Connect with Us

Gjirokastër, pasojat e pandemisë tek trashëgimia kulturore

Kultura

Gjirokastër, pasojat e pandemisë tek trashëgimia kulturore

Publikuar

-

Gjirokastër, pasojat e pandemisë tek trashëgimia kulturore

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe ka pezulluar gërmimet arkeologjike. Ekspertë të trashëgimisë kulturore nga disa vende po diskutojnë në Gjirokastër mundësitë e vizitave virtuale në vendet muzeale dhe zbutjen e pasojave për komunitetet e banorëve që jetojnë me të ardhurat nga turzimi.

Askush më parë nuk e kishte menduar se vendet e e trashëgimisë kulturore do të prekeshin nga dizifektimet masive të mjediseve dhe qendrat historike dhe muzeale do të përjetonin një boshatisje nga vizitorët.

Pandemia e kornavirusit, nga fillimi i marsit, ka sjellë pasoja për trashëgiminë kulturore në Shqipëri duke ulur ndjeshëm vizitueshmërinë, por edhe duke pezulluar gërmimet arkeologjike për shkak të vështirësive të lëvizjes së misioneve ndërkombëtare.

Por një grup ekspertësh të trashëgimisë kullurore nga Shqipëria, Rumania, Ukraina dhe Spanja kanë sfiduar vështirësitë e komunikimit dhe janë mbledhur në Gjirokastër për të parë rrugët për të zbutur pasojat e pandemisë. Diskutimet e ekspertëve të trashëgimisë kulturore mbështeten nga programi “Europa Krijuese”.

Është një nismë e dobishme, thotë Edvin Lamçe, i Fondacionit “Gjirokastra” . Sipas tij një nga diskutimet më të rëndësishme, mes ekspertëve, është se si mund të sigurohet virtualizimi i trashëgimisë kulturore, nëse ajo nuk preket në mënyrë direkte nga vizitorët.

“Duhet të gjejmë balancat se sa larg mund të shkojmë me virtualizimin apo dixhitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore. Në fakt ne synojmë që ajo të shohet në mënyrë direkte por zgjidhjet duhet vijnë dhe nga aspekti virtual, për shkak të pandemisë”.

Ndërsa Kreshnik Merxhani,një tjetër ekspert thotë se pandemia ka sjellë pasoja për trashëgiminë kulturore duke rënduar edhe dëmtimet e sjella në monumente nga tërmeti që preku Shqipërinë qëndrore.

“Shqipërisë pandemia i erdhi edhe pas një tërmeti, i cili në zonën qëndrore dëmtoi shumë monumente. U bë një ngritje fondi për ndërhyrje në këtë situatë pas tërmeti dhe menjeherë pandemia ndikoi në këta mekanizma financiarë.”

Zoti Merxhani thotë se duhen marrë masat qoftë për turet virtuale por edhe për lehtësimin e informacionit për turistët.

LEXO EDHE:  Shkon në 60 milionë numri i të infektuarve në botë/ Covid-19 merr 1.4 milionë jetë njerëzish

“Pandemia tashmë ka dhe të panjohurën që është një rrezik më vetë, kohëzgjatjen, formën ,mënyrën se si autorietet do të sillen. Turet virtuale jo gjithmonë funksionojnë ,shtresat e popullsisë nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë internetin, duhen punë përgatitore për dixhitalizimin e monumenteve.”

Ndërsa Zoti Lamçe, thotë se sfida e qasjes në trashëgimi lidhet drejtpërdrejtë me turizmin.

“Rrugët ndihmëse duhen gjetur, thotë ai, si nga pushteti qëndror dhe ai vendor për zbutjen e pasojave mbi trashëgiminë. Komunitetet e banorëve që janë përfitues si në qendrat historike , por edhe afër siteve arkeolgojike dhe kulturore janë ne vështirësi”, thotë zoti Lamçe.

Sfida më e madhe në trashëgimi është qasja që lidhet pashmangshmërisht me turizmin. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare nga fillimi i pandemisë sitet e trashëgsimisë kulturore në Shqipëri ulën gati 90% vizitueshmërinë e tyre nga turistët. Rënia e të ardhurave pritet të sjellë pasoja për financimet e nevojshme për mirëmbajtjen e monumenteve dhe shërbimet ndaj vizitorëve./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Poeti i shquar Lefter Çipa merr dekoratën e lartë/ “Ndëri i Kombit” në Ditën e Pavarësisë

Publikuar

-

Nga

Poeti i shquar Lefter Çipa merr dekoratën e lartë/ “Ndëri i Kombit” në Ditën e Pavarësisë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me çmimin “Nder i Kombit” poetin e shquar Lefter Çipa.

Ai e cilëson një burim frymëzimi i përjetshëm i bukurisë së jetës dhe shpirtit njerëzor, eposit historik dhe vlerave morale, identitetit dhe ndjenjës kombëtare.

’Me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe të 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e Kryeveprave të Njerëzimit të mbrojtura nga UNESCO, pata nderin e veçantë të çmoja sot në Vlorën e Flamurit, poetin e shquar Lefter Çipa, me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”, për rolin e tij brilant si krijues, rapsod, mbartës dhe interpretues i perlave të këngëve polifonike shqiptare tradicionale dhe bashkëkohore.

Me frymëzim thellësisht kombëtar, me vargje të shtrydhura nga dallgët e detit dhe të përshkuara nga dashuria për Atdheun, Poeti ynë i shquar Lefter Çipa është një burim frymëzimi i përjetshëm i bukurisë së jetës dhe shpirtit njerëzor, eposit historik dhe vlerave morale, identitetit dhe ndjenjës kombëtare, me kontribut të shquar për lartësimin në UNESCO të polifonisë shqiptare.

Nga kjo baltë e kësaj toke/

Merr një grusht e shtrydhe fort/

Pika gjaku do kullojë/

Luftën e madhe tregon.”

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Covid i merr jetën piktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Covid i merr jetën piktores së njohur

Ndahet nga jeta piktorja e njohur Lumturi Blloshmi. Ajo ka humbur jetën në moshën 76 vjeçare, pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB).  Blloshmi ka punuar në disa institucione kulturore, dhe në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Blloshmi ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Aktori Astrit Çerma tregon “çmenduritë” e kohës/ 45 vite nga filmi “Në fillim të verës”

Publikuar

-

Nga

*Si sot e 45 vjet më parë, më 25 nëntor 1975, tek kinema “Partizani”, në orën 6 mbas dite, u bë premjera e filmit “Në fillim të verës”..

Në atë kohë isha i angazhuar me filmin “Thirrja” në Shkodër..

Luçin e kisha lajmëruar me telefon se do të vija dhe i thashë të më presë në konvikt, se nuk i dihej mbrritjes .

Dhe, ke parë…ashtu ndodhi..

Me dhanë “xhipsin” e filmit në dispozicion dhe megjithes unë u bëra gati që në mëngjez, pengesa të ndryshme na bënë që të të nisemi aty nga ora dymbëdhjetë e gjysëm.

Ishim tre vetë. Shoferi, unë dhe Kiço Blushi, i cili, në atë kohë punonte si “skenarist” në kinostudio.

Deri në Laç çdo gjë shkoi mirë, por, aty, në të dalë, tek rruga e drejtë me plepa, befas, dy “shyta” që “përpiqeshin” të parakalonin njëra tjetren, na bllokuan tërë rrugën dhe…

As vetë nuk e dimë si shpëtuam.

Siç morëm vesh më vonë kur “u përmëndëm”, shoferi, një të kthyer të timonit, një goditje rreshqiturazi tek parafangua e pasme me parakolpin e “shytës”, dy, tre rrotullime në ajër, përplasje tek plepi, dhe, për fat, përfunduam në kanalin anësor. Shoferat e “shytave” ndaluan dhe të alarmuar u sulën të na ndihmojn

Përveç ”hutimit”dhe një gërrvishje tek balli, ku bulonte pak gjak i Kiços, asgjë tjetër. Dolëm nga makina dhe..”paf, puf” përnjëherë cigaret..Asnjeri nuk fliste. Tym dynjaja..

.Dy shoferat e “shytave”  mbasi u siguruan se nuk kishim gjë më “zarar”, me vrap nxorrën kavot dhe, një tërhequr “xhipsit” e nxorrën në rrugë…Kullonte ujë…Shoferi, pasi “shkuli” copën e parafangos që varej, u fut në xhipse dhe e…ndezi..Ishte në rregull..E la ashtu të “punonte” dhe ndezi një cigare tjetër…

Ora po shkonte tre..Ç’të bënim?!.

Për çudi, shoferi,i ulur tek tek vëndi tij, sikur të mos kisht ndodhur asgjë, sikur ne kishim qëndruar vetëm për pushim, sa për cigaret, na dha i qetë..- Nisemi…

Hipëm dhe ..u nisëm.

Kiçua vetëm mërmëriste: ”Oii…Ne jemi budallenjë…Idjotë..Të marr..Të shkalluar”…dhe vetëm kaq..

Në Fushkrujë, pimë kafe dhe blemë cigare te tjera..

As nuk diskutohesh që hecnim vetëm me 35-40 km në orë.. Të gjithë na parakalonin. Kishte që edhe i binin borijes me qesëndi,po…kush ja varte…Vetëm paf, puf cigaret…

Në Tiranë hymë në orën pesë e gjysë. Kiçua kërkoi ta ndalonim tek “Vollga”.

.Shoferi desh të më ndalonte tek kinema “Partizani” ku gëlonin njerzit, por ja preva shkurt:- Tek qyteti “studenti” .Godina 20.. .

LEXO EDHE:  Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

LEXO EDHE:  Masat kundër koronavirusit/ Grida Duma: Nuk kanë më asnjë vlerë

Sapo mbrritëm lajmërova “dezhurnen” për Luçin. Pa mbaruar akoma e bërtitura e saj nëpër shkallë:- Luçianën e kërkon “daja”…Luçi erdhi…- Kam që në orën dy që po pres e veshur – më mërmëriti…

Tek kinemaja arritëm kur dera po mbyllej…Tërhoqa Luçin për dore dhe shtyva njerzit.

– Ku vete ti ore?- mu hakërrye portieri..

– Brenda ore…Si ku vete!…- ja kltheva…

– Ku ore brenda?.Ku e ke ftesën?..- kerrceu .

– Ç’far ftese ore?!…Unë po vij prej Shkodre, ti..

– Ore. Qenke dhe shkodran zotnija jote?..Ku vete pa ftesë ti?!…Ikë ore, qërohu..- më shtyu dhe kërkoi të mbylli deren.

I vra këmbën dhe gjith forcën e shtyva edhe unë..Dhe nuk dihej se si do të përfundonin këto të shtyra po të mos vinte aty Astrit Totua, piktori i filmit.Sa më pa thërriti:

– Ku je more se ty po të presim?.

– Këtu jam – i thashë – po s’më le ky…

– Po…s’ka ftesë..- mërmiriti i hutar portieri

– Ça ftese ore…Ky është kryesori..- dhe thërriti fort për andej nga salla.- Erdhi ore erdhi…Prisni pak…

Unë u rrjeshtova me ekipin, regjizorin, skenaristin, operatorin, aktorët ,dhe hipa në skenë për ceremonin e rastit, ndërsa Luçin, siç më tha më vonë, Astrit e uli në sallë pranë mamasë së Bujar Lakos…

As mbaj mend se ku dhe si e kam parë filmin së bashku me Demir Hyskien. Kur mbaroi duartrokitje të fuqishme dhe njerëz që na uronin dhe na shtrëngonin duart.

Luçi, më gjeti vetë se unë s’po mundia, kaq shumë njerëz më rrethuan.

Edhe Luçi se si më shihte. Ajo dinte që isha aktor. Vetëm kaq. Asgjë tjetër..

Vetëm kur dolëm përjashtë dhe u drejtuam për tek “vollga” ku e kishim lenë me shoferin te takoheshim për kthimin në Shkodër, Luçi, u pështet pas meje dhe më pëshpërit: ” Të kam xhanë”..

Tek “vollga” sapo hymë, na doli përball Kiçua..Ishte “bërë çakërrqef.”.

– U,pu, pu,pu..- tha- Atë që pamë sot..Obobobo..S’kam për ta harruar kurrë…Çfarë…. shpëtimi..Një mrekulli…Oh..Një lindje e dytë -tha…

– Ku e kishte fjalën ai shoku?.Shpëtimi? Mrekullia? Lindia e dytë?Pse?..Ç’far ndodhi sotë?…- më pyeti e shqetësuar Luçi kur u ulëm në restaurant..

– Eee…Po..Ja..Atë që..pamë sotë..- e qetësova unë…- Filmi!.. .Për filmin!…Për çfar tjetër?!/CNA.al.

LEXO TE PLOTE