Connect with Us

Punonjësit e Landfillit të Sharrës përzënë demokratët/ Kompania koncesionare: I ftuam brenda

Politikë

Punonjësit e Landfillit të Sharrës përzënë demokratët/ Kompania koncesionare: I ftuam brenda

Publikuar

-

Incidenti në Landfillin e Sharrës/ Përfaqësuesit e PD kallzim në polici: Mafia e plehrave nuk do na trembë

Dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa, denoncuan ditën e sotme se punëtorët në Landfillin e Sharrës i kishin përzënë dhe nuk i kishin lejuar të bënin një kronikë për plehrat.

Demokratët ngritën edhe një kallëzim penal, pasi pretendojnë se janë kërcënuar e shantazhuar, por kompania konçesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k deklaron se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas kompanisë koncesionare në Landfillin e Sharrës, përfaqësuesit e PD-së u ftuan të hyjnë në Landfill nga punonjësit e mirëmbajtjes.

Kompania i bën thirrje kryetarit të opozitës Lulzim Basha të ndalojë akuzat, kërcënimet, shpifjet dhe të pavërtetat.

Sot në orët e para të mëngjesit disa punonjës të mirëmbajtjes në Landfill  ftuan për të hyrë brënda disa anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët qëndronin jashtë territorit të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve.  Ftesës së punonjësve për tu njohur me projektin përfaqësuesit e Partisë Demokratike ju përgjigjën negativisht. Pranë tyre shkuan punonjësit e gjelbërimit, të cilët më pas në media mësuam se u akuzuan nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike si individë të paidentifikuar që shantazhuan dhe kërcënuan anëtarët e Partisë Demokratike. Bëjmë me dije, se ata punonjës janë jo vetëm pjesë e kompanisë, por dhe e komunitetit të zonës që jetojnë prej vitesh me Sharrën dhe janë pjesë e ndryshimit të saj. Ashtu siç shihet edhe në atë video jo të plotë që vetë Partia Demokratike ka shpërndarë, punonjësit e kompanisë ftojnë përfaqësuesit politikë të hyjnë brënda, por ata në të gjitha rastet jo vetëm refuzojnë, por i marrin dhe në pyetje.

Me keqardhje vëmë re, se përpjekjet për të kthyer këtë situatë në shantazhim apo kërcënim nga ana e kompanisë dhe për tu viktimizuar nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike janë të ulëta dhe keqdashëse. Denoncimi në polici për shkak se punëtorët nuk kanë mbajtur qetësi gjatë leximit të deklaratës nga anëtarët e Partisë Demokratike, është një tjetër veprim i ulët për shpifjen e rradhës, e cila nuk viktimizon dot askënd dhe nuk mund të njollosë as kompaninë dhe as punonjësit tanë.  I bëjmë thirrje Z. Lulëzim Basha dhe Partisë Demokratike të ndalojë akuzat, kërcënimet, shpifjet dhe të pavërtetat që deklaron çdo ditë në adresën tonë. Ftojmë z.Basha dhe këdo që ka interes të vizitojë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë, të njihet nga afër me këtë projekt madhor’ thuhet në deklaratën e shoqërisë konçensionare”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lëvizja e re e Topallit/ Selmani: Mendimi ndryshe ka sjellë bashkeveprime të sukseshme!

Publikuar

-

Nga

Lëvizja e re e Topallit/ Selmani: Mendimi ndryshe ka sjellë bashkeveprime të sukseshme!

Një nga mbështetëset e “Lëvizjes për Ndryshim” të Jozefina Topallit, Najada Selmani thotë se mendimi ndryshe eshte shpirti i humaneve.

Sipas saj, qyteterimet që kanë pranuar, konsideruar dhe vlerësuar mendimin ndryshe janë quajtur shoqëri demokratike ku fjala është e para gjithmonë.

Më tej Selmani thekson se në demokraci mendimi ndryshe diskutohet, trajtohet si i barazvlerë edhe në rastin kur nuk ka dakordësi, aman kurrë nuk poshtërohet.

“Mendimi ndryshe eshte shoqeruesi i njeriut qe ne fillesat e ekzistences se tij! Perendia ka thene qe ne fillim ishte fjala! Pra mendimi i artikuluar fonetikisht (ne fjale). Dijetare dhe shkendetare te ndryshen kane ndare gjithnje mes tyre mendime te ndryshme per arritje te shumta shkencore dhe dukuri e fenomene te ndryshme natyrore! Psikologjia e ka caktuar mendimin si forme te perqasjes se njeriut me realitetin qe shikon dhe jeton! Filizofia e quan mendimin si forme te larte te zhvillimit te trurit te njeriut, por edhe si aktivitet te lodhshem gjithashtu! Njeriu ne vetvete e ka mendimin si formesim te karakterit dhe individit! Njeriu pa mendimin do te ishte pa sy, pa veshe, pa fjale! Ne fakt mendimi ndryshe eshte vet njeriu individualisht i ndryshem nga njeriu! Mendimi ndryshe eshte shpirti i humaneve. Ne te kundert mendimi unison do te ishte kopje sorrogate ose klone e njeriut ne mbare globin, ne cdo mjedis jetesor! Atehere kur njerezit jane pashmangshmerisht te lidhur me mendimin ndryshe, individual, si nuk arrin dot te pranoje tek nje individ tjeter nje mendim tjeter? Eksperiancat sociale, politike, gjeografike dhe ekonomike te shoqerise njerezore na kene rrefyer se perqasja, pranimi dhe konsiderimi i mendimit ndryshe (individual) te njeriut ka sjelle bashkeveprime te sukseshme njerezore! Qyteterimet qe kane pranuar, konsideruar dhe vleresuar mendimin ndryshe jane quajtur shoqeri demokratike ku fjala eshte e para gjithmone! E kunderta, refuzini i mendimit ndryshe, pengimi dhe denimi eshte cilesuar censure, diktature, komunizem! Ne keto shoqeri fjala ishte e fundit dhe ishte ndeshkim! Heshtja binte si hije mbi keto shoqeri te verbera dhe shurdhe! Ne demokraci mendimi ndryshe diskutohet, trajtohet si i barazvlere edhe ne rastin kur nuk ka dakordesi, ama kurre nuk fyet, nuk poshterohet!”, shkruan Selmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk zhgënjeu edhe sot”/ Bardhi rendit faktet: Propaganda e egër nuk i fshin dot

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk zhgënjeu edhe sot”/ Bardhi i rendit faktet: Propaganda e egër e nuk i fshin dot

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas i doli në mbrojtje ministres së Shëndetësisë, për deklaratën e seleksionimit të pacientëve.

Sipas Bardhit, Rama përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë.

“Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në spitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

LEXO EDHE:  Denoncon Basha: Para dy ditësh qeveria i pagoi 300 milionë lekë inceneratorit të Elbasanit

LEXO EDHE:  Digjet gjatë natës makina e punonjësit të Ujësjellësit në Vlorë

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:
• Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.
• ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.
• ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.
• Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.
• Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.
Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Intervista-E rritur me “frymën” e PD/ Kush është Melisa Braci që iu bashkua Topallit në “Lëvizjen për ndryshim”

Publikuar

-

Nga

Intervista-Iu bashkua Topallit në “Lëvizjen për ndryshim”/ Kush është Melisa Braci, e rritur me “frymën” e PD

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, prezantoi tre ditë më parë “Lëvizjen për Ndryshim”.

Një ndër të rinjt e parë që i është bashkuar kësaj lëvizje është dhe Melisa Braci studente në Universitetin e Torinos ( në Itali) për Shkenca Ndërkombëtare.
Ajo mbajti dhe një fjalim gjatë prezantimit, ku theksoi se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë ekstreme për një frymë ndryshimi sot.

Por kush është Melisa Braci?

Në një intervistë për CNA.al, Melisa Braci ka treguar detaje nga angazhimi i saj i hershëm në politikë.

22 vjeçarja ka rrëfyer se synimi kryesor për angazhminin në “Lëvizjen për Ndryshim është rikthimi i shpresës së shqiptarëve .

Braci ka shprehur vlerësimet për figurën e ish kryeparlamentaren, Jozefina Topalli për të cilën thotë se ka vlerësuar gjithmonë koherencën, guximin, idealizmin e femrën në politikë.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer se çfarë do të sjellë ndryshe nga partitë e tjera “‘Lëvizja për ndryshim”.

INTERVISTA:

1-Si fillim një prezantim të shkurtër për veten tënde, sa vjeç je dhe çfarë ke studiuar?

-Unë jam 22 vjeçe. Kam studiuar për Drejtësi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Jam çertifikuar në disa kurse në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga universitetet më prestigjioze të botës. Momentalisht, ndjek studimet magjistrale në Torino për Shkenca Ndërkombëtare.

2-Me çfarë je marrë më herët, cilat kanë qenë angazhimet e tua në politikë?

-Që kur fillova të kuptoj realitetin dhe aktualitetin shqiptar, jam angazhuar politikisht në Shqipëri e jo vetëm. Kam qenë simpatizante e Partisë Demokratike që fëmijë, jam përfshirë aktivisht në disa kauza që sipas bindjeve të mia qëndronin e duheshin mbështetur, sidomos në kohën e Çadrës. Pastaj, jam anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare të djathta si Heritage Foundation në SHBA dhe jam mbështetëse e Partisë Republikane atje. Së shpejti, do jem dhe anëtare e partisë “Forza Italia” në Itali. Përtej politikës,jam angazhuar shumë gjatë protestës studentore të 2018-ës duke qenë një nga inisiatorët e parë në Shkodër. Jam marrë, gjithashtu, me publikime shkencore ndërkombëtare dhe fushata sensibilizuese,kryesisht këto,në fushën juridike. Kështu që, angazhimet e mia sillen si në mënyrë direkte, si në mënyrë indirekte rreth politikës.

3-Si dhe përse zgjodhe të bëhesh pjesë e “Lëvizjes për ndryshim”?

-Që vendi e kishte të nevojshme krijimin e një lëvizjeje me qëllim nxitjen e ndryshimit të gjendjes së përgjithshme, e kam shprehur me kohë. Lëvizje që proklamonin ndryshimin ka pasur dhe herë të tjera. Por, të zgjedhësh të jesh pjesë e tyre, nuk mjafton vetëm të ndash të njëjtin qëllim. Unë besoj shumë se lëvizjet dhe çdo qasje tjetër politike ndikohen nga parimet, individët dhe mjetet e duhura. Këto tre elementë nuk i gjeja në asnjë lëvizje tjetër më parë, veçse tek “ Lëvizja për Ndryshim”. Kjo lëvizje bazohet në parime të drejta, të qarta dhe të djathta; themelohet e mbështetet nga individë parimorë, koherentë, të besueshëm e me eksperiencë apo dije, kështu që për mua s’ ka arsye për të mos iu bashkuar. Bashkimi erdhi spontanisht, me konsensus të gjerë, si diçka që duhej të ndodhte në mos sot nesër.

4-Tani që i je bashkuar “Lëvizjes për ndryshim” çfarë synime ke ti personalisht, çfarë shpreson?

-Për momentin, Lëvizjes për Ndryshim nuk iu bashkova se kisha një synim personal. Synimi kryesor është t’i rikthejmë shpresën shqiptarëve se gjërat me pak guxim dhe shumë idealizëm mund të përmirësohen. Tani për tani, dëshira ime është të bëhem këshilltare politike në fushën ku po studioj dhe jo politikbërëse. Me konsolidimin e kësaj fryme, me plotësimin profesional e politik timin, mund të vijë një moment i dytë pas disa kohësh që të kem objektiva personalë. Gjithsesi, deri atëherë ka kohë.

 

LEXO EDHE:  Rama ultimatum naftëtareve/ Pa u ndalur greva, nuk ulem në bashkëbisedim

LEXO EDHE:  10 000 euro dhuratë për anëtarin e KLGJ-së/ Patundshmëritë e Alban Toros nga Tirana në Vlorë

5-Pse zgjodhe t’i bashkohesh zonjës Topalli?

-Kjo është pyetje shumë interesante. Kur kam qenë fëmijë, kam pasur simpatizim për çdo figurë të Partisë Demokratike. Isha e vogël, e “indoktrinuar” deri diku nga ambjenti familjar, dhe më mjaftonte të merrja vesh se dikush është me PD- në që ta simpatizoja.
Duke u rritur, fillova të krijoja një identitet politik origjinal e të ndiqja ata që ishin më afër bindjeve dhe mendimeve të mia personale.
Unë jam e djathtë, vij nga një familje antikomunistësh dhe jam demokrate. Kam vlerësuar gjithmonë koherencën, guximin, idealizmin e femrën në politikë. Jozefina Topalli është e tillë. Gjithashtu, çfarë kam vlerësuar shumë tek Topalli është dhe antikonformizmi, shprehur në disa qëndrime e votëbesime të rëndësishme në opozitë e pushtet. Për sa kohë të jetë e tillë, politika aktive do ketë nevojë për Topallin, së bashku me eksperiencën e kulturën e saj si Kryetare e organit më të rëndësishëm në vend. S’ ka më mirë për mua se kur të rinjtë bashkohen me figura të konsoliduara e të pjekura politikisht.
Në partitë e djathta në Perëndim kështu ndodh. Ka gërshetim brezash politikë, pa asnjë kompleks. Në Shqipëri, kam parë që ka kompleksitete të mëdha në këtë aspekt. Më duket diçka anormale dhe në dëm të vendit.

6-Nga vetë emri ‘Lëvizja për ndryshim”, çfarë mendon se do të sjellë ndryshe kjo parti e sapokrijuar?

-Siç kuptohet nga emërtimi, pikësynimi i lëvizjes është ndryshimi. Së pari, që Shqipëria të ndryshojë, duhet ndryshuar mendësia e të të bërit politikë dhe të angazhuarit në politikë. Vetëm një lëvizje e pastër si kjo që prezantuam dje, e bazuar në parime dhe në individë të besueshëm mund të përçojë frymën e nevojshme për shpresë. Shpresa është forca lëvizëse për çdo ndryshim. Si për ndryshime të brendshme, ashtu dhe për ato të mëdha, të përgjithshme. Po u ndryshua fryma, do ndryshohet dhe produktiviteti i çdo institucioni, organizimi shoqëror e në fund dhe i Shqipërisë.
Pra, pikësynimi është ndryshimi për mirë i shtetit tonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE