Connect with Us

Rroca: Në Shqipëri nuk paguheshim kur luanim, jo tani me bojkotin

Sport

Rroca: Në Shqipëri nuk paguheshim kur luanim, jo tani me bojkotin

Publikuar

-

Eduart Rroca po kalon një moment shumë ët mirë në Turqi, me Istanbulsporin, ku ditën e djeshme ishte protagonist në fitoren 3-0 të skuadrës së tij, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asist. Për “Zona Gol”, mesfushori është shprehur se është përshtatur mirë dhe ëndërron një fetsë nga Kombëtarja.

“Jam ambientuar shumë mirë dhe më vjen mirë që sot arrita të shënoj edhe gola. Luanim përballë një kundërshtari shumë të fortë, që ashtu si ne pretendon ngjitjen nē elitë, ndaj fitorja na gëzoi dyfish. Jam i lumtur që jo vetëm morëm maksimumin, por shënova dy gola, që do të më shërbejnë edhe më shumë në aspektin moral.

Jemi sërish bashkë dhe e vërteta është që Abazajn e kam marrë unë me vete në të tre skuadrat, pasi kam shkuar para tij edhe te Luftëtari, edhe te Kukësi, por edhe këtu. Pikërisht për këtë Kristali më ka premtuar që kur të ndërrojë skuadër herë tjetër, do më marrë me vete.

Ka shumë lojtarë në Superiore, që mund të luajnë fare mirë këtu. Nuk dua të them emra, por disa futbollistë të Kukësit do të përshtateshin shumë mirë këtu.

Të them të drejtën e pres një ftesë nga Kombëtarja dhe e kam ëndërr, por jam i përqendruar të bëj maksimumin me klubin dhe të rritem sa më shumë. Kombëtarja është aty dhe ka nevojë për lojtarë të mirë, ndaj nëse unē jam në formë, do të vijë edhe thirrja.

Negociatat me drejtuesit e Istanbulspor unë i kam nisur shumë më herët se para se të vija këtu dhe gjatë kësaj kohe kam folur vazhdimisht edhe me trajnerin. Pata ardhur edhe në Turqi për të folur nga afër me trajnerin, por edhe këtu na kanë pritur shumë mirë si mua, edhe Abazajn.

Numri 61? Presidenti i skuadrës është nga Trabzoni dhe prefiksi i këtij qyteti është 61. Ishte presidenti që shprehu dëshirën të mbaja këtë numër dhe unë ia plotësova.

Bojkoti i Superiores? Jam i informuar, pasi flas vazhdimisht me shokët që luajnë atje, ndaj shpresoj të zgjidhen sa më shpejt këto probleme dhe gjithçka t’i rikthehet normalitetit. Ne të gjithë e dimë se ka pasur raste kur nuk jemi paguar edhe pse kemi luajtur, jo më të rrish pa luajtur që bëhet më e vështirë”, u shpreh Rroca.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Milani nuk di të ndalet/ Mposht edhe Celtic, shënon Hague

Publikuar

-

Nga

Milan ka marrë një fitore më të lehtë sesa është pritur kundër Celtic. Skuadra e Milan ka fituar 1-3 në transferte kundër skuadrës skoceze, ‘Rossoneri’ vulosën fitoren e tyre në pjesën e parë, kur gjetën golin dy herë.

Ishte fillimisht Krunic ai që shënoi me kokë, pas asistimit të Samu Castillejo, atëherë kur luhej minuta e 14’. Brahim Diaz e çoi skuadrën më të qetë në dhomat e zhveshjes kur në minutën e 42’ shënoi pë 0:2.

Celtic provuan të kthehen në lojë me golin e Elyounoussi (76’), por kjo ishte krejt çfarë nikoqirët bënë. Shpresat e skocezëve u shuan në minutën e 92′ nga goli i Hague, i cili vulosi rezultatin final.

Milan kanë shënuar kështu 2+ gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 1964, pas 56 viteve. ‘Rossoneri’ e nisin kështu fazën e grupeve me tri pikë, kurse Celtic do të shpresojë për pikët e para në xhiron tjetër.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“El Clasico”, caktohet arbitri që do vendosë drejtësi

Publikuar

-

Nga

Është mësuar gjyqtari për ndeshjen më të madhe në botën e futbollit. Këtë të shtunë, Barcelona pret Real Madridin në ‘Camp Nou’, për ndeshjen spektakolare.

Është mësuar se Martinez Munuera do të jetë gjyqtari që ndanë drejtësinë në këtë takim. Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet me fillim nga ora 16:00.

Të dy skuadrat vijnë nga një formë jo e mirë në La Liga, kurse në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka shënuar fitore të thellë, përkundër Realit që pësoi nga Shakhtar Donetsk. Mbetet të shihet se kujt do t’i sjell më shumë fat Munuera.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Përmbysi rezultatin me golin e tij/ Kumbulla habit gazetarin pas ndeshjes: Ja kujt ja dedikoj

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka realizuar një debutim ëndrrash në Europa League. Në të parën ndeshje jashtë Italisë arrin të shënojë gol. I pari në Europë dhe i pari me fanellën e Romës për të. E vlera i shtohet edhe më shumë nga fakti se mban peshën e fitores, pasi ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që i dha 3 pikët e para në Europa League verdhekuqve.

Në një intervistë për “Sky Sport” pas përfundimit të ndeshjes, “heroi” Kumbulla ka rrëfyer emocionet e golit, si dhe është shprehur se kalimin nga Verona në një skuadër si Roma po e menaxhon mjaft mirë vetëm për shkak të klubit verdhekuq.

“Ishte një debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur me ekipin sesa me golin personal. Në pjesën e parë ata bënë më shumë presion, ne luftuam por kjo është normale në këtë fushë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll të lojës dhe më shumë shanse.

A jam ndjerë gati për kalimin te Roma? Kjo falë vetëm ekipit, trajnerit dhe stafit që më bëri të integrohem menjëherë: pa to nuk do të ishte e mundur. Golin ia dedikoj skuadrës, ne fituam në një fushë të vështirë”, ka thënë Marash Kumblla./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE