Connect with Us

Po videon Salianji-GD do e shikojë komisioni Ruli – Luli !?

Aktualitet

Po videon Salianji-GD do e shikojë komisioni Ruli – Luli !?

Publikuar

-

Një video me një gjuhë rrugësh midis dy personazheve të politikës, në atë kohë yjet në shkëlqim të Lulzim Bashës, të lenë në hijë dhe në dyshim sot se kush do jetë në listë prej të dyve, u publikua nga cna.al me shume se dy vite me parë.

Ervin Salianji u filmua nga kamerat në parlament duke shkëmbyer mesazhe me G.D. që më pas rezultoi të ishte Grida Duma.
Një gjuhe rrugësh, sharje e fjalor banal, në atë kohë Grida ende e martuar, ndërsa Salianji i fejuar. Kohët kanë ndryshuar tani Grida është beqare, Salianji nuk ka më në krah vajzën simpatike të asaj kohe dhe të dy nuk mund të qëndronin të vetmuar më tej, megjithse asnjëherë se kanë pranuar lidhjen e tyre.

Në parlament me një gjuhë vulgare dhe ne vend që t’i shërbenin popullit i shërbenin gër-vëreve të tyre. A është ky standard etike për komisionin Ruli-Luli?

Ka dhe një fakt tjetër, a lejohen dy të lidhur, pra dy nga thuajse një familje të jenë në listë?

Këto vendime pritet t’i shohim në ditët në vijim, ku Ruli dhe Luli nga 3600 kandidatë do i çojnë kryesisë shumicën e emrave të vitit 2017, me shumë justifikime e rregulla që nuk dihen ende maksimumi 100 emra, ku nuk dihet do jenë apo jo Salianji dhe G.D. Se po ju ka shpëtuar nga pakujdesia po ja u rikujtojmë.

Për Salianji-G.D. në korridoret e PD thonë që vendimin do e marrë vetë Genc Ruli pasi të diskutojë gjerë e gjatë me palët për ngjarjen e dikurshme në parlament dhe kur të zbulojë të vërtetën./CNA.al

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

Publikuar

-

Nga

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka dalë kundër mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor që u miratuan ditën e djeshme.

Beqja deklaron se Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar, ndërsa pretendon se në këtë sistem zgjedhor ka ende mosbarazi dhe se duhet të ketë numër të parabartë të zgjedhjeve.

Ai kërkoi në Report Tv që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh.

Unë me sistemin tonë zgjedhor them se duheshin disa ndryshime të tjera. Mund të hynin në fuqi në 2025. Brenda sistemit tonë rajonal proporcional kemi sërish mosbarazi. Në Kukës janë 3 mandate dhe tashmë do të votojmë për partinë dhe për individin. Unë nëse jam zgjedhës u Kukësit do të zgjedh mes 3 emrash. Nuk është se jemi në kushte të barabarta si zgjedhës të Kukësit ashtu dhe zgjedhësit e Tiranës.

Unë do të isha i parimit që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh. Prandaj duhet bërë dhe zona më e madhe. Mos qëndrojmë vetëm tek qarqet por të kemi zona me popullsi të barabartë. Jam partizan që të kemi zona me numër çift mandatesh, sepse nëse në Kukës ose në Shkodër janë 11 ose 3, ti mund ta mundësh kundërshtarin me një votë dhe merr një mandat. Në rastin e një numri çift mund të fitosh me 6 mijë vota por je sërish njësoj. Aq më shumë ka hapësirë ka mundësi që mazhoranca të krijojë koalicion me këdo që të plotësojë 71 vota”, theksoi socialisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Po largohen të frikësuar nga Izmiri/ Qeveria thirrje banorëve: Lironi rrugën për ekipet e ndërhyrjes

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Turqinë ka frikësuar të gjithë qytetarët, sidomos ata të Izmirit ku goditja ishte më e fortë.

Banorët e Izmirit kanë marrë makinat dhe po tentojnë të largohen nga qyteti. Megjithatë, kjo lëvizje në masë ka bërë që të bllokohet rruga drejt qytetit duke ua bërë akoma më të vështirë punën ekipeve me ndihma që vinë në drejt të Izmirit.

Për këtë arsye, ministri i Brendshëm i vendit Süleyman Soylu u bëri thirrje qytetarëve që të mos i përdorin makinat.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se ekipet në terren i kanë të gjithë, nga tendat tek batanijet e enët e kuzhinës, e vetmja gjë për të cilën ata kanë nevojë është rruga.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Berisha: Duhet të zbatohet, ka ndikimi pozitive

LEXO EDHE:  Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Berisha: Duhet të zbatohet, ka ndikimi pozitive

“Kërkesa jonë për qytetarët e Izmirit është, ju lutemi, të mos i përdorni makinat. Tenda, batanije, kuzhina të lëvizshme, spitale, ne i kemi të gjitha gjërat e nevojshme. Ekipet tona janë duke punuar. E vetmja gjë për të cilën ne kemi nevojë është rruga. Ju lutemi lirojeni rrugën për ekipet tona të ndërhyrjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e re e Topallit/ Selmani: Mendimi ndryshe ka sjellë bashkeveprime të sukseshme!

Publikuar

-

Nga

Lëvizja e re e Topallit/ Selmani: Mendimi ndryshe ka sjellë bashkeveprime të sukseshme!

Një nga mbështetëset e “Lëvizjes për Ndryshim” të Jozefina Topallit, Najada Selmani thotë se mendimi ndryshe eshte shpirti i humaneve.

Sipas saj, qyteterimet që kanë pranuar, konsideruar dhe vlerësuar mendimin ndryshe janë quajtur shoqëri demokratike ku fjala është e para gjithmonë.

Më tej Selmani thekson se në demokraci mendimi ndryshe diskutohet, trajtohet si i barazvlerë edhe në rastin kur nuk ka dakordësi, aman kurrë nuk poshtërohet.

“Mendimi ndryshe eshte shoqeruesi i njeriut qe ne fillesat e ekzistences se tij! Perendia ka thene qe ne fillim ishte fjala! Pra mendimi i artikuluar fonetikisht (ne fjale). Dijetare dhe shkendetare te ndryshen kane ndare gjithnje mes tyre mendime te ndryshme per arritje te shumta shkencore dhe dukuri e fenomene te ndryshme natyrore! Psikologjia e ka caktuar mendimin si forme te perqasjes se njeriut me realitetin qe shikon dhe jeton! Filizofia e quan mendimin si forme te larte te zhvillimit te trurit te njeriut, por edhe si aktivitet te lodhshem gjithashtu! Njeriu ne vetvete e ka mendimin si formesim te karakterit dhe individit! Njeriu pa mendimin do te ishte pa sy, pa veshe, pa fjale! Ne fakt mendimi ndryshe eshte vet njeriu individualisht i ndryshem nga njeriu! Mendimi ndryshe eshte shpirti i humaneve. Ne te kundert mendimi unison do te ishte kopje sorrogate ose klone e njeriut ne mbare globin, ne cdo mjedis jetesor! Atehere kur njerezit jane pashmangshmerisht te lidhur me mendimin ndryshe, individual, si nuk arrin dot te pranoje tek nje individ tjeter nje mendim tjeter? Eksperiancat sociale, politike, gjeografike dhe ekonomike te shoqerise njerezore na kene rrefyer se perqasja, pranimi dhe konsiderimi i mendimit ndryshe (individual) te njeriut ka sjelle bashkeveprime te sukseshme njerezore! Qyteterimet qe kane pranuar, konsideruar dhe vleresuar mendimin ndryshe jane quajtur shoqeri demokratike ku fjala eshte e para gjithmone! E kunderta, refuzini i mendimit ndryshe, pengimi dhe denimi eshte cilesuar censure, diktature, komunizem! Ne keto shoqeri fjala ishte e fundit dhe ishte ndeshkim! Heshtja binte si hije mbi keto shoqeri te verbera dhe shurdhe! Ne demokraci mendimi ndryshe diskutohet, trajtohet si i barazvlere edhe ne rastin kur nuk ka dakordesi, ama kurre nuk fyet, nuk poshterohet!”, shkruan Selmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE