Connect with Us

Përsëritet rasti Suarez-Chielini, lojtari kafshon në faqe portierin

Sport

Përsëritet rasti Suarez-Chielini, lojtari kafshon në faqe portierin

Publikuar

-

Luis Suarez kafshoi Chielinin gjatë ndeshjes së botërorit të 2014 mes Italisë dhe Uruguajit. Sulmuesi kafshoi mbrojtësin e Juventusit duke u dënuar më pas me disa muaj jashtë fushave për gjestin e tij.

Një rast i tillë është përsëritur sërish e këtë herë në ligën e dytë franceze në sfidën mes Sochaux dhe Valenciennes.

Sfida ishte mjaft e tensionuar pasi kishte gjithsej 44 faulla (22 për secilën ekip) dhe u mbyll në barazim 0-0.

Pas vërshëllimës së gjyqtarit dy skuadrat nuk u futën direkt në dhomat e zhveshjes, por patën një përplasje mes tyre dhe lojtari i Sochaux, Ousseynou Thioune kafshoi portierin e skuadrës kundërshtare, Jerome Prior në faqe.

Gardiani i portës ia tregoi diçka të tillë edhe gjyqtarit, ndërsa në foto duke qartë shenja e kafshimit. Me shumë mundësi Thioune do të marri një dënim të rëndë nga disiplina në Francë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Kumbulla në formacionin më të shtenjtë për talentët e Serisë A

Publikuar

-

Nga

Pas paraqitjeve pozitive dhe dy golave të tij me ekipin e Romës, Marash Kumbulla po jeton një ëndërr në karrierën e tij.

Kumbulla bën pjesën në formacionin më të shtrenjtë U-21 të Serisë të publikuar nga ʺTransfermarkt.deʺ  Mbrojtësi 20-vjeçar gjendet në atë 11-she, përkrah emrave të rëndësishëm si De Ligt, Hakimi, Bastoni Kartoni i tij vlerësohet nga faqja e specializuar “transfermarkt”, plot  25 milionë euro

Ajo që bie në sy është fakti se De Ligt  është futbollisti më i shtrenjtë me vlerën 70 milionë euro, më pas vjen Donaruma me 60 milionë euro, Hakimi i cili ka shkëlqyer me Interin në këtë fillim sezoni me vlerën 50 milionë euro, 10 milionë më shumë nga sa u ble nga Real Madrid.

Ozimhen sulmuesi i Napolit i cili u ble me bujë nga Lilë dhe po e shpërblen vlerën e tij pas golave të shënuar, ai vlerësohet 50 milionë euro. Bastoni, Kulusevski dhe Zaniolo vlerësohen me 45 milionë euro.

Tonali që Milani pret shumë prej tij vlerësohet me 32 milionë euro. Leao me 28 milionë euro dhe në fund Elijf Elmaz i Napolit me 18 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tronditet kombëtarja, Keidi Bare humbet ndeshjet e nëntorit

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare ka humbur së fundmi, për ndeshjet e muajit nëntor, një nga futbollistët më të rëndësishëm të momentit. Bëhet fjalë për mesfushorin Keidi Bare, i cili ishte shndërruar në një lider të mesfushës kuqezi.

Futbollisti fierak u aktivizua në minutën e 65-të në ndeshjen e ditës së mërkurë kundër Poferdinës.

23-vjeçari kishte pësuar një tërheqje gjatë kohës kur luajti me Shqipërinë, teksa ka ndjerë sërish shqetësime, teksa do t’i duhet të qëndrojë sërish jashtë fushave të blera edhe për të paktën 1 muaj, duke humbur kështu ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kombeve me ekipin Kombëtar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Një rast i ri me COVID-19 te Atalanta

Publikuar

-

Nga

Një anëtar i stafit teknik të skuadrës së Atalantës ka rezultuar me Koronavirus. Për këtë arsye konferenmca për shtyp e Xhanpiero Gasperinit është anuluar.

I gjithë grupi i lojtarëve dhe stafit teknik janë në pritje të tamponëve, përpara nisjes për të luajtur me Krotonen në transfertë.

Skuadrat italiane qëndrojnë në ankth pasi vala e dytë e koronavirusit ka mbërritur përsëri në Europë, ku dhe Italia ka filluar një karantinë të pjesshme me orare.

LEXO TE PLOTE