Connect with Us

Incidenti në Landfillin e Sharrës/ Zhupa: Rama e Veliaj po fshehin pronarët e inceneratorëve, nuk do na ndalin

Politikë

Incidenti në Landfillin e Sharrës/ Zhupa: Rama e Veliaj po fshehin pronarët e inceneratorëve, nuk do na ndalin

Publikuar

-

Incidenti në Landfillin e Sharrës/ Zhupa: Rama e Veliaj po fshehin pronarët e inceneratorëve, nuk do na ndalin

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas përplasjes me punonjësit e Landfillit të Sharës, të cilët nuk e lejuan atë dhe demokratin Belind Këlliçi, të bënin një kronikë për plehrat.

Zhupa tregon se pas këtij veprimi, ajo dhe Këlliçi ngritën një allëzim penal, ndërsa thotë se kjo ngjarje duket si një inskemin i drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

Demokratja ngre akuzat se Rama dhe Veliaj po mundohen me çdo kusht të fshihet e vërteta për të kuptuar se kush janë pronarët e këtyre inceneratorëve.

Ajo paralajmëron se qytetarët shqiptarë dhe të Tiranës do të informohen ditë pas dite me fakte dhe dokumenta pa u stepur, pa u trembur nga asnjë presion.

Bashkë me Belind Këlliçi denoncuam sot pasdite në drejtorinë e policisë Tiranë dhe në Komisariatin 6 Kombinat,  agresionin për të cilën ju u vutë në dijeni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm përpara “Landfillit të Sharrës”. Ne kemi marrë përsipër të transmetojmë fakte, pamje dhe ngjarje reale që lidhen me “Landfillin e Sharrës” dhe inceneratorin e Tiranës gjë për të cilën shumë media në Tiranë nuk marrin përsipër të informojnë publikun, por tjetërsojnë të vërtetën.

Me sa duket inskenimi i sotëm me agresion ndaj opozitës ishte i drejtuar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Rama dhe Veliaj mundohen me çdo kusht të fshihet e vërteta ndaj qytetarëve të Tiranës për të kuptuar se kush janë pronarët e këtyre inceneratorëve. Për të kuptuar se ku shkojnë taksat, milionat, eurot që merren nga taksat e qytetarëve për pronarë “noname” që nuk dihet se ku janë në parajsa fiskale.

Edi Rama dhe Erjon Veliaj mesa duket kanë frikë nga e vërteta që fshihet prapa këtyre inceneratorëve dhe bëjnë shumë mirë që kanë frikë sepse në mos sot, nesër, ata do të hetohen dhe do të marrin dënimin e merituar për shpërdorimin e 75 milionë eurove deri tani që ia japin pronarëve pa emër në parajsat fiskale sepse drejtësia shqiptare do të duhet t’i hetojë, në mos sot, nesër, të gjithë këtë aferë korruptive që ka përfshirë kupolën drejtuese të shtetit shqiptar dhe të Bashkisë Tiranë.

Qytetarët shqiptarë dhe të Tiranës do të informohen ditë pas dite me fakte dhe dokumenta pa u stepur, pa u trembur nga asnjë presion nga përfaqësuesit zyrtar të opozitës shqiptare. Ne do t’i qëndrojmë kauzës deri në fund për të informuar publikun mbi të vërtetat se ku shkojnë taksat e tyre”, shkruan Zhupa në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Zhupa denoncon shpërdorimin e parave/ “Veliaj shkatërron dhe ribën fasadën e ministrisë së Drejtësisë”

LEXO EDHE:  Aktorët ultimatum kryebashkiakut/ "Për Teatrin nuk ka negociata"

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Ish-ministri tallet me Ramën/ “Kjo është fiks drejtësia që duan”

LEXO EDHE:  Bilanci i 24 orëve të fundit/ Dy viktima dhe qindra raste të reja me Covid

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  Ish-ministri tallet me Ramën/ “Kjo është fiks drejtësia që duan”

LEXO EDHE:  Deputetja socialiste si bankomat/"Zhvat" universitetet dhe nxjerr gënjeshtrat e Ramës

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE