Connect with Us

Rama e shkarkoi nga posti i ministrit/ Peleshi tregon marrëdhëniet me kryeministrin

Politikë

Rama e shkarkoi nga posti i ministrit/ Peleshi tregon marrëdhëniet me kryeministrin

Publikuar

-

Pas dhjetorit të vitit 2018 kur si pasojë e ndryshimeve në qeveri Niko Peleshi u largua nga posti i ministrit të Bujqësisë. Që prej asaj kohë ai ka qenë pak aktiv në media, ndërsa është folur për një “krisje” të marrëdhënies së tij me kryeninistrin Edi Rama.

Vetë Peleshi ka hedhur poshtë zërat për një krisje të marrëdhënies së tij me kryeministrin Rama.

“Nuk kam asnjë ftohje me kryeministrin, në rast se i referoheni ndryshimeve të fundit në qeveri, pas të cilave unë nuk jam më ministër, do të ishte mendjelehtësi dhe naivitet politik në rast se një ministër kushdo qoftë ai do të ndihej si i fyer pse nuk vazhdon të jetë ministër. Shqipëria nuk ka këtë hall s’ka hallin e punës që do bëjë Niko Peleshi, apo kushdo tjetër. Shqipëria ka hall tjetër dhe e kundërta do të ishte keq, pra nëse do të kishim formacione që nuk ndryshojnë ne nuk jemi monarki, ne si trashëgojmë mandatet. Ato fitohen me votën popullore dhe me vullnetin e kryeministrit, i cili kompozon një formacion qeveritar, ku harmonizohen të gjitha që nga performanca deri te shumë faktorë të tjerë”, shprehet Peleshi.

LEXO EDHE:  Qeveri teknike, Edi Rama tërhiqet

Niko Peleshi u zyrtarizua në shtator si drejtues politik i qarkut të Korçës, ku në vitin 2017 Partia Socialiste mori 6 mandate nga 11 që ka ky qark, e duket se në 25 prill Korça do të jetë një nga fushëbetejat mes mazhorancës dhe opozitës për të fituar drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Afera korruptive e inceneratorëve/ Berisha tregon kush po hetohet nga SPAK

Publikuar

-

Nga

Afera korruptive e inceneratorëve/ Berisha tregon kush po hetohet nga SPAK

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve e denoncuar prej muajsh nga CNA.al.

Berisha shprehet se nuk ka besim tek asnjë institucion për të hetuar këtë çështje pasi sipas tij këto institucione janë ngritur në mospërputhje me Kushtetutën.

“Unë kam informacione sipas të cilave SPAK është ngritur individ për individ me kushtin që të mos guxojë të hetojë eksponetë të qeverisë apo PS gjë të cilën e ka faktuar në mënyrë perfekte.
Pra pas një seri padish të bëra nga PD dhe jo veteëm PD por edhe të tjerë para kësaj vale por ky hetim nuk ka filluar sot dhe ky vendim nuk është i sotëm. Ky hetim ka filluar përpara dhe në këtë hetim po hetohen individë të dorës së tretë apo të katërt në këtë aferë. Në një kohë kur firmat e peshqve të mëdhenj janë e zezë mbi të bardhë mbi aktetet më të mëdha të korrupsionit në këto 30 vite dhe që kanë një peshë të tmerrshme mbi qytetartë shqiptarë në kuptimin që sot shqiptarët u paguajnë ktyre mumuthëve të pagopur me ne krye Ramen, Ahmetajn, Erion Veliajn, Lefter Kokë,
Arben Malavitës u paguajnë për një ton pleh 6 herë më shumë se c’’ paguajnë taksapaguesit gjermanë për përpunimin e një toni pleh Në këtë megavjedhje hyne dhe falsifikimi i faturave ku shqiptarët konsumojnë të paktën dy herë më pak mallra konsumi sesa gjermanët apo italianët por sipas aferës së pehrave këta qytetarë, më të varfit në Europë prodhojnë tre katër herë më shumë pleh se kombet e tjera kjo sepse fatura fryhet me qëllim që për ccdo ton pleh”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet: Do u kthejmë shqiptarëve miliona euro

Publikuar

-

Nga

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet: Do u kthejmë shqiptarëve miliona euro

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për Ilva Now në Euronews Albania se PD ka gati ligjin antimafia me anë të të cilit do të bëjë të mundur që të trajtohen të gjitha koncesionet apo tenderët korruptivë.

Basha shpjegoi se subjekt i këtij ligji do të jenë dy lloje, do të jenë zyrtarë të çdo niveli, nga i pari i qeverisë deri tek më i thjeshti që është përfshirë në kontrata publike abuzive dhe personat apo kompanitë private që janë përfitues abuzivë të fondeve publike.

Sipas tij, qëllimi i këtij ligji, që siç tha do të jetë i pari që do të miratohet në kuvend sapo qeveria e tij të vijë në pushtet, është që t’u kthejë shqiptarëve paratë që u janë vjedhur në mënyrë të padrejtë përmes aferave korruptive.

Qëllimi përfundimtar është që qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura. Ky është ligji që e bën të mundur. Vit më të errët se ky, kur në kohë pandemia mafia në bashkëpunim me qeverinë vjedhin shqiptarët, nuk ka, edhe pse i përditë i bëjmë thirrje SPAK të hetojë. Do përfshihet edhe biznesi në ligjin anitmafia.

Ligji antimafia që do të fillojë veprimin që në muajin e parë të qeverisë sime, i pari ligj që do të miratojmë në parlament. Nëse nuk ndalim këto miliarda euro që ikin, nuk mund të ulim taksat, të paguajmë pagat dhe pensionet”, tha kreu i PD.

LEXO EDHE:  Skandali-110 milionë euro që burrat të dalin me barrë e gratë me prostat/Kompania telefonike analiza profesionale falas tek privati

LEXO EDHE:  “Na mbytën abuzimet”/ Ish-ministri i Ramës thërret protesta

I pyetur nëse ky ligj do të penalizonte biznesin e ndershëm, kryedemokrati tha se ky ligj do ta përmirësonte klimën e biznesit, pasi sipas tij bën të pamundur garën pa garë.

Një nga efektet e këtij ligji është parandalimi i korrupsionit. Do të mendohet 2-3 herë çdo zyrtar që të fusë duart në buxhetin e shtetit.

Ligji antimafia s’ka të bëjë me burgun, ka të bëjë ne paratë e vjedhura nga shqiptarët. Gjykata do të marrë vendimin, por procesi do të nisë nga qeveria, me një drejtori ose Ministri Antikorrupsion, hetimi do të bëhet nga prokuroria dhe gjykata do të marrë vendimin”, shpjegoi Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk na u tek rastësisht për inceneratorët”/ Basha: SPAK të bëjë transparencë

Publikuar

-

Nga

“Nuk na u tek rastësisht për inceneratorët”/ Basha: SPAK të bëjë transparencë

Kreu i SPAK, Arben Kraja, tha sot se Prokuroria e Posaçme i ka të regjistruara të gjitha çështjet e inceneratorëve dhe ka hapur hetimet.

Për këtë deklaratë ka folur mbrëmjen e sotme edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha në Euronews Albania se çdo institucion duhet të bëjë transparencë.

Natyrisht që mund dhe duhet të përgjigjen. Është detyrë e çdo insituticioni të bëjë transparencën para shqiptarëve, edhe më shumë kur bëhet fjalë për  diçka që sot rëndon shëndetin dhe  jetën e shqiptarëve. Sepse nuk kemi ardhur rastësisht tek inceneratorët. Nuk është se na u tek të fillonim ne të merreshim me aferën e inceneratorëve. Për më shumë se tre javë, që para se të niste ajo që duket që është një shpërthim i dytë i pandemisë, unë, Partia Demokratike o kemi kërkuar qeverisë të marë masa. Kemi nxjerrë një plan me pesë pika.

Ky plan natyrisht kushton lekë dhe ne kemi treguar se ku t’i marrin këto lekë. Gjatë kohës që ne  i kërkojmë qeverisë dhe  ajo bën veshin e shurdhët dhe numrat e të infektuarve rriten, numri i mjekëve që largohen në Gjermani rriten, numri i shtretërve  të gatshëm për të plotësuar nevojat për pacientët ulet, numri i personave që humbin vendin e punës rritet, numri ibizneseve që falimentiojnë rritet. Mendoni se sa mjekë mund të ishin mbajtur këtu në Shqipëri për ti shërbyer pacientëve shqiptarë e të mos ishin larguar sic po largohen në mënyrë të frikshme drejt Gjermanisë”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE