Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Një mënyrë për ta respektuar tamam Armand Shkullakun

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Një mënyrë për ta respektuar tamam Armand Shkullakun

Publikuar

-

Nga Astrit Patozi/ Një mënyrë për ta respektuar tamam Armand Shkullakun

Më pëlqen shumë ky debati i Edi Ramës me Shkullakun, sepse më ngjan si një ballafaqim i kulturuar mes dy kandidatëve për kryeministër në një vend normal.

Ku minimalisht mungojnë epitetet vemje, artist, vrasës, gjumash, palaço, hajdut, i droguar etj, me të cilat tashmë na është mësuar veshi, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Për Shkullakun e dimë me siguri që nuk do të bëhet kryeministër, sepse as nuk do, por ndoshta as nuk mundet dot.

Edhe Edi Rama bën mirë të mos jetë pas 25 prillit, megjithë është kaq shumë i dëshiruar për të qëndruar, qoftë edhe duke u kacavjerrur.

LEXO EDHE:  Durrësi “vishet” blu/Patozi zbulon arsyen: Pse zgjodhëm këtë qytet

Kështu do t’i kishte respektuar tamam, jo vetëm Armand Shkullakun si kundërshtar dhe debatin e humbur për inceneratorët, por sidomos publikun, që është stërlodhur duke e ndjekur prej shumë vitesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Unë nuk jam më Charlie Hebdo, sepse ky nuk është misioni i medias!

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia

* Në Francë dhe jo vetëm, media dhe opinioni për merren me ngjarjen e rëndë, atë të vrasjes makabre të një mësuesi, i cili kishte treguar në klasë disa karikatura të Profetit Muhamed. Padyshim që vrasjen e kanë dënuar të gjithë, përveç ekstremistëve radikalë që nuk e konsiderojnë vrasjen krim.
Ngjarja ngjalli debat edhe në Shqipëri.

Unë personalisht besoj, sipas mënyrës time, por nuk shkoj as në kishë as në xhami, sepse mendoj se as hoxha dhe as prifti nuk janë të dërguarit e Zotit, por ca nëpunës të institucioneve fetare. E thashë këtë për tu zhveshuar nga çdo njëanshmëri në gjykim. Për këtë arsye unë mendoj se luftrat, vrasjet, grindjet dhe konfliktet në emër të fesë janë një idjotësi. Por njerëzimi ky është, nuk e ndryshojmë dot, por vetëm duhet ta menaxhojmë “bombën” që mund të shkaktojë feja.

Në këtë këndvështrim, pasi të dënojmë me gjithë forcë krimet, ne edhe duhet të pyesim: Po media, përse dreqin i fryn këtij zjarri? Të bësh një karikaturë të Muhamedit, ç’lidhje ka kjo me lirinë e medias? Çfarë dobie ka kjo për publikun, mbi të gjitha? Media e kërkon lirinë e saj, së pari, kur ia cënon pushteti, opozitë e të cilit duhet të jetë. Po mësuesi ç’dreqin do që në orën e gjeografisë u tregon nxënësve karikaturat e Muhamedit? Edhe kjo në emër të Lirisë? Të kujt lirie? Çfarë lidhjeje ka kjo me shkollën? Pasi, në Francë njerëzit dolën në protesta duke thënë se “shkolla jonë nuk dorëzohet”. Kujt nuk i dorëzohet?

Cili është armiku?

A mos vallë armiku është media dhe individi që kërkojnë patjetër sensacion dhe audiencë, duke e gjetur atë edhe në gjërat më banale siç është një karikaturë, por që bën zhurmë dhe dëme sa një bombë atomike? Dhe e bëjnë këtë, me vetëdijen e plotë për pasojat. Dhe kur bomba shpërthen, fshihet pas lirisë.
Shoqëria franceze është e mbushur me probleme, së e gjithë Europa bashkë, për shkak të multikulturalizmit, një kosto që po e merr për shkak të pranisë së shtetasve nga vendet që Franca i ka shfrytëzuar e shfrytëzon si koloni.

LEXO EDHE:  Durrësi “vishet” blu/Patozi zbulon arsyen: Pse zgjodhëm këtë qytet

LEXO EDHE:  Vasili jep alarmin/ “Shteti po qeveriset nga mafia”

Media ka plot probleme që mund të trajtojë, pa e trazuar këtë kazan që zjen e shpërthen herë pas here, edhe për një karikaturë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ligji i luftës, Greqia dhe kryeministri i Shqipërisë në mes…

Publikuar

-

Nga

Ligji i luftës, Greqia dhe kryeministri i Shqipërisë në mes…

Nga Luan Rama

Prej padijes nuk ma do mendja sepse nuk është aq i paditur, por me gjasë më shumë se sa prej servilizmit, prej një protagonizmi naiv e pa asnjë vlerë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka bërë edhe një gafë tjetër në morinë e shumë të tillave, e cila ma do mendja nuk është vetëm një gafë gjuhësore, sado që edhe po të jetë e tillë, pra vetëm një gafë gjuhësore, na vjen si dëshmi e një deformimi gjithësesi të paneglizhueshëm në formimin e Kryeministrit.

Por nuk është një gafë gjuhësore vetëm. Madje si e tillë do të ishte e fundit në rend.

Në vlerësimin tim është një koncept, është një mendim, është një qëndrim i gabuar.

Ai, me anë të një statusi në instagram, për të na mbushur mendjen se ia ka dalë të pranverizojë marrëdhëniet me shtetin helen pas një klime jo fort normale si pasojë jo vetëm e moszgjidhjes së çështjes së kufirit detar midis dy vendeve, pasi na bën me dije se bashkë me ministrin e jashtëm të Greqisë fqinje kanë rënë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare, nënvizon edhe se, citoj: “ … jemi më afër se asnjëherë heqjes së ligjit të luftës”.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë duhet ta dijë se Shqipëria në asnjë kohë, që prej kur është në këto troje e më vonë që prej kur është bërë shtet, nuk ka patur dhe as ka ndonjë ligj lufte me Greqinë, siç le të nënkuptuar përdorimi i pavend i i foljes “jam”, në mumrin shumës, në mënyrën dëftore dhe në kohën e tashme, në formën “jemi”, pra kupto: “ ne jemi më afër se asnjëherë heqjes së ligjit të luftës”.

Ligji i luftës është një atavizëm i kohës kur fashizmi në Greqi nuk ishte më pak fashizëm nga ai që pushtoi Shqipërinë dhe prej Shqipërisë sulmoi edhe Greqinë.

Si i tillë, ai është një problem i qeverisë helene. Dhe nëse ajo qeveri është realisht më afër se kurrë më parë heqjes së ligjit absurd të luftës me Shqipërinë, ky është një lajm shumë i mirë, që pikësëpari i bën nder Greqisë mike dhe reputacionit e imazhit të saj jo vetëm në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe më gjerë ndërkombëtarisht, pasi fshin nga arkivat e diplomacisë e të politikës një absurd, ku qëndron ende si shenjë turpi.

Ndaj, nëse zoti ministër i jashtëm i Greqisë ia ka thënë këtë lajm zotit Kryeministër të Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë nuk duhej të shkruante “jemi më afër se asnjëherë”, sepse në mbajtjen e atij ligji ende në fuqi ne nuk jemi, ç’ka për rrjedhojë logjike, nuk ka se si e as se pse të jemi edhe bashkautorë të heqjes, meqë kështu ia ka qefi Kryeministrit e na thotë: “jemi më afër se asnjëherë heqjes…”.

LEXO EDHE:  Vasili jep alarmin/ “Shteti po qeveriset nga mafia”

LEXO EDHE:  “Banda Rama, Basha, Meta”/ Murrizi masakron klasën politike

Unë e çmoj shumë qëndrimin e Profesor Ksenofon Krisafit, njërit prej specialistëve më të mirë shqiptarë të të drejtës ndërkombëtare, kur thotë se pala shqiptare nuk duhet të përzihet fare në procesin e heqjes së ligjit të luftës nga Greqia, pasi është një akt unilateral që i takon palës greke dhe është në nderin e saj.

Për rrjedhojë, mund ta këshilloj me shumë modesti edhe Kryeministrin e Shqipërisë, që jo vetëm të njohë, të mësojë, të vlerësojë e të respektojë më shumë mendimin e profesorëve dhe diplomatëve tanë të nderuar, por edhe të frenojë gjuhën e të mos shprehet si t’i teket për çështje që nuk janë vetëm të tijat, dhe që krijojnë më sëpaku keqkuptime dhe deformime në qëndrime që nuk lejojnë e as pranojnë ekuivok.

Në këtë kontekst, po ja shpjegoj edhe një herë pa asnjë drojë se mund të lodhem kryeministrit, se togfjalëshi “akt unilateral” nuk është i barazvlefshëm me togfjalëshin “akt bilateral”.

Akt unilateral ka kuptimin e veprimit të njëanshëm, ndërsa akt bilateral ka kuptimin veprim i dyanshëm.

E për sa kohë, shpallja e ligjit të luftës nga ana e Greqisë me Shqipërinë ka qenë një veprim i njëanshëm, pra një akt unilateral dhe jo një akt bilateral, pa asnjë kontribut apo implikim nga ana e Shqipërisë, edhe heqja apo shfuqizimi i atij ligji, është detyrim dhe përgjegjësi e njëanshme e Greqisë.

Ndaj për rrjedhojë, nuk duhej e nuk duhet përdorur asnjëherë folja “jemi” që gjithmonë ka kuptimin ne jemi.

Në ligjin e luftës së Greqisë me Shqipërinë, ne as kemi qenë, as nuk jemi, as do të jemi!

Nuk jemi ne në gjendje lufte. Është Greqia shpallëse e gjendjes se luftes. Nuk jemi ne palë e situatës. Është Greqia përgjegjës.

Greqia e ka hequr pergjysmë gjendjen e luftës me Shqipërinë me nje vendim të qeverisë Papandreu tridhjetë e ca vjet më parë, por që mbetet ende gjysmak për sa kohë nuk ka kaluar në Vouli, pra në parlamentin helen.

Greqia do të duhej ta kishte hequr formalisht me kohë atë ligj, e nëse realisht ajo është më afër se kurrë heqjes së tij, siç bën zëdhënësin Kryeministri i Shqipërisë, do të bënte shumë mirë ta hiqte realisht dhe përfundimisht sa më parë.

Por kjo nuk i jep asnjë të drejtë bashkautorësie Kryeministrit të Shqipërisë, protagonizmi i të cilit është krejtësisht spekulativ dhe i pavend, për të mos thënë edhe provokativ.

Për çështjen e ligjit të luftës nuk mund të shkruhet dhe as të flitet me “jemi”. Ka të tjera çështje mes dy vendeve tona për të cilat mund e duhet të përdorim foljen në shumës “jemi”, sepse ne kemi edhe përgjegjësi, edhe detyrim për zgjidhjen e tyre.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Heronjtë e harruar të qytetit tim

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja/ Koliqi dhe Camaj do qeshinin po të ishin gjallë

1) Vitet e fundit, qyteti im është shpesh objekt i kronikave të krimit. Televizionet sikur vrapojnë të shpallin mandate, autorët e krimit, viktimat në rrugë etj. Ky është pjesë e këtij grupi, ky i grupit tjetër. Hakmarrja e radhës, vrasje e porositur etj. Megjithëse është qyteti i një plejade artistësh apo intelektualësh deri me shkenctarë në fushën e bujqësisë. Ka patur dikur një nga Institutet më në zë të vendit, me kotribut amerikan. Madje kujtoj se si një intelektual me emrin Vladimir Bano, luftoi me nerva e plot argumenta që ky objekt të ruhej, të mos jepej kurkund, të bëhej Universitet. Dhe ishte mëse e logjikshme, jemi hambari i Ballkanit. Po kujt i fliste…, ata që janë anëtarësia, janë një kontigjent që të mbysim me urrejtje dhe jo me argumenta. Mund të kesh flori në duar, por duart e kujt janë?

2) Vitet e socializmit e dërrmuan deri diku Lushnjen e vjetër. Kjo në moton e ndërtimit me kontribut dhe njeriut të ri, apo qytetit të ri. Në demokraci u përvëluam nga fondacionet dhe ligji 7501, ku nuk mbeti kamarier a shitës pa u bërë pronar. Një reformë agrare e dytë aq sa ka futur në konflikt gjithkënd me ata që ka përreth. U përvëluam edhe nga letrat e me vlerë, ku ndërrmarrjet i blenë njerëzit më pa vlerë. Kurse kulturës i është dashur të mbijetoj, duke kontribuar me shpenzimet e xhepit, ashtu si thuajse 99.99% e autorëve në gjithë Shqipërinë. Them se pikërisht këta mëtonjës janë edhe heronjtë. Kam parasysh edhe veten se si në një përgatitje shfaqeje, vjen një grup të fortësh dhe më marrin orkestrën. Jo që nuk më pyetën, por as që m’i hodhën sytë. Ishin kohë të vështira post 97-ta. Kultura ime apo e një regjisori si Haxhi Rama, nuk u hynte në punë të fortëve.

3) Herojtë e kulturës, shkencës, bujqësisë janë sot statuja të harruara. Megjithëse në kapërcyell etapash kanë luajtur rol të madh. Në shkurt të vitit 1991, një shkrimtar me emrin Halil Jaçellari, i shkruan nga Lushnja një letër të hapur Ramiz Alisë. Mund të ketë qënë një nga letrat më të guximshme dhe që luajti një rol të fuqishëm në jetën e vendit, gazeta Republika u shit e gjitha e në një kohë rekord. Sot këtë material nuk e gjen të ekspozuar gjëkundi. Të paktën Muzeu i Qytetit duhet ta disponoj. Me domosdo. Eshtë hstoria e tij. Për më tepër që u shkruajt aty. Por vite më parë, konformizmin a shabllonitetit e kohës, e kishte trazuar edhe një intelektual tjetër, poeti Faslli Haliti. Me poemën Dielli dhe rrëkerat 1972. Kur bisedon me një palë e quajnë poetin të majtë, një palë tjetër të djathtë etj. Në fakt Faslliu nuk ishte as njëri dhe as tjetri, për arsyen e thjesht, prirja a vokacioni shpirtëror. Ishte thjesh poeti. Dhe normalisht kontraversi me sistemet, është fryma magjike ajo që e bën këtë diferencë. Eshtë poetllëku.

4) Heronjtë e harruar janë me shumicë, megjithatë janë mundur nga anëtarët e partive. Kjo është më se normale kur ke rënë poshtë. Kur të del nami me grupet. Për më tepër kur të gjithë forumet si nga e majta dhe djathta, kanë urrejtje për krijuesit. Njohin vetëm një logjike, o me ne, o kundërshtar. Megjithëse vet këta, i kishin kapërcyer me kohë këto barriera. Madje kuvendonin gjatë në kafene. Njihet fakti se si një inxhinjer poet si Vasil Bozo, u jepte strehë shkrimtarëve të persekutuar si Sherif Bali apo Baki Nezha. Apo shkrimtari Fatbardh Rustemi i jepte post një poetit të deglasuar si Sherif Bali. Apo një shkrimtari të ri si Ilir Levonja, t’i ofronte një post drejtori në një shkollë fshati. Apo një arsimtar i urtë si Bilbil Cami aplikonte fondacioneve për ca mure tulle që t’i bënin një shtëpi poetit Sherif Bali.

LEXO EDHE:  “Banda Rama, Basha, Meta”/ Murrizi masakron klasën politike

LEXO EDHE:  Listat e deputetëve të PD/ Rama tallet keq me Bashën

5) A mundet sot heronjtë e harruar të kenë sikur nga një degë gështenje a bredhi si postrehë. Ky apel i drejtohet atyre që militojnë në kulturë, pushtetit lokal, këshillit bashkiak. Mblidhini këto bulëza vese me fushë e Darsi, se është historia jonë e vërtetë. Mos e lini vetëm Vaçen. Presin të gjallë e të ikur, se nuk ma nxë goja të them të vdekurit. Nuk ka poet më autokton, më me sharm Myzeqeje se Faslli Haliti. Nuk ka tregimtar a romancier më me sharm Myzeqeje se Halil Jaçellari, sikur një tregim t’i përmendësh, Beun e Karatoprakut. Nuk harroj një bisedë me Ilia Shytin, e kam shkruar. E trishtonte fakti që një rrugë e kalldrëmtë nuk ekzistonte më. Po ashtu një kolipse kaba. Megjithatë nuk i kemi dhënë një pëllëmbë truall. Vath Koreshi, romancier, kineast, nuk e ka një pëllëmbë truall.  Kur e shoh në ëndërr nuk i justifikohem dot. Mos i kërkoni heronjtë në arshiva. Një vend u jepni. Një sallon në Bibliotekën tuaj. Që të keni se çfarë u tregoni vizitorëve. Ndërkohë hidhni themelet e historisë tuaj. Se janë shumë ata. Dhe i dua të gjithë.

LEXO TE PLOTE