LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gropa e zezë është Rama, jo Uzina”/ Ish deputetet e PD takojnë gratë greviste në Ballsh

18 Tetor 2020, 09:58, Politikë CNA
“Gropa e zezë është Rama, jo Uzina”/ Ish deputetet e

Gratë greviste në Ballsh,janë vizituar nga ish-deputetet e PD, Orjola Pampuri dhe Dhurata Çupi, të cilat theksuan se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë.

Grevistet i bënë thirrje Ministres së Energjetikës që të reagojë për këtë situatë, pasi tashmë përveç pagave të pashlyera, familjet e tyre janë edhe në borxhe.

?Puset shqiptare nxjerrin naftë me tonelatë dhe kjo duhet të vijnë në uzinën tonë që edhe këta të rinj të mësojnë. Përderisa ne morëm këtë vendim, duam që të na ikin lotët nga sytë njëherë e përgjithmonë. Themelet i kemi hapur qëkur kemi qenë në shkollë të mesme dhe sot jam këtu për bukën e gojës. Kjo është e rëndë. Erdhëm këtu dhe u futëm pas asnjë lloj kontakti për familjarët. Punojmë me tre turne, pa ndërprerje dhe morëm këtë vendim. Shpresojmë të na dëgjojnë, jemi gra të shkolluara, të gjitha në këto këtu, sot mund të luajnë rolin e një inxhinieri?, tha një nga gratë në Ballsh.

?U kemi bërë thirrje të gjithëve dhe duam që të reagojnë për hallin tonë. Në çdo familje një person është i punësuar. Tani ne jemi dy vjet pa rroga, jo bukë që nuk kemi më, por jemi zhytur me borxhe?, u shpreh një tjetër.

Për Partinë Demokratike, çështja e pazgjidhur e pagave të prapambetura është një aferë korruptive, që e ka burimin tek qeveria.

?Juve nuk jua mban pagën një biznes, por jua mban pagën qeveria dhe Edi Rama, sepse asnjë biznes nuk guxon të mbaje pagën e punëtorëve, nëse nuk ka mbështetjen e qeverisë?.- u shpreh Dhurata Çupi.

? Edi Rama nuk e shikon realitetin këtu sepse ai po bën shoën e rradhës. Nesër me Partinë Demokratike në pushtet do të keni mbështetjen tonë?, i garantoi gratë greviste Orjola Pampuri.

Vendimi për të hyrë në grevë i grave të Uzinës së Ballshit erdhi 18 ditë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të grevistëve burra./CNA.al

Lajmet e fundit nga