Connect with Us

Nuk ishte egjiptiane dhe as e bukur/ Ç’nuk dini mbi Kleopatrën e famshme të antikitetit

Blog

Nuk ishte egjiptiane dhe as e bukur/ Ç’nuk dini mbi Kleopatrën e famshme të antikitetit

Publikuar

-

Emri i Kleopatrës të sjell në mend imazhe të Egjiptit të Lashtë dhe intrigave historike. Por çfarë qëndron përtej legjendës së saj?

Ishte viktimë e propagandës

Fillimet e Perandorisë së madhe Romake, ishin pasojë e marrëdhënieve të Kleopatrës me Mark Antonin. Së bashku me djalin e adoptuar të Jul Çezarit, Oktaviani dhe gjeneralin Markus Lepidus, Antoni ishte pjesë e një trioje të quajtur Triumvirati i Dytë.
E krijuar pas vrasjes së Çezarit, kjo trio u përpoqën të ndante Romën, por gjërat nuk shkuan mirë. Oktaviani ishte në rrugën e duhur për t’u bërë Perandori i Parë (si Çezar Augusti), dhe donte eliminimin e Antonit. Ai depërtoi tek rivali i tij përmes Kleopatrës.
Oktaviani i paraqiti Senatit të Romës atë që ai pretendonte se ishte vullneti i Antonit. Me sa duket, ky donte t’i linte trashëgim mbretëreshës së Egjiptit disa territore të rëndësishme të Perandosië Romake. Por ky vullnet, ishte në fakt një propagandë, apo një gënjeshtër pastër. Kur Antoni dhe ushtria e tij u nisën të luftonin kundër Oktavianin, Kleopatra udhëhoqi një pjesë të ushtrisë. Gjërat për çiftin përfunduan në mënyrë tragjike.

Kishte një histori familjare “interesante”

Në kohërat e lashta gjërat ishin pak më ndryshe nga sot. Martesa me një vëlla ose motër sot është përtej imagjinatës, por në kohën e Kleopatrës nuk kishte asnjë problem. Aktiviteti inçestual ruante pastërtinë e linjës së gjakut dhe forconte bazat e pushtetit.
Kleopatra u martua me 2 vëllezërit e saj përgjatë viteve, njëri prej të cilëve u bë bashkë-regjent i saj. Në fakt, ajo nuk bëri gjë tjetër veçse ndoqi shembullin e mamasë dhe babait të saj, që besohet gjerësisht se ishin vëlla e motër. Familjet janë të komplikuara. Dhe në rastin e Kleopatrës, të rrezikshme.
Mania për lavdi, i nxiste ata të thurrnin intriga ndaj njëri-tjetrit. Kur Arsinoe IV kundërshtoi kontrollin e Jul Çezarit në Egjipt, motrës së madhe Kleopatrës nuk i bëri përshtypje. Arsinoe u internua në qytetin e Efesit (në Turqinë e sotme). Kleopatra e pa gjysmë-motrën e saj si një kërcënim, ndaj e vrau atë në vitin 41 Para Krishtit.

Ajo ishte Kleopatra nr.7

Ndërsa Kleopatra është një figurë e veçantë në histori, ajo ishte e fundit në një linjë të gjatë Kleopatrash. Emri i saj përkthehet si “Lavdi e Atit”. Gruaja e famshme mori mantelin e Kleopatrës VII në fillim të vitit 52 Para Krishtit. Ajo e trashëgoi fronin nga Ptolemeu XII Auletes. Numri 7 mund të jetë vërtet me fat, por në fund të fundit mbretërimi i Kleopatrës përfundoi në një dramë të vërtetë.

U nderua si egjiptiane, por nuk ishte e tillë

Kleopatra besohet të jetë po aq egjiptiane sa piramidat. Dhe në disa aspekte ajo ishte e tillë. Por jo nga lindja. Ajo ishte në fakt pjesë e dinastisë Ptolemaike, e cila nisi kur ish-gjenerali që u kthye në Faraon, Ptolemeu I, mori drejtimin e vendit pas vdekjes së shefit të tij Aleksandrit të Madh të Maqedonisë në fillim të viteve 300 Para Krishtit.
“Ai bëri flijime për Perënditë egjiptiane”- shkruan National Geographic, “dhe mori një
emër egjiptian, dhe nisi të vishte rroba faranike”. Kleopatra, që ishte greke, respektoi në mënyrë të ngjashme traditat e mbretërisë së saj. Ajo madje e mësoi gjuhën egjiptiane.

LEXO EDHE:  Bjondina që po çmend ndjekësit/ Fotot më provokuese të Amanda Elise Lee

Nuk ishte një super-modele

Kleopatra është adhuruar si të ishte një bukuri marramendëse. Por realiteti ishte ndryshe. Edhe pse nuk ka asnjë provë përfundimtare se si dukej ajo, janë bërë hamendje nga më të ndryshmet. Monedhat e lashta egjiptiane, e përshkruajnë një profil më pak se elegant. Disa historianë mendojnë se Kleopatra mund të ketë portretizuar qëllimisht veten si mashkullore, “si një shenjë e shfaqjes së forcës”.

Mister mënyra sesi vdiq

Shekspiri shkroi versionin më të njohur të vdekjes së saj. Një mbretëreshë e pikëlluar vetëvritet duke përdorur një gjarpër helmues. Ky është skenari i Bardit anglez. Por si u largua realisht nga kjo botë Kleopatra? Në vitin 2013, eksperti i kriminalitikës Pat Braun, tha se u vra në mënyrë brutale. Ai shkroi librin “Vrasja e Kleopatrës:Çështja më misterioze në histori”. Në një artikull për “The Scientist”, Braun hedh dyshime mbi mos-ekzistencën e plagëve nga dhëmbët e gjarprit./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

Publikuar

-

Nga

Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

“The Wall Street Journal”

* Shumica e mediave po e injorojnë përmbajtjen e elektronike të gjetur në laptopin e Hanter Bajden, por kjo nuk do të thotë që ato nuk përbëjnë lajm. Xho Bajden ka detyrimin t’i përgjigjet pyetjeve rreth ndikimit të djalit të tij dhe bizneseve të tij, sidomos në lidhje me Kinën.

“The New York Post” botoi javën e kaluar përmbajtjen e materialeve në një laptop që supozohet se i përkiste Hanterit. Gazeta ka qenë transparente, duke thënë se e ka marrë kopjen e hard drive-it nga avokati i Donald Trump, Rudi Xhuliani, që nga ana e tij thotë se e ka marrë atë nga pronari i një dyqani për riparimin e kompjuterave në Delauer, ku kompjuteri u braktis në vitin 2019.

Xho Bajden e përqesh këtë çështje si një “fushatë shpifjesh”, ndërsa Kryetari demokrat i Komitetit të Inteligjencës në Kongres Adam Shif, nuk e quan atë si një provë, por një “dezinformim rus”. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Xhon Retklif, thotë se qeveria nuk ka të dhëna që e mbështesin pretendimin për një dezinformim.

Një laptop ndodhej në një servis kompjuterësh që nga prilli 2019. Ai përmban emrin e Hanter, dhe atë që duket të jetë firmat i tij. Pronari i servisit tha se kompjuteri dhe hard disku u sekuestruan nga FBI në dhjetorin e vitit të shkuar. Ndërsa shtabi i fushatës së Bajden, nuk ka thënë që posta elektronike është e rreme.

Email-et në lidhje me biznesin e Hanterit në Ukrainë janë raportuar gjerësisht në media. Por më intriguese është një e-mail i majit 2017, që përfshin një diskutim rreth “paketave të shpërblimit” për 6 persona, si pjesë e një marrëveshje biznesi me kompaninë e madhe energjetike kineze sot të shpërbërë, CEFC China Energy.

Kompania kineze, bëri bujë në mediat ndërkombëtare disa vjet më parë, kur qeveria amerikane akuzoi një organizatë të financuar nga CEFC për pastrim parash, dhe kur drejtori i saj ekzekutiv u ndalua nga autoritetet kineze. CNN raportoi në vitin 2018 se “në kulmin e saj”, CEFC ishte “e vështirë të dallohej” nga qeveria kineze.

Sipas postës elektronike, Xho dhe Hanter Bajden ishin në të njëjtën linjë në 2017, për të përfituar nga një marrëveshje me CEFC. Një e-mail duket se identifikon Hanter Bajdenin si “kryetar/zëvendëskryetar, në varësi të marrëveshjes me CEFC”.

Ai gjithashtu i referohet pagesave financiare në termat e “20” për “H”, dhe “10 të mbajtura nga “H” për djalin e madh?”. Fox News thotë se ka konfirmuar vërtetësinë e postës elektronike, me një nga marrësit e saj, dhe burimet thonë se “djali i madh” në këtë mesele është Xho Bajden.

LEXO EDHE:  Shokon nëna 20 vjeçare/ ‘’Postimi në Facebook për fëmijën e vdekur më bëri të kaloja depresionin’’

LEXO EDHE:  Shokon nëna 20 vjeçare/ ‘’Postimi në Facebook për fëmijën e vdekur më bëri të kaloja depresionin’’

Një e-mail i gushtit të vitit 2017 nga “Robert Biden” (emri zyrtar i Hanter), thotë se marrëveshja fillestare ishte për 10 milion dollarë në vit, por që atëherë ishte bërë “shumë më interesante për mua dhe familjen time”, pasi përfshinte një pjesë të “kapitalit dhe fitimeve”. Stafi i Xho Bajden, thotë se kthimet e taksave, nuk tregojnë ndonjë përfshirje të familjes në investimet kineze.

Refreni i mediave të majta, është se edhe nëse këto komunikime elektronike janë të vërteta – në fakt familja Bajden nuk e mohon vërtetësinë e tyre – ato nuk arrijnë të provojnë se Xho Bajden ka shkelur ndonjë ligj. Por krimet nuk janë standardi minimal për sjelljen politike të një politikani.

Bajden ishte në vitin 2017 një qytetar i thjeshtë, por po konsideronte mundësinë e garimit për president. Një transaksion që do ta bënte atë – ose djalin e tij – partner me një kompani të lidhur me qeverinë kineze, ngre shumë pikëpyetje rreth gjykimit dhe mënyrës se si ai do ta sillej me Kinën si president i SHBA-së.

Xho Bajden duhet të qartësojë të gjitha dyshime mbi lidhjet e tij ekonomike me Kinën. Kjo është në interesin e tij politik. A është ai “djali i madh” në e-maile? Çfarë ndodhi me marrëveshjen? Kina do të jetë një nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme të Bajdenit, dhe dokumentet e pashpjegueshme nuk do të zhduken edhe nëse ai zgjidhet president.

Nëse republikanët mbajnë Senatin, është e sigurt që do të ketë më shumë investigim mbi këtë çështje. Ndoshta Xho Bajden mund të mos ketë qenë i përfshirë, dhe Hanter e ka përdorur emrin e babait të tij për të bizneset e veta.

Por është gjithashtu e mundur që Xho Bajden të ketë qenë në dijeni të biznesit të CEFC, dhe të ketë hezituar t’i thoshte të birit se nuk mund të përdorte emrin dhe pozicionin e babait të tij për punët private. Cilado qoftë e vërteta, publiku meriton të dijë të vërtetën./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Presidencialet e SHBA/ Pse sondazhet mund të kenë gabuar sërish

Publikuar

-

Nga

Presidencialet e SHBA/ Pse sondazhet mund të kenë gabuar sërish

Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”

* Sondazhet dhe ekspertët e tyre, dolën bllof gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Në fakt, në zgjedhjet e fundit grupimi anti-Trump ishte aq universal, me anketuesit dhe gazetarët kryesore, sa që është e vështirë të besosh se nuk kishte një komplot për të dekurajuar votuesit e Trump.

Me zgjedhjet e radhës në prag, sondazhet duket se po rikthejnë në skenë një lloj dezha vy-je. Donald Trump po sulmohet nga të gjitha anët si “kalorësi i errët”. Por këtë vit ka disa prova të qarta, se përse sondazhet dhe media mund të jenë sërish në rrugë të gabuar, ose po i paraqesin keq shifrat.

Anketuesit bien dakord për një gjë:votuesit në zonat rurale janë mjaft të vështirë për t’u arritur për të kryer sondazhe me ta. Dhe shpjegimi është i vetëkuptueshme. Punonjësit amerikanë “jakë blu”, ose të “mjerët” siç etiketohen nga demokratët janë ende në punë.

Amerikanët e zonave urbane, punonjësit e qeverisë dhe shkollave ​​publike janë me leje me pagesë për shkak të epidemisë së Covid. Një në katër amerikanë, punon për qeverinë ose shkollat e të gjitha niveleve. Ata mund të mbi-përfaqësohen në sondazhe.

Votuesit e Bajdenit, kryesisht në zonat urbane, janë sërish në shtëpi; duke iu përgjigjur telefonit, dhe duke qenë të gatshëm të shtrembërojnë kurbën e sondazhit. Nëse karantinat në zonat urbane janë një komplot për të dëmtuar Trumpin, kjo mund të ketë një efekt të kundërt në kampuset universitare.

Të rinjtë e kësaj moshe, janë zakonisht me prirje liberale, por apatikë në raport me proceset zgjedhore. Me shkollën që ka një ndërprerje për një kohë pacaktuar, kampuset nuk do të kenë këtë vit shumë votues që mund t`a hedhin votën në favor të dyshes Bajden/Herris.

Ndërkohë që nga mesi i shekullit XX, afro-amerikanët kanë qenë të prirur të votonin për demokratët; si për ironi partia e skllavërisë. Diçka ka ndryshuar këtë vit. Zezakët po vetë-deklarohen si të pavarur në një numër të konsiderueshëm, një lajm ky jo i mirë për liberalët dhe demokratët.

Këtu nuk ndihmoi as qëndrimi mbrojtës i Bajdenit ndaj zezakëve. Ndërkohë, as shenjat e tjera nuk janë të mira. 27 republikanë zezakë po garojnë këtë vit për në Kongres. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm amerikanësh të zakonshëm, sidomos ata që jetojnë afër qyteteve, nuk do të denjonin të tregonin hapur mbështetjen për Trump. Ata nuk mbajnë asnjë poster në oborrin e shtëpisë së tyre apo në parakolpin e makinës, pasi kjo do t’i vinte në shënjestër të banditëve liberalë, lëvizjes “Black Lives Matters” dhe aktivistëve të ANTIFA- që tashmë janë derdhur rrugëve të SHBA-së.

LEXO EDHE:  FOTOT-Modelja i lë pak vend imagjinatës/ Ndez Instagramin me pozat me bikini

LEXO EDHE:  Bjondina që po çmend ndjekësit/ Fotot më provokuese të Amanda Elise Lee

Votuesit e ndrojtur të Trumpit, po ruajnë një profil të ulët, ndërsa “kultura e anulimit” po vijon të lulëzojë, pasi demokratët e dinë se trazirat në shtetet e tyre nuk do të shuhen shumë shpejt. Nuk ka ndonjë metrikë përveç votës, për të numëruar mbështetësit e heshtur të Trump.

Hakmarrja më e mirë është një fitore. Sondazhet politike amerikane, janë më të pandershmet në botë. Asnjëherë nuk na është thënë se sa telefonata duhet të bëhen për të marrë një përgjigje, dhe nuk ka as ndonjë mënyrë për të vlerësuar ndershmërinë e të anketuarve, demokratëve, republikanëve apo të pavarurve.

Kur nuk dimë numrin e atyre që refuzojnë të përgjigjen, dimë edhe më pak për apatinë apo armiqësinë e plotë ndaj vetë sondazheve. Faktet e harruara konsiderohen shumë rrallë. Censorët e mediave urbane, nga të cilat industria e sondazheve është një nëngrup, tani përfshijnë Komisionin e Debatit Presidencial dhe perandoritë dot.com.

“Big Brother” është qartësisht një demokrat urban. Është një bast shumë i sigurt, që të njëjtët njerëz që do të guxojnë të votojnë atë ditë Trumpin, mund të mos jenë të gatshëm të flasin, ose të jenë të sinqertë me një anketues urban. Në fakt, sondazhet popullore në mbarë vendin janë të kota, pasi një president zgjidhet shtet më shtet përmes Kolegjit Zgjedhor.

Demokracia e vërtetë funksionon sipas rregullave. Shumica e sondazheve kryesore, lidhen me një ose më shumë media. Mediat partiake po shesin profeci dhe jo ​​parashikime. Ndër shumë gjëra të tjera, në fillim të muajit tjetër është mençuria e turmave./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista/ Rasmusen: Si Perëndimi duhet t’i kundërvihet fushatave dezinformuese të Kinës dhe Rusisë

Publikuar

-

Nga

Intervista/ Rasmusen: Si Perëndimi duhet t’i kundërvihet fushatave dezinformuese të Kinës dhe Rusisë

“Bush Center”

Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i Danimarkës nga 2001 në 2009. Në fund të tij vitit u bë Sekretar i Përgjithshëm i NATO, detyrë që e mbajti deri në vitin 2014. Ai tani është “Rasmussen Global” dhe një anëtar i bordit të “Aleancës së Demokracive”, një organizatë me seli në Kopenhagen, që ai e themeloi në vitin 2017 për të promovuar demokracinë dhe tregjet e lira. Në këtë intervistë ai flet për sfidën që kanë krijuar fushatat dezinformuese ndaj demokracive, mënyrat përmes të cilave konsumatorët mund të zbulojnë lajmet e rreme, dhe nevojën që demokracitë perëndimore të dominojnë mbi Kinën në zhvillimin e teknologjive si krijimi i rrjeteve 5G. Ai ka bindjen se teknologjitë e reja mund të ndihmojnë në forcimin e demokracive.

Cilat i shihni si kërcënimet më të mëdha nga dezinformimi për sa i përket zgjedhjeve, si në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë? Dhe nga vjen ky dezinformim?

Unë e konsideroj dezinformimin si një lloj të ri lufte. Ai vjen nga shumë burime. Lojtari i parë në këtë fushë ishte Rusia, por ne kemi parë ta përdorin këtë edhe qeveri të tjera autokratike. Gjatë pandemisë së Covid-19, kemi parë një rritje të fushatave dezinformuese nga ana e Kinës. Dhe kështu kanë vepruar edhe Koreja e Veriut, Irani dhe Venezuela. Besoj se fushatat e dezinformimit do të jenë një sfidë kryesore për shoqëritë e lira në vitet e ardhshme.

Më konkretisht për Evropën, çfarë po shihni në drejtim të dezinformimit në vende si Polonia, Hungaria ose vendet baltike, të cilat padyshim që e shqetësojnë shumë Danimarkën dhe Evropën më gjerë?

Ne kemi parë përpjekje për të manipuluar fushatat zgjedhore dhe referendumet në të gjithë Evropën. Unë nuk mendoj se ndonjë shoqëri, është 100 për qind e mbrojtur nga përpjekjet për të bërë ndaj saj fushata dezinformimi. Ne e pamë këtë gjatë referendumit për Brexit në Britani, në të ashtuquajturin ”referendumin e Katalonjës” në Spanjë.

E pamë edhe në Maqedoninë e Veriut, që mbajti një referendum për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit të saj me Greqinë. Ne e pamë edhe në Itali, vend që tashmë është një shoqëri shumë pro-ruse. Aty Rusia u përpoq të polarizonte ligjërimin publik dhe debatet politike, me synim forcimin e partive ekstremiste në Itali, dhe patën sukses.

“Aleanca për Demokracitë”, ka folur rreth asaj se si disa aktorë vendas po përdorin një “Manual dezinformimi ndërkufitar”, për të krijuar dhe theksuar të çarat në shoqëritë autoritare dhe demokratike. Çfarë është ky manual? Dhe si mund të reagojnë më mirë demokracitë?

Ne kemi parë që aktorët vendas, po përdorin të njëjtat mjete si aktorët shtetërorë, siç është Rusia. Ata po tentojnë të polarizojnë debatin e brendshëm para zgjedhjeve, me qëllim që të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Dhe si t’i kundërvihemi këtyre përpjekjeve për të garantuar një proces demokratik të lirë dhe të drejtë? Duhet të përdorim shumë mjete. Së pari, të rrisim ndërgjegjësimin, në mënyrë që publiku të jetë i vetëdijshëm për rrezikun e fushatave dezinformuese. Sa më shumë vetëdije, aq më rezistent do të jetë elektorati.

Ne duhet të krijojmë ato që unë i quaj “task-forcat zgjedhore”, për të monitoruar fushatat zgjedhore. Komisioni Transatlantik i Organizatës sonë për Integritetin e Zgjedhjeve ka vendosur grupe të posaçme, për shembull në Ukrainë dhe vende të tjera, për të monitoruar fushatën zgjedhore, dhe gjurmuar fushatat dezinformuese.

LEXO EDHE:  FOTOT-Modelja bombastike amerikane “pushton” Instagramin me fotot seksi

LEXO EDHE:  “Nuk dua të shtrohem”/ Mjekja e familjes tregon telefonatën me pacientin që u hodh tek Shefqet Ndroqi

Kompanitë e teknologjisë duhet të angazhohen për zhvillimin e mjeteve inovative për të zbuluar jo vetëm lajme të rreme, por edhe fushatat e dezinformimit. Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për t’iu kundërvënë narrativave të rreme. Ne duhet t’i kundërvihemi dezinformimit, duke krijuar për shembull media alternative.

Unë u kam rekomanduar shteteve baltike, që të krijojnë media rusisht-folëse për të kundërshtuar dezinformimin që vjen nga Rusia. Mjeti më efikas do të ishte që udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike të rrisin besueshmërinë e tyre, duke realizuar vërtet atë që u kanë premtuar votuesve gjatë fushatës zgjedhore.

Çfarë mund të mësojmë nga pandemia në këtë aspekt?

Kina ka qenë mjaft e sofistikuar në përdorimin e pandemisë si një lloj maskimi për një fushatë të vërtetë dezinformimi. Të gjithë e dimë që Covid-19 e ka origjinën në Kinë, por ajo është përpjekur të përfitojë nga kjo tragjedi, duke përdorur “diplomacinë shëndetësore”.

Kinezët kanë ndihmuar vendet e pambrojtura me pajisje mjekësore dhe mënyra të tjera, për

të ndryshuar narrativën në një histori më pozitive rreth Kinës që rifiton shpejt kontrollin e situatës. Pekini ndihmoi vendet e prekshme evropiane si Italia. Ata gjithashtu kanë ndihmuar vendet në Ballkan, duke fituar mjaft popullaritet atje. Ndërkohë janë përpjekur të përhapin lajme të rreme në lidhje me angazhimin amerikan në përhapjen e këtij virusi.

Çfarë mund të bëjnë konsumatorët e informacionit për të mësuar më shumë rreth besueshmërisë së informacionit?

Ne duhet t’ia fillojmë me shkollat. Kur unë shkoja dikur në shkollë, na mësonin se si të shihnim me sy kritik reklamat tradicionale, për të parë se çfarë fshihet pas tyre. Ne duhet

të bëjmë saktësisht të njëjtën gjë edhe sot:t’i mësojmë fëmijët tanë se si të bëjnë dallimin midis informacionit të vërtetë dhe informacionit të rremë. Ne duhet të stimulojmë një qasje kritike ndaj gjithçkaje që lexojmë dhe dëgjojmë.

Çfarë ndikimi ka të ngjarë të kenë Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e tjera të reja mbi demokracitë në botë?

Në thelb, teknologjia e re është një hap i madh përpara për të forcuar demokracitë. Teknologjia e re e informacionit dhe komunikimit, përfshirë mediat sociale, i kanë bërë demokracitë tona edhe më demokratike. Si qytetarë, ne kemi të gjithë shansin të komunikojnë direkt me njerëzit tanë, pa filtrat që jemi mësuar me mediat tradicionale.

Sigurisht, ato ngrenë shumë sfida të reja që po diskutohen. Por në vend se ta shohim teknologjinë e re si një problem, ne duhet ta përdorim atë si një zgjidhje për problemin. Ne duhet të përdorim teknologjinë e re për t’iu kundërvënë dezinformimit. Dhe kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale, është e rëndësishme që shoqëritë e lira të botës të vendosin norma dhe standarde ndërkombëtare që lejojnë mbrojtjen e të drejtave individuale dhe mbrojtjen e privatësisë.

Ne nuk mund ta pranojmë qasjen kineze, ku ata e përdorin inteligjencën artificiale për të forcuar mbikëqyrjen e tyre mbi njerëzit. Kjo është arsyeja pse SHBA dhe Evropa duhet të bashkëpunojnë. Këto të fundit kanë një interes jetik për të investuar shuma të mëdha parash, për t’u siguruar që të jemi ne që po e fitojmë këtë garë teknologjike dhe jo kinezët./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE