LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina mund të jetë gati këtë dimër

18 Tetor 2020, 17:07, Lifestyle CNA
Lajm i mirë nga Gjermania/ Vaksina mund të jetë gati

Me ardhjen e vjeshtës duket se shifrat e Covid-19 kanë ardhur duke u shtuar, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga ekspertët shëndetësorë.

E gjithë bota është ?në luftë? me virusin e padukshëm që po vijon të përhapet me shpejtësi, megjithëse studimet raportojnë se ka një numër më të ulët viktimash në raport me infektimet.

Disa shtete kanë urdhëruar që maskat të mbahen në mënyrë të detyrueshme edhe në rrugë, ndërkohë që laboratoret po punojnë për gjetjen e një vaksine.

Ndonëse disa laboratore kanë pezulluar përkohësisht testimet e vaksinës, një lajm i mirë nga Gjermania.

Vaksina BNT162b2 e zhvilluar nga kompania farmaceutike Biontech ka përfunduar me sukses provat klinike dhe ka filluar prodhimin masiv. Biontech është duke pritur për kërkesën përfundimtare të lejes.

Rreth 37,000 pjesëmarrës janë përfshirë në studimin e Biontech, 28,000 prej të cilëve tashmë kanë marrë dozën e dytë.

Shefi i Biontech Ugur Sahin, tha në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, se vaksinat e para mund të fillojnë në dimer.

“Nëse të gjithë kalojnë vijën e finishit, ne do të kemi shumë vaksinë ,” tha Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn.

Biontech po planifikon të krijojë 100 milion doza vaksinimi këtë vit, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2021, ka planifikuar të krijojë 250 milion të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga