Connect with Us

U hetua për pastrim parash dhe korrupsion/ Gjyqtari i vilës 3-katëshe, lojëra me pasurinë

Vetingu

U hetua për pastrim parash dhe korrupsion/ Gjyqtari i vilës 3-katëshe, lojëra me pasurinë

Publikuar

-

Çuditë e drejtësisë shqiptare nuk kanë fund. Shkarkohen, riemërohen, hetohen dhe sërish ia dalin të qëndrojnë në sistemin i cili ndryshe cilësohet si koorporata e krimit dhe korrupsioni.

Një etiketim të tillë për gjyqtarët dhe prokurorët, të paktën pë rata të ndershmit, pritet ta minimizojë Vettingu.

Gjyqtari Arjan Aliaj ka qenë shkarkuar një herë nga detyra për shkelje të rënda dhe në vitin 2010 është kthyer në detyrë nga Bamir Topi dhe KLD.

ish-presidenti bamir topi ne studio
                                         Ish-presidenti Bamir Topi

Në vitin 2016 gjytari Arjan Aliaj është hetuar nga ekspertët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit me dyshimet se ka kryer veprat penale  “Fshehje të të ardhurave”, “Mosdeklarim të pasurisë”, “Evazion fiskal, “Pastrim parash” dhe “Korrupsion”.

Hetimi ishte përqëndruar tek pasuria e tij. Organet e drejtësisë, nisën verifikimet për një vilë tre katëshe që ndodhet në Tiranë, që  më pare ka qenë pronë e vëllait të tij, më pas e motrës dhe në ka kaluar në pronësinë e bashkëshortes së gjyqtarit.

Kanë qenë këto kalime pronësish, mes familjarëve të gjyqtarit që kanë ngritur dyshime tek  oficerët e Policisë të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik.

Fundi i këëtyre hetimeve nuk dihet, por ndoshta Vettingu do të hedhë dritë me pasurinë e ashtuquajtur të dyshimtë të gjyqtarit.

Në fakt në kohën kur nisën hetimet, pati zëra se po bëheshin në kuadër të hakmarrjes, pasi gjyqtari Arjan Aliaj, urdhëroi pezullimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit në atë kohë Haki Çako .

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyëtarit Arjan Aliaj.

Viti 2003

Autoveturë, 1+1, Ford Eskortë, me vlerë 350 000 lekë.

Viti 2009 (Deklarata fillestare)

Ap me sip 103 m2, në Tiranë, ndërtuar në vitin 2004 me vlerë 2 000 000 lekë.

1/42 pjesë e një trualli me sip 3540 m2, me vlerë 37 000 euro.

Autoveturë mercedez Benz, 8700 euro.

Të ardhura nga profesioni i avokatit, 6 000 euro.

Llogari bankare, 240 000 lekë.

Gjyqtari Arjan Aliaj

Të ardhura nga profesioni i avokatit, 130 858 lekë.

Cash, 15 000 euro.

Babai, 10 000 euro dhuratë, nga shitja e truallit.

3 000 000 lekë, nuk kuptohet sqarimi.

LEXO EDHE:  “Zbutet” Vettingu/ Rikonfirmohet në detyrë Bashkim Dedja

10 000 lekë, nuk kuptohet çfarë ka shkruar.

Të ardhura nga profesioni i avokatit, 2 500 000 lekë.

Bashkëshortja, 1/3 e shtëpisë me sip 150 m2, trashëguar nga babai me vlerë 70 000 euro.

Bashkëshortja, dhuratë nga babai, 7 000 dollarë.

Bashkëshortja, dhuratë nga babai, 13 000 dollarë.

Viti 2009 (Deklarata vjetore)

E pandryshuar

Viti 2010

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, 1 035 256 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, 1 037 204 lekë.

Të ardhura nga ekzekutimi i një vendimi gjyqësor, 1 430 300 lekë.

Viti 2012

Shitur automjeti Benz, 8 000 euro.

Blerë një autoveturë, 4 500 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, 1 027 531 lekë.

Të ardhura nga ekzekutimi i një vendimi gjyqësor, 3 350 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare në 1/6 e një shtëpie dykatëshe me sip 180 m2, me vlerë 35 000 euro.

Bashkëshortja pronare në ½ e një shtëpie trekatëshe me sip.300 m2, te fituar në bazë të kontratës së dhurimit.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, 1 066 877 lekë.

Viti 2014

Interesi nga depozita bankare në shumën 372 600 lekë.

Interesi nga depozita bankare në shumën 533 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, 1 341 239 lekë.

Bashkëshortja, përfituar nga interesat e depozitës bankare, 100 euro.

Bashkëshortja, përfituar nga interesat e depozitës bankare, dhuruar nga bashkëshorti në shumën  372 600 lekë.

Bashkëshortja, përfituar nga interesat e depozitës bankare, dhuruar nga bashkëshorti në shumën 553 euro.

Llogari e vajzës me 100 000 lekë, dhuratë nga familjarësh dhe nga shkolla.

Viti 2015

Interesi nga depozita bankare në shumën 106 250 lekë.

nga depozita bankare në shumën 127.5 euro dhe 55 euro.

Llogari rrjedhëse, 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, 1 302 111 lekë.

Bashkëshortja, përfituar nga interesat e depozitës bankare, 32 dollarë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, 1 294 168 lekë.

Interesi Interesi nga depozita bankare në shumën 63 800 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, 1 293 771 lekë.

Interesi nga depozita bankare në shumën 28 000 lekë.

Interesi nga depozita bankare në shumën 29 euro.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, 1 272 362 lekë.

Interesi nga depozita bankare në shumën 28 000 lekë.

Interesi nga depozita bankare në shumën 18 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Publikuar

-

Nga

U shkarkua nga Vettingu/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin Fuat Vjerdha, i cili votoi kundër uljes së dënimit për Dritan Dajtin.

Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë, duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit.

Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA, Albana Shtylla. Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit të mbyllur nga KPA.

LEXO EDHE:  Nga dyqani, trualli dhe apartamenti dhuratë/ Ish deputetin demokrat e mban gruaja me pasuri

LEXO EDHE:  Meta takim me zyrtarë të KiE/ Ja çfarë tha për Vetting-un

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun, por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Kur vettingu në polici bën krimin e radhës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Jashtëm i Vettingut ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Besim Shabanin, zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Sipas Komisionit, Shabani nuk justifikonte 20 mijë dollar për blerjen e një banese. Lidhur me shkarkimin e Shabanit kanë reaguar shumë njerëz të botës së medias si Artan Hoxha, Arsen Rusta por edhe kolegë të Gardës dhe uniformave blu të cilët janë shprehur se Garda e Republikës sot ka humbur një oficer model, që ka shërbyer në të gjitha qeveritë postkomuniste.

Për komisionin vlerësues ishte një subjekt që nuk arriti të vërtetojë dot se për pasurinë e tij, në përbërje të së cilës ishte vetëm një apartament parafabrikat 71 m katrorë në periferi të Tiranës, për të cilin kishte kontribuar vëllai, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kush ishte ky “peshk i madh” i kapur nga drejtësia e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit sot?

Kolonel Besim Shabani për këdo që e njeh ndër rradhët e punonjësve të Gardës që prej vitit 1993, ishte një Oficer shembull, i devotshëm, bashkëpunues me institucionet shtetërore, i disiplinuar dhe kurdoherë i gatshëm për të ofruar ndihmën e tij. Ishte profesionisti që mori pjesë në qindra delegacione të huaja që vizituan Shqipërinë, ishte Oficeri që nderonte imazhin e Gardës në sajë të etikës së pashembullt dhe integritetit moral.

LEXO EDHE:  Kuvend/ Berisha-Ramës: Shkele marrëveshjen e votimit konsensual të ligjeve për të kapur drejtësinë

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja urgjente e KLD/ Pezullohen tre gjyqtarë

Ushtaraku që e nisi karrierën pas përfundimit të Shollës së Bashkuar Skënderbej ka punuar në vite të vështira duke rrezikuar jo pak herë jetën në krye të detyrës. I ka ngjitur shkallët e karrierës duke merituar çdo detyrë që i është besuar, duke mos bërë kurrë kompromise që shkelnin parimet e tij të moralit.

Por, mesa duket për Komisionin e Vetingut e gjithë kjo nuk mjafton.

Kjo që ndodhi sot nuk është vetting por krimi i rradhës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nuk justifikoi paratë për blerjen e shtëpisë/ Vetingu shkarkon Besim Shabanin

Publikuar

-

Nga

Nuk justifikoi paratë për blerjen e shtëpisë/ Vetingu shkarkon Besim Shabanin

Komisioni i Jashtëm i Vetingut shkarkon Besim Shabanin, zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Sipas Komisionit, Shabani nuk justifikonte 20 mijë dollar për blerjen e një banese.

Gjatë senacës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika. Këtë shumë ai e ka përdorur në blerjen e shtëpisë.

LEXO EDHE:  U kërcënua nga Erion Braçe/ Zbardhet pasuria e gjyqtares që konfirmoi akuzat e Ndojës

LEXO EDHE:  Meta takim me zyrtarë të KiE/ Ja çfarë tha për Vetting-un

Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.

Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.

 

 

LEXO TE PLOTE