LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama e shkarkoi nga posti i ministrit/ Peleshi tregon marrëdhëniet me kryeministrin

18 Tetor 2020, 11:50, Politikë CNA
Rama e shkarkoi nga posti i ministrit/ Peleshi tregon marrëdhëniet me

Pas dhjetorit të vitit 2018 kur si pasojë e ndryshimeve në qeveri Niko Peleshi u largua nga posti i ministrit të Bujqësisë. Që prej asaj kohë ai ka qenë pak aktiv në media, ndërsa është folur për një ?krisje? të marrëdhënies së tij me kryeninistrin Edi Rama.

Vetë Peleshi ka hedhur poshtë zërat për një krisje të marrëdhënies së tij me kryeministrin Rama.

?Nuk kam asnjë ftohje me kryeministrin, në rast se i referoheni ndryshimeve të fundit në qeveri, pas të cilave unë nuk jam më ministër, do të ishte mendjelehtësi dhe naivitet politik në rast se një ministër kushdo qoftë ai do të ndihej si i fyer pse nuk vazhdon të jetë ministër. Shqipëria nuk ka këtë hall s?ka hallin e punës që do bëjë Niko Peleshi, apo kushdo tjetër. Shqipëria ka hall tjetër dhe e kundërta do të ishte keq, pra nëse do të kishim formacione që nuk ndryshojnë ne nuk jemi monarki, ne si trashëgojmë mandatet. Ato fitohen me votën popullore dhe me vullnetin e kryeministrit, i cili kompozon një formacion qeveritar, ku harmonizohen të gjitha që nga performanca deri te shumë faktorë të tjerë?, shprehet Peleshi.

Niko Peleshi u zyrtarizua në shtator si drejtues politik i qarkut të Korçës, ku në vitin 2017 Partia Socialiste mori 6 mandate nga 11 që ka ky qark, e duket se në 25 prill Korça do të jetë një nga fushëbetejat mes mazhorancës dhe opozitës për të fituar drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga