Blog
Si ka evoluar njeriu, dhe fakte të tjera interesante reth evolucionit

Evolucioni është ndryshimi në tiparet e një specie përgjatë disa brezave dhe mbështetet blog
cna.në procesin e përzgjedhjes natyrore. Ndryshimet praktikisht të pafundme në jetë, janë fryt i procesit evolucionar. Teoria e evolucionit e Çarls Darvinit, bëri shumë bujë në shekullin XIX-të. Pavarësisht nëse e besoni apo jo këtë teori, ja cilat janë disa prej fakte më interesante rreth evolucionit:
Teoria e evolucionit, bazohet në idenë se të gjitha speciet janë të lidhura më njera-tjetrën, dhe ndryshojnë gradualisht me kalimin e kohës. Evolucioni mbështetet në ekzistencën e një variacioni gjenetik në një popullatë, që ndikon mbi tiparet fizike të një organizmi. Disa nga këto karakteristika mund t’i japin individit një avantazh mbi individët e tjerë, të cilin më pas mund t’ua trashëgojnë pasardhësve të tyre.
Asnjë kafshë nuk është e njëjtë, edhe nëse i përket të njëjtës specie. Në botë ka mbi 340 rraca qensh, megjithatë që të gjitha rrjedhin nga një lloj ujku i egër që ka ekzistuar shumë vite më parë. Instikti është një pjesë tjetër e rëndësishme e përzgjedhjes natyrore. Për shembull, shumica e zogjve e dinë se duhet të udhëtojnë në vende më të ngrohta për të mbijetuar gjatë dimrit .
Nëse kafshët dhe bimët nuk do të garonin për të mbijetuar, Toka do të popullohej vetëm nga pasardhësit e një çifti të vetëm. Ndryshimet e vogla brenda një specie mund të krijojnë një specie krejtësisht të re. Por shpesh këto ndryshime ndodhin për mijëra vjet. Pra, është e vështirë të shohësh evolucionin brenda jetës së një njeriu.
Teoria e evolucionit e Çarls Darvin pretendon se evolucioni ndodh përmes përzgjedhjes natyrore. Dijetari pers Nasir el-Din El-Tusi, zhvilloi për herë të parë një teori themelore të evolucionit që në shekullin XIII, mbi 600 vjet para se Darvini botoi librin “Origjina e Llojeve”.
Teoria e evolucionit ka tre pjesë themelore:Së pari është e mundur që ADN-ja e një organizmi të ndryshojë ose shndërrohet; së dyti ndryshimi është i dëmshëm, i dobishëm ose neutral; dhe e treta pas një periudhe të gjatë kohore, mutacionet shkaktojnë formimin e specieve të reja.
Mutacionet ushqejnë evolucionin duke siguruar gjene të reja në morinë e gjeneve që ka një specie. Shumë faktorë e shkaktojnë mutacionin e ADN-së, përfshirë rrezet X, rrezet kozmike, rrezatimi bërthamor dhe reaksionet e rastësishme kimike në një qelizë. Darvini nuk argumentoi se njerëzit rrjedhin nga majmunët. Përkundrazi, ai shkroi vetëm se majmunët dhe njerëzit kanë një paraardhës të përbashkët.
Termi “mbijetesa e më të fortit”, lidhet shpesh me Darvinin. Por në fakt kjo frazë është thënë për herë të parë nga Herbert Spenser, një nga bashkëkohësit e Darvinit, që e përdori atë pasi lexoi librin “Origjina e Specieve”. Evolucioni ndjek rrallë një vijë të drejtë nga speciet në specie. Përkundrazi, ajo është më shumë si një pemë me shumë degë. Disa degë çojnë në degë të reja, ndërsa të tjerat janë si rrugë pa krye.
Homo Sapiens u largua nga Afrika duke shkuar në Evropë dhe Azi mbi 80.000 vjet më parë. Homo Erectus, paraardhësi ynë i hershëm, kishte dalë për herë të parë nga kontinenti afrikan mbi 1 milion vjet më parë. Kur Homo Sapiens arriti për herë të parë në Euroazi, ai do të ketë ndeshur shumë njerëz të ngjashëm atje. Njerëzit e hershëm, si Neandertalët dhe pasardhësit e Homo Erectus, jetonin atje prej qindra mijëra vjetësh.
Shumë njerëz sot ka të ngjarë të kenë disa gjene të Neandertalit, sipas një analize gjenetike të kockave të Neandertalit. Kjo do të thotë që kur Homo Sapiens i hershëm hyri në Lindjen e Mesme, Azi dhe Evropë ata patën fëmijë me Neandertalët që takuan atje. Homo Sapiensi, ka të ngjarë të ketë mbërritur në Australi afro 65.000 vjet më parë, duke udhëtuar atje përmes detit nga Azia Juglindore.
Në 5000 vitet e fundit, qeniet njerëzore kanë ndryshuar më shpejt se çdo herë tjetër në histori, afërsisht 100 herë më shpejt. Qeniet njerëzore nuk kanë ndalur së evoluari. Genomi njerëzor është ende duke ndryshuar, dhe disa nga këto mutacione po përhapen me shpejtësi në të gjithë popullatën njerëzore. Bjondët janë shfaqur vetëm 11.000 vite më parë. Flokët me ngjyra të çelët ishin një reagim evolucionar ndaj mungesës së dritës së diellit në Evropën Veriore, dhe ka të ngjarë të jetë zhvilluar pasi ndihmonte në lehtësimin e sintezës së vitaminës D.
Shumica e njerëzve kishin sy ngjyrë kafe deri rreth 10.000 vjet më parë, kur një mutacion i vetëm gjenetik nga Deti i Zi, i ndryshoi sytë nga kafe në blu. Përafërsisht 8 për qind e popullsisë së botës i ka tani sytë blu. Ngjyra e çelët e lëkurës tek evropianët dhe aziatikë, rregullohet nga sekuenca të ndryshme të ADN-së. Kjo pasi, përmes një procesi të njohur si evolucioni konvergjent, evropianët dhe aziatikët e krijuan këtë lloj lëkure në mënyrë të pavarur./Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Studimi/ Rreziku nga forma e rëndë e Covid-19, mund të përcaktohet që në fillim të sëmundjes
Arsyeja se pse shumica e njerëzve që preken nga një formë e lehtë e Covid-19 ose nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa disa sëmuren rëndë, mbetet...

Nga boja e flokëve tek ryshfeti, si i mbijetuan Holokaustit qindra e mijëra njerëz
Holokausti solli një numër të madh të vdekurish, rreth 10 milion njerëz të vrarë nga nazistët. Por ai është gjithashtu historia e mbijetesës dhe e...