrat janë grumbulluar në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërkohë që në program janë edhe dy ndeshje miqësore.

Në datën 20 tetor do të zhvillohet një ndeshje miqësore midis Kombëtares U-19 dhe asaj U-20, ndërsa më datën 22 tetor Kombëtarja U-19 do të luajë ndaj Kombëtares U-18, me këtë të fundit që do të grumbullohet vetëm për një ditë. Nga ana tjetër, po me këtë datë, Kombëtarja U-20 do të luajë ndaj Partizanit B.

LEXO TE PLOTE