LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 25-vjeçari në Korçë

18 Tetor 2020, 11:27, Kronika CNA
Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet

Një 25-vjeçar në Korçë është arrestuar për transportim të emigrantëve të paligjshëm, kundrejt fitimit. Në pranga është vënë R. Ç., banues në Fshat-Maliq.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me patrullat e ?Frontex?, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip ?Ford? do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, janë vënë në ndjekje të automjetit.

Policia i ka bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit u gjetën 30 emigrantë të paligjshëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga