Connect with Us

“Shqipëria, vendi më i sigurt në Evropë për të huajt”/ Rama: Nuk ka krim shqiptar

Politikë

“Shqipëria, vendi më i sigurt në Evropë për të huajt”/ Rama: Nuk ka krim shqiptar

Publikuar

-

Rama flet me shifra për rindërtimin/ Janë 19 kantiere të hapura që do përfundojnë brenda 2-3 muajsh

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në forumin “Evropa Park” theksoi se Shqipëria është një vend mjaft i mirë për investime.

Ai theksoi se krimi i organizuar është ndërkombëtar, ndërsa nënvizoi se nuk mund të citohet se krimi është në Shqipëri. Sa i përket negociata Rama the se pozicioni i Shqipërisë është i çuditshëm.

“Shqipëria është një vend mjaft i mirë për kompanitë Gjermane. E rëndësishme është të zbatojmë rregullat evropiane.
28 miliard janë për investime në energji dhe infrastrukturën. Shpresoj fort që do të gjejmë me kompanitë gjermane njerëzit e duhur për të zbatuar këtë plan. Në raport me rajonin ka pasur një ndryshim të madh, ndryshimi i qasjes tonë me Serbinë.
Sot marrëdhëniet janë shumë më të mira. Sa i takon zgjerimit e kuptoj që është e vështirë të marrësh vendime të mëdha. Të nxitesh nga rrejte sociale apo gazeta, nuk besoj është forca për të projektuar të ardhmen. Por nuk mund të imagjinoj një shtëpi ku nipërit e vegjël i venë veto gjyshërve.
Nuk ka një krim shqiptar, pasi krimi i organizuar është ndërkombëtar. Këta njerëz e kanë krijuar Bashkimin e tyre Evropian. Kush vrapon më shpejt fiton më shpejt edhe kaq”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari ‘shkund’ Kuvendin/ Qytetarët e Elbasanit i njohin me emër e mbiemër grupet kriminale

Publikuar

-

Nga

Çfarë vlere kanë ligjet që firmosim!/ Rudina Hajdari ‘shkund’ Kuvendin: Si ka mundësi që nuk dini asgjë!

Deputjetja Rudina Hajdari ka ngritur tonet gjatë fjalës së saj në Kuvendin për krimin dhe varfërinë që ka ‘mbërthyer’ vendin.

Hajdari tha se në Elbasan nuk ka banorë që të mos dijë me saktësi, aktivitetet e katër bandave, por kryeministri, policia, prokuroria nuk dinë asgjë, duke hedhur akuza për bashkëpunimin, shtet-mafia.

Çfarë vlere kanë këto ligje kur shteti është shkrirë me krimin e  organizuar! Vij pas disa javësh nga Elbasani ku shikoj se çdo qytetar në atë vend i di me emra e mbiemra grupet kriminale.

Nuk ka banor që nuk di se ku janë me vendndodhje, magazina, me detaje aktivitetet e 4 bandave që sot sundojnë Elbasanin. Të gjithë banorët kanë dijeni për aktivitetet kriminale. Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk thotë asgjë, si ka mundësi që km dhe kryeprokurori nuk thotë asgjë mbi këto organizata kriminale.

Si ka mundësi që ky shtet është gati ti marrë fshatarët nga qerret, t’i nxjerrë, t’i vërë taksa, t’i gjobisë dhe kur nuk paguajnë energjinë elektrike, ky është i njëjti shtet që vret të rinjtë nëpër lagje.

Si ka mundësi që e njëjta qeveri nuk arrin dot të luftojë krimin e organizuar. Si mundësi që i njëjti shtet i çon taksidarët biznesit të vogël, duke iu vënë gjoba, godet padrejtësisht ata që punojnë në mënyrë të ndershme dhe e ka të pamundur të luftojë kriminalitetin.

LEXO EDHE:  “Lajthitja” e Bashës/ Çfarë fshihet pas paralajmërimeve për luftë civile dhe shpërthim me mina?

LEXO EDHE:  Zbulohen lidhjet e Ramës me grupin e strukturuar kriminal "Bajri"

Ikni në tregun e Elbasanit dhe flisni me tregtarët dhe do ju thonë që s’kanë marrë asnjë ndihmë gjatë pandemisë.

Ligje e letra pa fund. Ikni në fshtrat e Elbasanit e flisni me banorët të cilët edhe vajin e ullirit e mbajnë në shtëpi se nuk ka treg ta shesin.

Kriza është ulur këmbëkryq në familjet e tyre. Dilni nga ato vila lukzoze që keni, vijoi më tej Hajdari./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla “kritikon” qytetarët/ Nëse e ndërton shtëpinë pranë tij, pronari Lumë mund ta marrë

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur nga foltorja e Kuvendit lidhur me përmbytjet që kanë “pushtuar” vendin gjatë ditëve të fundit për shka të reshjeve të dendura të shiut.

Balla u shpreh se ndihet krenar për mënyrën sesi qeveria ka investuar për të penguar përmbytjet. Sipas Ballës, niveli i përmbytjeve është shumë i ulët krahasuar me sasinë e mëdha të reshjeve të rëna. Gjatë fjalës së tij ai kishte një kritike për qytetarët teksa u shpreh se nëse ndërtojnë pranë lumenjve, atëherë rreziku është më i madh për t’ia marrë shtëpinë lumi.

“Niveli i përmbytjeve është shumë i ulët, pavarësisht nivelit të reshjeve shumë më të mëdha. Jemi krenar që kemi arritur të investojmë aty ku duhet. Ne kemi ditur të investojmë. Por nëse ti vendos të ndërtosh shtëpinë pranë bregut të lumit, atëherë pronari lumë mund të vendosë ta marrë shtëpinë para,” u shpreh Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë”/Meta del me thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

Projekti Orikum-Vlorë/ Meta i përgjigjet Denajt

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pak minuta më parë se zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta bën thirrje për një përmbysje demokratike më 25 prill. “Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. PËRMBYSJE DEMOKRATIKE më 25 PRILL 2021”, shkruan Meta.

Ndërkohë kujtojmë se kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet. Nga ana tjetër partitë politike kanë ndezur motorrët e fushatës elektorale./CNA.al

LEXO TE PLOTE