Connect with Us

“Shko në dreq ti gjë e zezë”/ Racizëm në Gjermani, “viktima” është ylli i ri i Dortmundit

BundesLiga

“Shko në dreq ti gjë e zezë”/ Racizëm në Gjermani, “viktima” është ylli i ri i Dortmundit

Publikuar

-

Flitet shumë rreth racizmit, por fatkeqësisht fenomeni i shëmtuar vazhdon të jetë në shoqërinë tonë. Rasti më i fundit vjen nga Gjermania, konkretisht në ndeshjen mes ekipeve të moshave të Schalke 04 dhe Borussia Dortmund.

Sfida përfundoi me fitoren e verdhezinjve me rezultatin 2-3 dhe tashmë ata janë në krye të renditjes, por ndeshja u sfumua nga komentet e tifozëve në stadium. “Viktima” është ylli i ri i Dortmundit, Youssoufa Moukoko.

15-vjeçari shënoi gol në këtë sfidë dhe mënjëherë pasi arriti ta dërgonte topin në rrjetë, tifozët vendas filluan me ofendimet ndaj tij. “Shko në dreq ti gjë e zezë”, “shko shtrihu në varrin tënd” apo “do t’i thyejmë kockat”, ishin disa nga thirrjet ndaj kamerunasit.

Një sjellje aspak e hijshme kjo, pasi bëhet fjalë edhe për një minoren. Tashmë pritet reagimi i Federatës Gjermane të Futbollit nëse do të ketë një dënim ndaj klubit apo jo. Ndërkohë Moukoko po shkëlqen me ekipin U-19 të Dortmundit, madje ekipi i parë e ka  përfshirë atë dhe në listën B të Champions League.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Dagllas Kosta: Ja kush është më i mirë mes Levandovskit dhe Ronaldos

Publikuar

-

Nga

Pas eksperiencës me Ronaldon në Torino te Juventusi, në Mynih Duglas Kosta gjen bomberin e sezonit të kaluar, Robert Levandovskin, për të cilin braziliani nënvizon:

“Unë kam pasur privilegjin që të luaj me shumë sulmues madhështore: me Nejmarin në kombëtare, me Ronaldon te Juventusi dhe tashmë me Levandovskin te Bajerni.

Më i forti mes CR7 dhe Levës? Sezoni i kaluar dhe sot për sot, Levandovski është më i forti, por nëse sheh numrat, Kristiano gjatë të gjithë karrierës së tij ka qenë në një nivel superior dhe është ai më i forti”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bayern Munich-Atletico Madrid/ Notat e lojtarëve, ja kush ishte lojtar i ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Bayern Munich ka marre fitore ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë të grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Ligës së Evropës kanë dërguar mesazh se mbesin pretendent për të fituar këtë garë edhe në sezonin e ri.

Kingsley Coman në minutën e 28’ zhbllokoi ndeshjen, kur shënoi për 1:0. Në minutën e 41’, Leon Goretzka dyfishoi epërsinë në 2:0.

Corentin Tolisso me një super gol në minutën e 66’, çoi në 3:0 epërsinë, para se Kinglsey Coman të vendoste rezultatin përfundimtar 4:0.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme. Coman shpallet njeriu i ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Tronditet Bayerni, Gnabri infektohet me COVID-19 para ndeshjes me Atleticon

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Bajernit Serxhi Gnabri është infektuar me koronavirus. Lajmi u dha nga kampionët e Europës në faqen zyrtare.

25-vjeçari është njëri prej titullarëve më të rëndësishëm të bavarezëve. Ai do të mungojë në supersfidën e nesërme të Ligës së Kampioneve me Atletiko Madridin.

LEXO TE PLOTE