Connect with Us

Gjobat për mosmbajtjen e maskave/ Goxhaj thirrje qytetarëve: Mos e jepni emrin e babës kur t’iu pyesë policia

Sociale

Gjobat për mosmbajtjen e maskave/ Goxhaj thirrje qytetarëve: Mos e jepni emrin e babës kur t’iu pyesë policia

Publikuar

-

Gjobat për mosmbajtjen e maskave/ Goxhaj thirrje qytetarëve: Mos e jepni emrin e babës kur t’iu pyesë policia

Avokati Altin Goxhaj, ka komentuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyruar të maskave në ambiente të hapura.

Goxhaj i bën thirrje të gjithë qytetarëve që mos e japin emrin e babait kur efektivët ua kërkojnë për të plotësuar gjobën.

“Mos e shkruani emrin e babës në gjobën e policisë për mosmbajtjen e maskës. Mos e shkruani që t’i fusnin ata në një konfuzion të ri. Ky konfuzion i ri përcaktohet nga e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të mbajtur përgjegjësi për veprimet e veta. Në kohën e Enver Hoxhës nëse djali bënte një gjë e hante dhe babai, vëllai, mamaja, motra, halla, xhaja, tezja madje dhe shokët.

Në komunizëm nëse ti bëje diçka, për agjitacion dhe propagandë ose kur dilje kundër qeverisë e hante gjithë familja. Nëse ju dilni pa maskë e ha gjithë familja, sepse ai që ka kontratën e energjisë mban përgjegjësi. Kur lidhet një kontratë lidhet me një individë dhe ai individ mban përgjegjësi për atë kontratë dhe asnjë person tjetër i familjes nuk mban përgjegjësi.  Çdo qytetar mban përgjegjësi për veprimet e veta.

Deri në 18 vjeç  ti je në kontrollin e familjes por mbi 18-vjeç nuk je më. Por për një djalë 25-vjeç i cili merr një gjobë për maskat, ata duan që t’ia faturojnë babait. Këtë s’mund ta bëjnë pasi babai nuk ka asnjë detyrym për ta paguar, mjafton që djali të thot se nuk jeton me familjen dhe të mos jap llogari se ku jeton. Babai nuk ka pse të paguaj faturat e djalit”. tha Goxhaj për Fax News./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Në kërkim prej disa vitesh/ Arrestohet në Shijak “i forti” i Elbasanit

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar.

Mësohet se njëra prej grevisteve ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor.

Në përfundim të trajtimit mejkësor, grevistja nuk pranon të largohet nga uzina.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Furtuna në polici/Largohet Ardian Çipa

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Furtuna në polici/Largohet Ardian Çipa

Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Publikuar

-

Nga

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Pas disa ditëve me diell, situata meteorologjike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë totalisht.

Sipas sinoptikanëve, nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik.

Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu.

Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Familja në Bubq nuk pranon t’i shembet shtëpia e dëmtuar/ Kryefamiljari bën rezistencë me bidon me benzinë

Publikuar

-

Nga

Anëtarët e familjes Xhaferri në Bubq dhe kanë bërë rezistencë mëngjesin e sotëm ndaj forcave të Inspektoriatit të Ndërtimit që kishte shkuar për t’i prishur shtëpinë.

Kjo familje është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por ata pretendojnë se nuk kanë marrë dëmshpërblimin ndaj nuk kanë lejuar që tu shembet shtëpia. Kryefamiljari dhe antërët e familjes janë nxjerr nga shtëpia nga forcat e policisë pasi kanë bërë rezistencë, ndërsa kishin dhe një bidon benzinë.

Disa prej tyre janë shoqëruara nga Policia, ndërsa të tjerët kanë nisur të largojnë orenditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE