Connect with Us

Ish drejtoresha e Tatimeve me PS, “kryqëzon” Ramën/ Mos lejo askënd të vjedhë gjakun e shqiptarëve

Politikë

Ish drejtoresha e Tatimeve me PS, “kryqëzon” Ramën/ Mos lejo askënd të vjedhë gjakun e shqiptarëve

Publikuar

-

Ish drejtoresha e Tatimeve me PS, “kryqëzon” Ramën/ Mos lejo askënd të vjedhë gjakun e shqiptarëve

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me disa pyetje lidhur me Rafinerinë e Ballshit.

Shehaj ngre pyetjet nëse Ministria e Financave e ka informuar kryeministrin Rama se Kompania Përmbarimore, që ka zhvilluar ankandin për shitjen e Rafinerisë së Ballshit ka shkelur ligjin, duke hapur një ankand për një aset, që i përkiste shtetit.

Teksa rreshton pyetjet, Shahaj e fton kryeministrin që pasi të informohet nga institucionet përkatëse, të mos lejojë askënd të vjedhë gjakun dhe djersën e shqiptarëve.

“Kur para syve tanë konsumohet një dramë, që përfshin gra me sëmundje të pashërueshme e të tjera në gjendje katastrofale të lindin disa pyetje:
1. A ka informuar Ministra e Financave Kryeministrin se Administrata Tatimore është në një proces gjyqësor për pronësinë e Rafinerisë së Ballshit?
2. A ka informuar Ministria e Financave Kryeministrin se Kompania Përmbarimore, që ka zhvilluar ankandin për shitjen e Rafinerisë së Ballshit ka shkelur ligjin, duke hapur një ankand për një aset, që i përkiste shtetit, bllokuar për llogari të tij për shkak të borxheve të mëdha të mbartura në vite, si pasojë e keqmenaxhimit nga kompanitë?
3. A e di Kryeministri se Kompania Përmbarimore (për të cilën gazetarët dhe mediat duhet të hulumtojnë) ka shitur që në ankandin e parë, në shkelje flagrante të ligjit për ankandet Rafinerinë?
4. A e di Kryeministri se ankandi i parë dhe i vetëm është bërë me kompensim dhe jo me vlerë e ku shteti nuk ka marrë mbrapsht asnjë cent nga miliardat e borxheve të kompanive?
5. A e di Kryeministri se të vetmit përfitues të atij ankandi kanë qenë Banka dhe kompanitë, që kanë keqadministruar Rafinerinë?
E ftoj Kryeministrin e vendit, që pasi të informohet nga institucionet përkatëse, pasi të shohë edhe këtë foto drame të reagojë e të mos lejojë askënd të vjedhë gjakun dhe djersën e shqiptarëve”, shkruan Shehaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda shqiptare/Arrestohen 36 trafikantët, e pabesueshme ku e fshihnin drogën

LEXO EDHE:  Basha dhe Kryemadhi përplasen për protestën/ Secili në hallin dhe pazarin e vet

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Basha dhe Kryemadhi përplasen për protestën/ Secili në hallin dhe pazarin e vet

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda shqiptare/Arrestohen 36 trafikantët, e pabesueshme ku e fshihnin drogën

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Ja çfarë fshihet pas emërimit të Çuçit si ministër fuqiplotë pas gjendjes së jashtëzakonshme

LEXO EDHE:  Rama: Secili do të vendosë vetë për pensionin që do të marrë

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE