Connect with Us

Përplasje në “Landfillin e Sharrës”/ Këlliçi: Rama dhe Veliaj kanë frikë nga e vërteta, kush është pronari i vërtetë i inceneratorit

Politikë

Përplasje në “Landfillin e Sharrës”/ Këlliçi: Rama dhe Veliaj kanë frikë nga e vërteta, kush është pronari i vërtetë i inceneratorit

Publikuar

-

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa kanë denoncuar një ngjarje të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në “Landfillin e Sharrës”.

Këllici bën me dije se teksa kanë shkuar në “Landfillin e Sharrës”, per te denoncuar me fakte dhe shifra aferën korruptive dhjetëra milionëshe euro janë rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private.

Sipas Këlliccit, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë përdorur sot punonjësit e kompanisë private për të agresuar, intimiduar dhe për t’i ndaluar në kryerjen e misionit si opozitë për të denoncuar aferat korruptive.

“Jemi këtu sot para jush se bashku me kolegen, me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa për të denoncuar në fakt një ngjarje skandaloze, një ngjarje kriminale të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Së bashku me Inën sot kemi qenë në “Landfillin e Sharrës”, per te denoncuar me fakte dhe shifra aferën korruptive dhjetëra milionëshe euro e cila rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit dhe taksapaguesve shqiptarë. Ne orët e para të mëngjesit kemi shkuar në rreth rrotullimin e inceneratorit të Tiranës, në “Landfillin e Sharrës”, në një territor ku është ambient publik, jo zonë private e rrethuar. Ne momentin e parë që kemi mbërritur jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private. Në një skene tipike mafioze e drejtuar dhe dirigjuar nga drejtuesit e mafies së plehrave Edi Rama dhe Erion Veliaj në mënyrë të paturpshme ata kanë përdorur sot punonjësit e kompanisë private për të na agresuar, intimiduar dhe për të na ndaluar në kryerjen e misionit tonë si opozitë për të denoncuar aferat korruptive.  Pasi jemi larguar për pak çaste për të kuptuar më së shumti se çfarë po ndodhte jemi ndjekur me makina private me targat AA024RR, tip Skoda dhe AA 674KY, tip Mitsubishi, të drejtuara nga punonjësit e kompanisë, të mbushura me punonjës të kompanisë për të na shoqëruar jashtë dhe për të na përzënë nga ambienti që rrethonte “Landfillin e Sharrës”. Kemi shkuar sot për të denoncuar në një ambient, në një territor ku është vend krimi. Nuk ka asnjë shqiptar sot se 4 vite më parë kjo skenë krimi, i riu 17 vjeçar Ardit Gjoklaj ka humbur jetën.

LEXO EDHE:  Si flirton LSI me Edi Ramën?

Jemi penguar me forcë, verbalisht jemi agresuar nga punonjësit për të thënë disa të vërteta shumë të mëdha.”, shprehet Këlliçi.
më tej ai ngre disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigj.

“Nëse gjithçka është transparente, nëse nuk kemi të bëjmë përpara me një nga aferat me të rënda korruptive të këtyre 7 viteve atëherë lind pyetja:

Nga se fshihet Edi Rama?

Nga çfarë ka frikë Erion Veliaj?

Përse duhej sot të jepnin urdhër për të ndaluar drejtuesit e Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre?

Nëse anëtarët e mafies së plehrave dhe drejtuesit e saj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj apo shokët e tyre të Ndraghet-es apo bandës së Lushnjës mendojnë se na kanë intimiduar dhe ndaluar në detyrën tonë, po ua themi sot se e kanë shumë gabim. Ne do të vijojmë çdo ditë në bërjen transparente të fakteve dhe shifrave sesi kjo aferë prej dhjetëra milionë eurosh çdo vit rëndon çdo ditë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit”, shprehet Këlliçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

Publikuar

-

Nga

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka dalë kundër mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor që u miratuan ditën e djeshme.

Beqja deklaron se Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar, ndërsa pretendon se në këtë sistem zgjedhor ka ende mosbarazi dhe se duhet të ketë numër të parabartë të zgjedhjeve.

Ai kërkoi në Report Tv që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh.

Unë me sistemin tonë zgjedhor them se duheshin disa ndryshime të tjera. Mund të hynin në fuqi në 2025. Brenda sistemit tonë rajonal proporcional kemi sërish mosbarazi. Në Kukës janë 3 mandate dhe tashmë do të votojmë për partinë dhe për individin. Unë nëse jam zgjedhës u Kukësit do të zgjedh mes 3 emrash. Nuk është se jemi në kushte të barabarta si zgjedhës të Kukësit ashtu dhe zgjedhësit e Tiranës.

Unë do të isha i parimit që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh. Prandaj duhet bërë dhe zona më e madhe. Mos qëndrojmë vetëm tek qarqet por të kemi zona me popullsi të barabartë. Jam partizan që të kemi zona me numër çift mandatesh, sepse nëse në Kukës ose në Shkodër janë 11 ose 3, ti mund ta mundësh kundërshtarin me një votë dhe merr një mandat. Në rastin e një numri çift mund të fitosh me 6 mijë vota por je sërish njësoj. Aq më shumë ka hapësirë ka mundësi që mazhoranca të krijojë koalicion me këdo që të plotësojë 71 vota”, theksoi socialisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e re e Topallit/ Selmani: Mendimi ndryshe ka sjellë bashkeveprime të sukseshme!

Publikuar

-

Nga

Lëvizja e re e Topallit/ Selmani: Mendimi ndryshe ka sjellë bashkeveprime të sukseshme!

Një nga mbështetëset e “Lëvizjes për Ndryshim” të Jozefina Topallit, Najada Selmani thotë se mendimi ndryshe eshte shpirti i humaneve.

Sipas saj, qyteterimet që kanë pranuar, konsideruar dhe vlerësuar mendimin ndryshe janë quajtur shoqëri demokratike ku fjala është e para gjithmonë.

Më tej Selmani thekson se në demokraci mendimi ndryshe diskutohet, trajtohet si i barazvlerë edhe në rastin kur nuk ka dakordësi, aman kurrë nuk poshtërohet.

“Mendimi ndryshe eshte shoqeruesi i njeriut qe ne fillesat e ekzistences se tij! Perendia ka thene qe ne fillim ishte fjala! Pra mendimi i artikuluar fonetikisht (ne fjale). Dijetare dhe shkendetare te ndryshen kane ndare gjithnje mes tyre mendime te ndryshme per arritje te shumta shkencore dhe dukuri e fenomene te ndryshme natyrore! Psikologjia e ka caktuar mendimin si forme te perqasjes se njeriut me realitetin qe shikon dhe jeton! Filizofia e quan mendimin si forme te larte te zhvillimit te trurit te njeriut, por edhe si aktivitet te lodhshem gjithashtu! Njeriu ne vetvete e ka mendimin si formesim te karakterit dhe individit! Njeriu pa mendimin do te ishte pa sy, pa veshe, pa fjale! Ne fakt mendimi ndryshe eshte vet njeriu individualisht i ndryshem nga njeriu! Mendimi ndryshe eshte shpirti i humaneve. Ne te kundert mendimi unison do te ishte kopje sorrogate ose klone e njeriut ne mbare globin, ne cdo mjedis jetesor! Atehere kur njerezit jane pashmangshmerisht te lidhur me mendimin ndryshe, individual, si nuk arrin dot te pranoje tek nje individ tjeter nje mendim tjeter? Eksperiancat sociale, politike, gjeografike dhe ekonomike te shoqerise njerezore na kene rrefyer se perqasja, pranimi dhe konsiderimi i mendimit ndryshe (individual) te njeriut ka sjelle bashkeveprime te sukseshme njerezore! Qyteterimet qe kane pranuar, konsideruar dhe vleresuar mendimin ndryshe jane quajtur shoqeri demokratike ku fjala eshte e para gjithmone! E kunderta, refuzini i mendimit ndryshe, pengimi dhe denimi eshte cilesuar censure, diktature, komunizem! Ne keto shoqeri fjala ishte e fundit dhe ishte ndeshkim! Heshtja binte si hije mbi keto shoqeri te verbera dhe shurdhe! Ne demokraci mendimi ndryshe diskutohet, trajtohet si i barazvlere edhe ne rastin kur nuk ka dakordesi, ama kurre nuk fyet, nuk poshterohet!”, shkruan Selmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk zhgënjeu edhe sot”/ Bardhi rendit faktet: Propaganda e egër nuk i fshin dot

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk zhgënjeu edhe sot”/ Bardhi i rendit faktet: Propaganda e egër e nuk i fshin dot

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas i doli në mbrojtje ministres së Shëndetësisë, për deklaratën e seleksionimit të pacientëve.

Sipas Bardhit, Rama përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë.

“Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në spitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj, ministri dhe kandidati “vrasës”

LEXO EDHE:  “O Spiropalist ordiner”/ Meta i përgjigjet ashpër Ramës: Thirri mendjes, dua më shumë Margaritën se Monikën!

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:
• Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.
• ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.
• ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.
• Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.
• Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.
Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE