Connect with Us

“Rama nuk është më kryeministër”/ Kryemadhi: Po bën pazar me kufijtë dhe jetën e shqiptarëve

Politikë

“Rama nuk është më kryeministër”/ Kryemadhi: Po bën pazar me kufijtë dhe jetën e shqiptarëve

Publikuar

-

“Rama nuk është më kryeministër”/ Kryemadhi: Po bën pazar me kufijtë dhe jetën e shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbajti sot një takim me gra dhe vajza në qytetin e Durrësit, ku foli për situatën aktuale në vend.

Kryemadhi mbështeti rolin e grave në politikë dhe jo vetëm, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka ka grabitur çdo ditë të jetës së qytetarëve dhe nuk po i lejon ata të ecin përpara.

Ajo tha se Rama po bën bën pazar me vendin e tij, me kufijtë, me jetën e qytetarëve të vendit të tij dhe nuk është më Kryeministër, por pretendon se është një sharlatan.

Kryetarja e LSI theksoi se fëmijët tanë dhe fëmijët e shqiptarëve janë akoma më të rëndësishëm sesa karriera politike e Edi Ramës.

25 Prilli është një ditë e domosdoshme, jo thjesht për të votuar për një forcë politike, por është një ditë e domosdoshme për të biseduar me çdo qytetar për të shkuar për të votuar kundër Edi Ramës si fenomen, i cili ka grabitur çdo ditë të jetës së qytetarëve, por edhe kundër sektit të tij, që është kthyer tashmë në një element grabitës dhe që nuk lejon zhvillimin përpara.

Një shtet i dobët çon drejt inekzistencës një komb, kështu që ndryshimi është i domosdoshëm, jo për të sjellë në pushtet një forcë politike, por për të rimëkëmbur jo vetëm krenarinë kombëtare, por edhe identitetin dhe integritetin tonë.

Një Kryeministër, i cili bën Pazar me vendin e tij, me kufijtë, me jetën e qytetarëve të vendit të tij, nuk është më Kryeministër, por është një sharlatan, i cili duhet larguar një orë e më përpara.

Ajo që për mua është shumë e rëndësishme është angazhimi i të rinjve, sidomos vajzave të reja, por edhe i djemve të rinj, studentëve dhe gjimnazistëve, sepse fëmijët janë ata që na detyrojnë edhe ne të jemi më aktivë, por edhe për të mos bërë kompromise. Unë nuk di ndonjë nënë që të bëjë kompromise në kurriz të se ardhmes së fëmijëve të saj. Dhe ky mendoj që është misioni ynë kryesor për të mos bërë asnjë lloj kompromisi me këdo, sado të afërt ta kemi në kurriz të së ardhmes së fëmijëve tanë.

Fëmijët tanë dhe fëmijët e shqiptarëve janë akoma më të rëndësishëm sesa karriera politike e Edi Ramës, apo edhe i kujtdo tjetër. Prandaj edhe misioni ynë është për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e familjes shqiptare, pasi duke u kujdesur për fëmijët dhe për familjen, ne kujdesemi  për të ardhmen e kombit tone”, u shpreh ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  LSI jep alarmin/Shqipëria po fundoset, bosit të drogës i kapen 2.3 tonë drogë

LEXO EDHE:  Rama dhe Meta tregojnë muskujt/Në sallë i kemi numrat për Presidentin

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zhurmues i Ramës dhe Taulantit”, “Do lëpirëse?”/ Plas në studio mes Lefter Maliqit e Ralf Gjonit

Publikuar

-

Nga

“O zhurmues i Ramës dhe Taulantit”, “Do lëpirëse?”/ Plas në studio mes Lefter Maliqit e Ralf Gjonit

Debate të forta ka pasur sot mes dy deputetëve, Lefter Maliqi dhe Ralf Gjoni në “Politik On”.

Shkak u bë deklarata e Maliqit, sipas të cilit, disa deputetë të opozitës parlamentare përdoren nga mazhoranca dhe një mesazh i ardhur në celularin e Gjonit.

Lefter Maliqi: U bë miq me ca deputetë socialistë për ti bërë thirrje Bashës kujdes nga marrëveshja Meta-Rama. Dhe zoti Basha nuk do të jetë kryeministër. Ndoshta e kam gabim por mos është ndonjë sms e ndonjë deputeti të PS.

Ralf Gjoni: O Lefter, Lefter, Lefter. Këtë tërhiqe pas. Me mua nuk e përdor dot këtë diversion

Lefter Maliqi: Kryeministri i Shqipërisë më 26 prill do të jetë Lulzim Basha dhe kjo është e mbaruar, për shkak të marrëveshjes parazgjedhore të opozitës së bashkuar. Deklarimit luajal, stoik të zonjës Kryemadhi. Kjo është frika, LSI-PD çon në gropë Rilindjen që ka zhgënjyer edhe socialistët se nuk po u shërben më.

Ralf Gjoni: Një sekondë se më përmende emrin. Më dëgjo pak, më dëgjo pak.

Lefter Maliqi: Ti je me Edi Ramën si politikan apo me Ilir Metën që po mbron Kushtetutën? Pse votove për shkarkimin e presidentit? Pse u takove me zotin Balla gjysëm ore para se të krijohej komisioni?

Ralf Gjoni: A di të dëgjosh? Stop, stop

Lefter Maliqi: Stop e ça të duash, Kjo është e vërteta. Të përdori Rama ty për ndryshimet kushtetuese?

Ralf Gjoni: Mua më përdori Rama?! Ore po tallesh ti? Unë kam votuar ndonjëherë për Ramën? Fole e më përmende emrin pa të drejtë. Do ta dish nga është mesazhi? O Lefter, nëse të ka ardhur ndonjë mesazh nga Monika për të më prishur diskursin… Unë ndryshe nga ty Lefter Maliqi, që jemi dita me natën, vare vëth në vesh.

Lefter Maliqi: Ku i ke votat ti? Dita me natën kur unë jam votuar dy herë dhe kam marrë dy mandate.Unë nukl po bëj debat personal por kush je ti që bën diversion e thua “Basha nuk do të dalë kryeministër”? Kush do dalë prapë Rama? Drogaxhiu, lakuriqi?

LEXO EDHE:  Do të hapen negociatat në qershor?/ Përgjigjet kryeministri Rama

LEXO EDHE:  Murrizi degjeneron Bashën/ “Spurdhjak delirant, ënderron të bëhet burrë shteti por s’ka b*thë”

Ralf Gjoni: Do një lëpirse?

Lefter Maliqi: Lëpirsen mbaje vetë se mua më merr të keqen…

Ralf Gjoni: E sheh? Lëpirësi i Bashës, i Berishës…
Por pavarësisht publicitetit, gjakrat nuk u ulën sërish

Ralf Gjoni: Unë do flas çfarë të më dojë qejfi e ti do ulësh zërin.

Lefter Maliqi: O zhurmues i Ramës dhe Taulantit

Ralf Gjoni: Alfred të lutem të mos na e ndosi…

Lefter Maliqi: Ti ke ndotur parlamentin. Ti e nga 20 deputetë të tjerë të përdorur ngaa Rama. A e keni ndotur ju parlamentin a nuk e ka ndotur njeri…

Ralf Gjoni: Ai do mbrojë Bashën, unë do mbroj emrin tim. Unë, dhe këtë dua ta kenë të qartë gjithë shqiptarët, jo vetëm që kam votuar kundër çdo iniciative të kësaj qeverie dhe kam qenël stoik në opozitën që i kam bërë në atë parlament. Unë jam i qartë dhe më duhet ta rikonfirmoj në emisionin tuaj. Unë ndryshe nga disa të tjerë, edhe zoti Maliqi, nuk shpresoj të jem në listën e ndonjë prej këtyre tri partive. Unë nuk kam asnjë dëshirë, edhe pse mund të kem pasur sinjale dhe ftesa nga eksponentë të ndryshëm të këtyre tre partive.
Lefter Maliqi: Kush? Thuaje. LSI nuk të pranon, PD nuk të pranon. Rama? E di që s’flet deputet dhe…

Ralf Gjoni: Unë nuk do të marr pjesë në listat e asnjë prej këtyre partive.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hynë e dalin avionë më drogë, ju thoni siguria kombëtare”/ Gjekmarkaj përplaset me deputetin e PS-së

Publikuar

-

Nga

“Hynë e dalin avionë më drogë, ju thoni siguria kombëtare”/ Gjekmarkaj përplaset me deputetin e PS-së

Analisti Agron Gjekamarkaj dhe deputetet i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, janë përfshirë në një debat sonte në “Open”.

Debati nisi kur Hyseni tha se me nënshtetësitë e dhëna nga presidenti cënojnë sigurinë kombëtare.

“Unë nuk jam nga numrat. Unë shqetësohem nga kriteret. Jam i sigurtë që në ato persona që kanë marrë nënshtetësinë nuk i plotësojnë kushtet. Kjo cënon sigurinë kombëtare”, tha Hyseni.

“Po çfarë sigurie flisni? Na fyeni inteligjencën më këto që thoni. Nga ana tjetër keni 400 milionë nga inceneratorët. Hynë e dalin avionat më drogë, ju thoni siguria kombëtare”, u kundërpërgjigj Gjekmarkaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE