Connect with Us

Karabeci hedh Tiranën në gjyq, ja çfarë pretendon mesfushori

Sport

Karabeci hedh Tiranën në gjyq, ja çfarë pretendon mesfushori

Publikuar

-

Ndodhi ajo që pritej. Erando Karabeci padit klubin e Tiranës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve për mosrespektim të kontratës që ka pasur në sezonin e kaluar, por jo vetëm. “Panorama Sport” zbulon, se prej ditësh mesfushori 32- vjeçar ka depozituar në zyrën juridike kërkesën e tij, ndërsa ka paguar edhe shumën prej 1 milion lekësh të vjetër, që i hap rrugën zhvillimit të gjyqit.

Klubi i Tiranës është njoftuar nga DHZK për këtë ankesë të lojtarit, por çuditërisht nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në seancën e parë që është zhvilluar pak ditë më parë. Fillimisht DHZK bën një seancë ballafaqimi mes palëve për t’u dhënë shansin e marrëveshjes, por duke qenë se bardheblutë nuk kanë dërguar përfaqësues, kësisoj çështja do të kalojë direkt për gjykim, duke u marrë një vendim për pretendimet e lojtarit. Pra, do të vendoset nëse DHZK do të pranojë ose jo në mënyrë të plotë apo të pjesshme të gjitha pretendimet që ka Karabeci.

GJYQI

Burime në institucionin e futbollit i thanë dje gazetës, se Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve ka njoftuar palët se do të marrë një vendim më 23 tetor për padinë e Karabecit kundër klubit Tirana. Gjatë ditëve të  fundit mesfushori që tashmë është pjesë e Teutës, ka qenë disa herë në ambientet e FSHF-së, i shoqëruar nga avokati i tij.

Duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për atë që pretendon, tashmë futbollisti pret të mësojë vendimin e formës së prerë më 23 tetor. Pas vendimit që do të marrë DHZK, më pas palët kanë të drejtë të ankimojnë vetëm në Gjykatën Arbitrazhit Sportiv në Zvicër (KAS-i i Lozanës).

KONTRATA

Karabecit i skadoi kontrata me Tiranën pas përfundimit të sezonit 2019-2020 dhe më pas nuk pati një rinovim të marrëveshjes mes palëve. Mesfushori iku nga bardheblutë pas 11 vitesh, aty ku fitoi gjithçka dhe sakrifikoi jo pak, teksa pranoi të luante edhe në Kategorinë e Parë. Largimi erdhi pasi ngriti titullin kampion, me bardheblutë që nuk preknin këtë trofe që prej vitit 2009. Mësohet se lojtari ka biseduar disa herë me presidentin Halili për detyrimet e prapambetura, por mesa duket premtimi nga ana e klubit nuk është mbajtur dhe kjo ka detyruar Karabecin të padisë Tiranën.

karabeci tirana

Paga e tij mujore te bardheblutë ka qenë 6 milionë lekë të vjetër dhe tashmë ajo që pretendon futbollisti bëhet fjalë për një shumë të majme që ndoshta mund të shkojë deri në 100 milionë lekë të vjetër, por kjo mbetet për t’u parë. Ishkapiteni i 25 herë kampion, firmosi për Teutën në fillim të muajit shtator dhe tashmë do të nisë një aventurë të re në Durrës. “Djemtë e detit” janë ekipi i tretë në karrierën e mesfushorit të qendrës, pas Partizanit ku u formua si futbollist dhe luajti për tre sezone, si dhe Tiranës ku u aktivizua për më shumë se një dekadë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Milani nuk di të ndalet/ Mposht edhe Celtic, shënon Hague

Publikuar

-

Nga

Milan ka marrë një fitore më të lehtë sesa është pritur kundër Celtic. Skuadra e Milan ka fituar 1-3 në transferte kundër skuadrës skoceze, ‘Rossoneri’ vulosën fitoren e tyre në pjesën e parë, kur gjetën golin dy herë.

Ishte fillimisht Krunic ai që shënoi me kokë, pas asistimit të Samu Castillejo, atëherë kur luhej minuta e 14’. Brahim Diaz e çoi skuadrën më të qetë në dhomat e zhveshjes kur në minutën e 42’ shënoi pë 0:2.

Celtic provuan të kthehen në lojë me golin e Elyounoussi (76’), por kjo ishte krejt çfarë nikoqirët bënë. Shpresat e skocezëve u shuan në minutën e 92′ nga goli i Hague, i cili vulosi rezultatin final.

Milan kanë shënuar kështu 2+ gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 1964, pas 56 viteve. ‘Rossoneri’ e nisin kështu fazën e grupeve me tri pikë, kurse Celtic do të shpresojë për pikët e para në xhiron tjetër.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“El Clasico”, caktohet arbitri që do vendosë drejtësi

Publikuar

-

Nga

Është mësuar gjyqtari për ndeshjen më të madhe në botën e futbollit. Këtë të shtunë, Barcelona pret Real Madridin në ‘Camp Nou’, për ndeshjen spektakolare.

Është mësuar se Martinez Munuera do të jetë gjyqtari që ndanë drejtësinë në këtë takim. Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet me fillim nga ora 16:00.

Të dy skuadrat vijnë nga një formë jo e mirë në La Liga, kurse në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka shënuar fitore të thellë, përkundër Realit që pësoi nga Shakhtar Donetsk. Mbetet të shihet se kujt do t’i sjell më shumë fat Munuera.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Përmbysi rezultatin me golin e tij/ Kumbulla habit gazetarin pas ndeshjes: Ja kujt ja dedikoj

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka realizuar një debutim ëndrrash në Europa League. Në të parën ndeshje jashtë Italisë arrin të shënojë gol. I pari në Europë dhe i pari me fanellën e Romës për të. E vlera i shtohet edhe më shumë nga fakti se mban peshën e fitores, pasi ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që i dha 3 pikët e para në Europa League verdhekuqve.

Në një intervistë për “Sky Sport” pas përfundimit të ndeshjes, “heroi” Kumbulla ka rrëfyer emocionet e golit, si dhe është shprehur se kalimin nga Verona në një skuadër si Roma po e menaxhon mjaft mirë vetëm për shkak të klubit verdhekuq.

“Ishte një debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur me ekipin sesa me golin personal. Në pjesën e parë ata bënë më shumë presion, ne luftuam por kjo është normale në këtë fushë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll të lojës dhe më shumë shanse.

A jam ndjerë gati për kalimin te Roma? Kjo falë vetëm ekipit, trajnerit dhe stafit që më bëri të integrohem menjëherë: pa to nuk do të ishte e mundur. Golin ia dedikoj skuadrës, ne fituam në një fushë të vështirë”, ka thënë Marash Kumblla./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE