LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra rekord të infektuarish në vend/ Regjistrohen dhe 3 viktima

18 Tetor 2020, 14:07, Lifestyle CNA
Shifra rekord të infektuarish në vend/ Regjistrohen dhe 3 viktima

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID- 19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1276 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
151 raste në Tiranë,
30 raste në Korçë,
18 raste në Fier,
14 raste në Elbasan,
12 raste në Pogradec,
7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
5 raste në Kavajë, Kamëz,
4 raste në Berat
3 në Devoll
2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 ? Statistika (18 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 281
Të shëruar ne 24 orë70
Humbje jete në 24 orë3
Testime ditore1,276

Testime totale         107,369
Raste pozitive 17,055
Raste të shëruara   10,071
Raste Aktive   6,533
Humbje jete     451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3281
Durrës           653
Shkodër        452
Fier            383
Korçë   397
Lezhë            338
Elbasan        279
Vlorë           233
Berat           191
Kukës          165
Dibër          84
Gjirokastër    77

Lajmet e fundit nga