Connect with Us

Gratë naftëtare në Ballsh prej katër ditësh në grevë, por ende asnjë zgjidhje nga qeveria

Sociale

Gratë naftëtare në Ballsh prej katër ditësh në grevë, por ende asnjë zgjidhje nga qeveria

Publikuar

-

Dita e 25-të e grevës së urisë/ Gratë naftëtare: Gati të dialogojmë me kryeministrin

Një prej grave naftetare, ka përfunduar sot në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Pasi mori ndihmën ne spitalin e Ballshit, ajo u kthye ne ambientet e grevës së urisë, ku po qëndrojnë prej 4 ditësh në kërkim të 26 pagave të prapambetura.

Grevistet janë vizituar nga ish-deputetet e Partisë Demokratike Oriola Pampuri dhe Dhurata Çupi, të cilat përsëritën edhe një herë mbështetjen e Partisë Demokratike për naftëtarët.

Dy deputetet e Partisë Demokratike bën përgjegjës kryeministrin e vendit Edi Rama, i cili sipas tyre, është personi që duhet të japë llogari për situatën e rëndë në Ballsh.

“Ne erdhëm t’ju takojmë direkt. Ju kemi parë, jetojmë me  shqetësimet tuaja. Janë zonjat në të gjithë Shqipërinë që përjetojnë shqetësimin tuaj. E dinë çdo të thotë të jetosh me djersën e ballit, e dinë çdo të thotë me ekonominë familjare. Të gjithë e kuptojnë se juve nuk ua mban pagën një biznes, por juve pagën ua mban qeveria dhe Edi Rama, sepse nuk guxon asnjë biznes të mbajë pagën e punonjësve, nëse nuk ka mbështetjen e qeverisë”, tha Dhurata Çupi.

“Unë e them me shpirt, ne jemi me ju. Ne zërin tuaj do ta ngremë për të gjitha problemet tuaja. Sot mundësia jonë është fjala, më vonë kur ne të jemi në pushtet, do të keni mbështetje”, tha Pampuri.

LEXO EDHE:  Basha nuk kursehet ndaj qeverisë/ Po saboton qëllimisht votën e diasporës

Gratë greviste në Ballsh sërish apeluan për ndihmë ndaj qeverisë shqiptare duke kërkuar zgjidhjen e problemeve të tyre. Naftëtarët prej ditësh vijojnë të palëkundur kauzën për marrjen e 26 pagave prapambetura në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, por deri më sot, nuk ka ende asnjë zgjidhje nga shteti shqiptar.

Gratë naftëtare u vizituan mbrëmë nga afër edhe nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ajo hodhi akuza ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama për gjendjen e vështirë, në të cilën ndodhen sot punëtorët e kësaj uzine./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Babai e dorëzoi në jetimore kur ishte foshnje/ Djali bashkohet me nënën pas 45 vitesh

Publikuar

-

Nga

Nënë e bir janë ribashkuar pas 45-vitesh. Në rubkrikën “Ka një mesazh për ty” tek e “E diela Shqiptare” është trajtuar rasti i Fatmirit i cili u nda nga nëna e tij Havaja që kur ishte foshnjë.

Gjatë emisionit u tregua historia e dhimbshme e Havasë dhe djalit të saj. Një ngjarje e tmerrshme çoi në ndarjen e prindërve biologjikë të Fatmirit, Reshitit dhe Havasë. Babai e mori foshnjën nga nga nëna biologjike dhe nga pamundësia për t’a rritur e dorëzoi në jetimore.
Edhe pse krijoi familje të re, Havaja e kerkoi por nuk mundi dot t’a gjente vogëlushin e saj. I’a morën tre muajsh dhe e gjeti 45 vjeç.

Fati deshi që nënë e bir të ribashkoheshin si në historitë nëpër filma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nëntori i surprizave/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat në ditën e parë të nëntorit

Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira deri mesatare këto më të perqëndruara ditën e martë.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.

LEXO EDHE:  “Duhet paketë e tretë ekonomike”/ Si mund të ndihmojë qeveria biznesin

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave/ Jozefina Topalli bën apelin e fortë

Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Troket” zyrtarisht dimri/ Bora zbardh pikën turistike të Dardhës

Publikuar

-

Nga

“Troket” zyrtarisht dimri/ Bora zbardh pikën turistike të Dardhës

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe dëborën e parë në qarkun juglindor të vendit.

Reshjet e para kanë nisur mbrëmjen e djeshme duke zbardhur fshatin turistik të Dardhës. Në majën e Bigllës trashësia e dëborës arriti deri në 2 cm.

Pika turistike e Dardhës ka pritur sot dhe një numër të konsiderueshëm vizitorësh të cilët kanë vërshuar drejt këtij destinacioni për të kaluar një ditë ndryshe larg zhurmës urbane.

Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve, nga reshjet u përfshinë edhe zona të tjera të juglindjes si Voskopoja dhe Qafa e Qarrit, por fatmirësisht nuk raportohet për probleme për shkak të intensitetit të ulët të reshjeve.

LEXO EDHE:  Deputeti socialist reagon sërish: Statusi im një këmbanë alarmi për qeverinë

LEXO EDHE:  Shëndetësia falas një mashtrim/Shqiptarët paguan 172 milionë euro për t’u kuruar

Ndërkohë për sa u përket drejtuesve të mjeteve që do t’i drejtohen sidomos Dardhës, ARRSH u bën thirrje të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat për t’u pajisur me goma dimërore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në qarkun Korçë ka pasur reshje dëbore në zonat malore në lartësinë mbi 1 100 m, shoqëruar me erë dhe temperatura të ulëta. Në rrugën e Dardhës km 5 -13, u punua për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës”, tha Autoriteti Rrugor Shqiptar./CNA.al

LEXO TE PLOTE