Connect with Us

Shpërndanin heroinë në Durrës/ Arrestohet një person, në kërkim një tjetër

Kronika

Shpërndanin heroinë në Durrës/ Arrestohet një person, në kërkim një tjetër

Publikuar

-

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për

Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:
J. I., 39 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën “Aleksandër Goga” shtetasi J. I., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vëndin ku ishte fshehur nga shtetasi A. V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparatë celularë.

LEXO EDHE:  Vjedhja e energjisë/ Arrestohet pronarja e një rrobaqepësie

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J. K., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

V. B., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

T. G., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

LEXO EDHE:  Mbrojtja kundërajrore e Durrësit 100 vjet më parë

LEXO EDHE:  Takimi me LSI-në e Durrësit/ Kryemadhi thirrje për protestë kombëtare

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohet armë zjarri dhe municion luftarak/ Arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

Bëri “kërdinë” në Korçë/ Prangoset 33-vjeçari, autor i dyshuar i 17 vjedhjeve

Një 31-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Korçës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në qytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në kuadër e zbatim të Planit të Masave “Për mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal, të personave që mbajnë armë zjarri, për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe zbulimin e autorëve të veprave penale” si edhe bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në qytet, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin në lagjen nr. 7, të shtetasit K. M., 31 vjeç, banues në Korçë, i cili lëvizte me mjetin tip “BMW X5”.

LEXO EDHE:  Vjedhja e energjisë/ Arrestohet pronarja e një rrobaqepësie

LEXO EDHE:  Bisnesmeni italian ngatërron Ramën me Metën/ Ja çfarë bën Kryeministri

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krëhërin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit (i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbjatja pa leje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”).

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Shfryhet” OFL/ GJKKO i heq sekuestron makinës së blinduar të Lulzim Berishës

Publikuar

-

Nga

“Shfryhet” OFL/ GJKKO i heq sekuestron makinës së blinduar të Lulzim Berishës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korupsionit ka vendosur të heqë sekuestron, makinës së blinduar të Lulzim Berishës, ish-kreut të “bandës së Durrësit”.

Kujtojmë këtu se më 21 shkurt, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i ka dërguar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku mes tyre ishte edhe automjeti BMW i Lulzim Berishës.

Por, sot GJKKO ka vendosur të heqë sekuestron, pasi sipas avokatit të Lulzim Berishës, Detar Hysi, mjeti në fjalë ishte me dokumente të rregullta.

LEXO TE PLOTE