Connect with Us

Gracka e ndryshimeve kushtetuese bllokon dialogun

Kosova & Rajoni

Gracka e ndryshimeve kushtetuese bllokon dialogun

Publikuar

-

Gracka e ndryshimeve kushtetuese bllokon dialogun

Deklaratat e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe në Beograd, lidhur me çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kanë dykuptimësi, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike Agon Maliqi dhe Bekim Baliqi.

Lajçak gjatë qëndrimit në Prishtinë, më 15 tetor ka deklaruar se lidhur Asociacionin ekzistojnë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si dhe vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese, e cili ka thënë se Asociacioni duhet të formohet në përputhshmëri me vendimin e kësaj gjykate.

“Hapi i parë që duhet të diskutojmë është statuti dhe kjo është ajo çfarë presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Marrëveshja do të fillojë të zbatohet pas nënshkrimit”, ka thënë Lajçak në Prishtinë.

Por, në Beograd, po të njëjtën ditë, Lajçak kishte deklaruar se autoritetet e Kosovës i kanë thënë se do t’i përmbushin obligimet nga marrëveshjet në Bruksel, përfshirë edhe formimin e Asociacionit. Siç ka thënë ai, qëndrimi i BE-së është që Serbia dhe Kosova duhet të bisedojnë “për procese shumë të rëndësishme dhe se është e logjikshme që Kushtetuta të ndryshohet”.

“Për këtë askush nuk më tha se është e pamundur. Kushtetuta nuk është Bibël”, ka thënë Lajçak.

Dialogu në ngecje, ‘topi’ te BE-ja

Bekim Baliqi, profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat me dykuptimësi të Lajçakut janë kundërproduktive për vetë procesin e dialogut. Sipas tij, deklarata e Lajçkut në Beograd është një lloj ultimatumi për Prishtinën, por këtë nuk e bëri ndaj Beogradit.

“Pamë që palës serbe nuk i dha një lloj ultimatumi që edhe ata duhet ta ndryshojnë Kushtetutën. Pra, nëse Kushtetuta nuk qenka Bibël për ne, atëherë Kushtetuta nuk duhet të jetë Bibël as për Serbinë. Do të ishte gabim dhe jokorrekte që t’i kërkohet Kosovës që të bëjë një koncesion të radhës, gjë që do të mund të ishte pastaj fatale për vetë funksionimin e shtetit të Kosovës. Unë e kuptoj këtë si një lloj ultimatumi, ndaj të cilës, pala e Kosovës duhet të barrikadohet, e themi në kuptimin diplomatik, si dhe të përcjellë mesazhin se kompromise të tilla nuk janë të mirëseardhura në Kosovë”, theksoi Baliqi.

Analisti Agon Maliqi thotë për Radion Evropa e Lirë që pas deklaratave dykuptimëshe të Lajçakut dhe qëndrimeve të ngurta të të dyja palëve, të Kosovës dhe të Serbisë, lidhur me kompetencat e Asociacionit, topi tashmë mbetet te Bashkimi Evropian. Pa sqarimin e kësaj çështjeje, sipas tij, nuk do të ketë vazhdim të dialogut ndërmjet dy vendeve.

“Tani jemi në pikën e ngecjes dhe me gjasat më të mëdha që të vazhdojë status quo-ja, sepse nëse insistohet që të diskutohet me Serbinë për kompetencat e statutit (të Asociacionit) qysh tani, atëherë e shoh të vështirë pjesëmarrjen e Kosovës. Ndërsa, nëse insistohet që kjo punë të lihet për më vonë ose për në fund, atëherë Serbia e ka bërë të qartë që nuk është e interesuar që të vazhdojë. Kështu që, i mbetet arbitrit, në këtë rast BE-së, por edhe Francës dhe Gjermanisë mbi të gjitha, për ta çuar këtë çështje në nivel pak më të lartë politik”, theksoi Maliqi.

Veprimet e Serbisë për të fajësuar Kosovën

Të dy njohësit e zhvillimeve politike, vlerësojnë se insistimi i Serbisë që të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe deklaratat e Lajçakut për ndryshimet kushtetuese eventuale, janë grackë e cila çon drejt bllokimit të procesit të dialogut.

Profesor Baliqi shpreh mendimin që në rast se Kosova do të pranojë që të hyjë në, siç i quan ai, lojërat politike për ndryshimet kushtetuese, atëherë Dokumenti i Ahtisarit, i cili është në themelin e Kushtetutës së Kosovës, si dhe mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e vendit në vitin 2008, do të tejkalohet. Kjo sipas tij do të çonte në rishikimin e kornizës së deritashme të funksionimit të sistemit në Kosovë.

Serbia, deri vonë, nuk ka insistuar për Asociacionin fare. Pra, prej vitit 2015, çështja e Asociacionit ka qenë gati se tabu. Arsyeja pse Serbia po e ngritë këtë temë, është që të rritet presioni publik i opinionit publik në Kosovë, në mënyrë që të dështojë i gjithë ky proces dhe pastaj të hidhet faji te pala e Kosovës, se kinse nuk janë të gatshëm për kompromis dhe se nuk kanë me kë të merren vesh”, theksoi Baliqi.

LEXO EDHE:  Dialogu i Brukselit në rrugë “pa krye”

Edhe analisti Maliqi shpreh mendimin që kushtëzimi aktual i Serbisë për Asociacionin është vetëm përpjekje për ta frenuar dhe bllokuar dialogun, duke e ditur situatën e brendshme në Kosovë. Sipas tij, Serbia është e interesuar që dialogu të dështojë, por duke e kornizuar këtë si për faj të Kosovës.

“Prandaj, kjo është një bllokadë, të cilën Serbia e krijon në këtë moment. Së dyti, në dy-tri javët e fundit, paralelisht me këtë bllokadë politike të Serbisë, kemi parë një fushatë jashtëzakonisht aktive mediale dhe propagandistike të dezinformatave me burim nga Serbia dhe nga mediat me lidhje ruse, për ta tensionuar situatën brenda Kosovës dhe për ta thelluar polarizimin brenda Kosovës. Këtë unë e lexoj si përpjekje të Serbisë që së pari ta bllokojë dialogun në nivelin politik, duke vendosur kushte që janë të papranueshme dhe së dyti, që t’ia bëjë Kosovës pozitën negociuese sa më të vështirë, me synimin që dialogu do të shtyhet ose të vonohet dhe që kjo të bëhet për fajin e Kosovës”, theksoi Maliqi.

Analisti Maliqi ka shtuar që presioni eventual i BE-së ndaj Kosovës, do të jetë i pafrytshëm dhe si rezultat të vetëm mund të jetë destabilizimi i situatës politike dhe shkuarja në zgjedhje parlamentare të reja. Kjo sipas tij, do të rezultonte me krijimin e një qeverie të re të Kosovë, e cila do të kishte edhe më pak gatishmëri për të bashkëpunuar për dialog.

Por, megjithatë, siç thotë Maliqi, dialogu Kosovë-Serbi që zhvillohet në Bruksel, do të mbetet në pikën në të cilën është tani, deri pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbahen më 3 nëntor. Deri atëherë, të dy palët, Kosova dhe Serbia do të përpiqen t’i forcojnë pozicionet e veta.

Lidhur me deklaratat e Lajçakut, deri më tash ka reaguar vetëm kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se ajo që ka deklaruar Lajçak në Beograd, “absolutisht nuk është e vërtetë” dhe se ajo ia ka thënë të kundërtën, pra që për themelimin e Asociacionit “duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ndaj deklaratave të Lajçakut në Beograd, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, duke thënë që ndryshimi i Kushtetutës mund të rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve. Deri më tash, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, nuk ka bërë asnjë koment lidhur me deklaratat e Lajçakut.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit e këtij Asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se në 23 pika të marrëveshjes, parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se Asociacioni do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por pas arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Autoritetet e Beogradit, kanë insistuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet menjëherë dhe që kjo çështje të jetë temë për negocim në kuadër të dialogut aktual në Bruksel, gjë të cilën e kanë refuzuar autoritetet e Prishtinës.

Çka është Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një bashkësi që mbledh rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanica, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Beogradi dëshiron që përmes këtij organizmi, të rrisë edhe më shumë ndikimin e tij në Kosovë. Mirëpo, autoritetet kosovare kanë përsëritur disa herë që nuk do të pranojnë një Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Sipas Prishtinës, një bashkësi e tillë me kompetenca ekzekutive do t’i ngjasonte Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe do ta cenonte pavarësinë dhe sovranitetin e vendit./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rekord infektimesh/ Mbyllet sërish Greqia. Ja oraret kur ndalohet lëvizja

Publikuar

-

Nga

Rekord infektimesh/ Mbyllet sërish Greqia. Ja oraret kur ndalohet lëvizja

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Greqi, ka bërë që shteti fqinj të shkojë drejt izolimit sërish.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimin e lëvizjeve me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus.

Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.

“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca“, tha Mitsotakis.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Albin Kurti: Serbia po fiton gjithçka që synoi, Kosova asgjë

LEXO EDHE:  Shifra shetësuese në Kosovë/ Sa është numri i të prekurve nga Covid-19 në 24 orë

“Maska do të bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant. Virusi nuk të pret të të hajë tek dera, nëse do të më lejohej të flisja me zhargonin e të rinjve“, shtoi kreu i qeverisë greke.

Greqia shënoi sot 882 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme, ndërsa humbën jetën 15 persona. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit.

Daçiq ka marr besimin e plotë të deputetëve për të udhëhequr këtë institucion shtetëror, raporton b92.

Nga 226 deputetët e pranishëm në seancën konstituive, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it, gjersa 225 votuan pro.

Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA”, të cilët njoftuan më herët sot se nuk do të mbështesnin liderin Socialist, nuk morën pjesë në votim.

LEXO EDHE:  Milionat e evazionit, në xhepat e kompanive oligarkike

LEXO EDHE:  Drejtori i SHSKUK-së akuzon vartësin për falimentim të institucionin

Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit u bë me votim publik, pra me thirrje individuale të deputetëve. Ndryshe, Daçiq ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiq./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pandemia ua vë “drynin” mbi 750 bizneseve

Publikuar

-

Nga

Pandemia ua vë drynin mbi 750 bizneseve

Gjatë kohës së pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, janë mbyllur 761 biznese të cilat kanë pasur të punësuar 1,316 punëtorë në Kosovë.

Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi.

Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit dhe komunikimit dhe sektorë të tjerë.

Gjokaj: U mbyllëm për t’u hapur, por nuk arritëm

Një nga bizneset e mbyllura në sektorin e gastronomisë është ai i Emanuel Gjokajt. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Gjokaj thotë se ka qenë e pamundur të mbajë të hapur biznesin, pasi që kishte rënë qarkullimi.

Ai shton se lokali frekuentohej më së shumti nga punëtorët e organizatave të huaja që ishin me zyre afër lokalit, dhe këta punëtorë filluan të punojnë nga shtëpia, në këtë mënyrë edhe kërkesat për ushqim shënuan rënie.

“Kemi pasur një ‘Sandwich Bar’, ka qenë lokacioni i dytë që kishim hapur në shkurt të këtij viti. Por, në mars kur u përballëm me pandeminë dhe u bë mbyllja totale, ne u mbyllëm përkohësisht. Kemi filluar të punojmë pastaj në qershor, kur është bërë hapja e gastronomisë, por ishte e papërballueshme, kemi punuar me humbje dhe e kemi parë që nuk mund të vazhdojmë me atë ritëm dhe është dashur të bëhet mbyllje e përkohshme”, thotë Gjokaj.

Gjokaj thotë se mbylljen e lokalit e kishte menduar fillimisht të jetë përkohësisht, por siç thotë ai, me këtë situatë e cila po vazhdon me pandeminë, nuk ka shumë shpresë që lokali të rihapet.

Krasniqi: Numri i bizneseve të mbyllura, më shumë se 761

Por, numri i bizneseve të mbyllura po konsiderohet të jetë më i lartë nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Skender Krasniqi, drejtor në këtë organizate, thotë për Radion Evropa e Lirë se jo të gjitha bizneset të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre gjatë pandemisë, kanë filluar procedurat e mbylljes.

“Procedurat e mbylljes së biznesit janë të shumta dhe shumica e bizneseve hezitojnë të fillojnë procedurat, pasi që kërkohen shumë dokumentacione. Numri i bizneseve që sot nuk po funksionojnë janë me mijëra. Përveç kësaj ka edhe shumë biznese të cilat kanë reduktuar edhe stafin dhe janë në prag të mbylljes”, thotë Krasniqi.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Albin Kurti: Serbia po fiton gjithçka që synoi, Kosova asgjë

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Albin Kurti: Serbia po fiton gjithçka që synoi, Kosova asgjë

Institucionet “po hezitojnë të pranojnë realitetin”

Për të mbyllur një biznes ekzistojnë një varg procedurash administrative. Në Administratën Tatimore të Kosovës tregojnë se për të çregjistruar biznesin, fillimisht tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.

Nëse tatimpaguesi ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore, ATK do të japë një vërtetim se tatimpaguesi i ka plotësuar të gjitha kërkesat për çregjistrim.

Skender Krasniqi, drejtor në Odën e Afarizimit të Kosovës, thotë se nga vizitat në terren, te bizneset është një situatë krejt tjetër nga ajo që po thonë institucionet. Sipas tij, institucionet po hezitojnë të pranojnë realitetin që ka shkaktuar pandemia COVID-19 te bizneset.

“Nëse vazhdon edhe një valë e re e masave që ndalon aktivitetin e bizneseve dhe nuk rritet përkrahja nga shteti, ky numër i bizneseve të mbyllura dhe largimi i punëtorëve nga puna do të jetë shumë më i madh, dhe biznesi do të futet në krizë”, shton Krasniqi.

Për periudhën mars–gusht të këtij viti, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, mbi një miliard euro ka pasur më pak qarkullim sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Bizneset në Kosovë janë ndihmuar nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës. Për këto biznese, nga ky Fond i cili kap vlerën e mbi 350 milionë euro, janë ndarë 60 milionë euro për biznese, mjete këto të cilat janë vlerësuar të pamjaftueshme.

Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuar për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha. Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë në vitin 2020./rel

LEXO TE PLOTE