LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Eli Fara/ Flet për marrëdhënien me ish-bashkëshortin: Fillova të hap sytë

18 Tetor 2020, 21:01, Lifestyle CNA
Rrëfehet Eli Fara/ Flet për marrëdhënien me

Këngëtarja e njohur Eli Fara, ka folur si rrallëherë më parë për ish-bashkëshortin, me të cilin është martuar në moshë shumë të re.

Eli Fara ka treguar se prindërit e ish-bashkëshortit e kishin pritur shumë mirë, ndonëse ishte vetëm 18 vjeç kur u martua.

Ajo rrëfeu se në atë kohë punonte si mësuese në fshatin Dërsnik dhe me babain e vajzës së saj Marinës, kishte shumë debate.

?Realisht ka qenë me debate sepse brenda meje fillova të hap sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë edhe nga pala tjetër që të ndërgjegjësohej, prisja shumë nga ai. Kemi pasur debate të shumta siç mund të ketë çdo çift.

Nuk ishin të këndshme shumë raste dhe ato raste shpesh më çonin në mendimin që nëse nuk do shkonte, unë do ndahesha edhe pse isha bërë me fëmijë?, u shpreh ajo në emisionin ?E diela shqiptare?, ndërsa tha se e mendonte shpesh ndarjen edhe pse ish-bashkëshortin po mundohej që të gjente një punë dhe të rregullonte gjërat mes tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga