Connect with Us

Epidemiologu publikon foton shqetësuese/ Kështu marrim viruset si “ushqim” në gojë

Sociale

Epidemiologu publikon foton shqetësuese/ Kështu marrim viruset si “ushqim” në gojë

Publikuar

-

Epidemiologu publikon fotografinë shqetësuese/ Kështu marrim viruset si “ushqim” në gojë

Epidemiologu Taulant Muka ka publikuar një imazh shqetësues që një pjesë e madhe e popullit e sheh nëpër ambiente të ndryshme, kryesisht në bare e restorante.
Maskat që duhen përdorur për mbrojtnen nga Covid lihen në tavolinë duke u kthyer në burim infeksioni për secilin.

Muka publikoi fotografinë në Facebook duke shkruajtur: “Sa prej jush e shohin kete pamje ne bare dhe restorante?! Maskat behen ambjent perfekt per bakteret viruset te vallezojne dhe me pas ti marrim si “ushqim” ne goje dhe ne ajrin qe thithim ne hunde! Ky eshte shendeti publik?!”

LEXO EDHE:  Çifti bënte foto pa të brendshme në destinacionet e famshme/ Shteti strikt i arreston

Reagimi i epidemiologut vjen në një kohë kur pandemia e koronavirusit thuhet se do të sjellë valën e dytë pasi ka rritje të shifrave të infektimeve dhe viktimave. Që nga 15 Tetori, edhe qeveria shqiptare ka vendosur që maskat të jenë me detyrim në çdo ambient përveç shtëpisë.

Ky vendim u mor për të shmangur përhapjen e rasteve të reja ndërsa theksohet që cdo person që kapet pa maskë do të gjobitet me 3000 lekë, masë ndëshkimore që do të zbatohet në faturën e energjisë elektrike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Pas spitaleve COVID, hapim rajonalët”/ Tomini tregon çfarë do ndodhë me lokalet në bllok

Publikuar

-

Nga

Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do të hiqet ritestimi

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka detyruar autoritetet vendase që të ndërmarrë hapa të tjerë drejt parandalimit të përhapjes së saj. Ndërkohë që dje u komunikua se po shqyrtohet mbyllja e bareve në zonën e ish-bllokut, drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini tha se janë shumë indikatorë që do të çojnë në këtë vendim.

“Realisht vlerësimi i sipërfaqeve gjeografike dhe grumbullimit të moshave të reja ka qenë në fokusin e specialistëve. Blloku është epiqendra ku jemi fokusuar ku grumbullimet janë shumë të mëdha. Popullata e grupmoshës 20-25 vjeç. Është i fokusuar në këtë grupmoshë. Grupmosha e re është shumë aktive gjatë këtyre orëve. Pavarësisht se pube-t janë të mbyllura, të rinjtë vijojnë që të mblidhen” – tha Tomini.

Në një intervistë për Report Tv, Tomini deklaroi se rritja e numrit të rasteve për 100 mijë banorë ka pësuar rritje në 131 gjatë 2 javëve të fundit. Kjo i ka shtyrë ata që të vendosin fillimin e mësimit online.

“Janë monitoruar disa indikatorë. Numri i rasteve që janë në reaminacion. Këto faktor janë vlerësuar dhe monitoruar. Shqipëria ka 131 raste për 100 mijë banorë. Është një incidentë e lartë në 2 javët e fundit. Kjo i shtyu që të vendosin dhe fillimin e mësimit online në universitete. Duke pasur parasysh që studentët kryejnë grumbullime masive, jo vetëm në leksione. Të gjithë këta elementë bën që komiteti të monitorojë situatën” – tha Tomini.

LEXO EDHE:  Ushqimi më i mirë kundër plakjes/Benefitet e bajames

LEXO EDHE:  Çifti bënte foto pa të brendshme në destinacionet e famshme/ Shteti strikt i arreston

Me rritjen e numrit të të infektuarve, normalisht është rritur dhe numri i të shtruarve në spitale. Tomini deklaroi se me plotësimin e kapaciteteve të spitaleve COVID, atëherë do të përdoren dhe spitalet rajonalë.

“Skenarët janë aktualisht të hedhur në letër dhe të gatshëm për tu aktivizuar. COVID 3 është gati për tu vendosur në dispozicion. Kemi dhe spitalin COVID 4 si dhe disa qendra shëndetësore të tjera rajonale. Jo vetëm 4 spitalet COVID por do të progresojnë dhe në shtrimin në spitalet rajonale. Për tiu thënë të drejtën, që është ekzaminuar grupmosha e fëmijëve dhe incidenti nuk është shumë i lartë. Nuk kemi pasur shpërthime masive. Nuk e kemi diskutuar faktin duke pasur një numër të ulët të të infektuarve në sistemin parauniversitar. Të gjithë e kemi parë që është një sensibilizim i ndjeshëm. Është shumë e rëndësishme të themi se pavarësisht se ne e mbajmë maskën, është e rëndësishme dhe mënyra e mbajtjes së maskës. Janë disa elementë që duken shumë të vegjël, por që duhen respektuar më shumë” – tha shefja e epidemiologjisë në IShP./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bashkia e Durrësit nuk pyet për pandemi/ Rrit çmimin e abonesë

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nuk pyet për pandemi/ Rrit çmimin e abonesë

Një situatë shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku Këshilli Bashkiak ka miratuar rritjen e tarifave mujore për transportin urban.

Mësohet se Këshilli Bashkiak ka rritur çmimin e abonesë me pretendimin se operatorët privatë që kontrollojnë shërbimin e transportit publik janë ankuar se dalin me humbje.

Sipas tyre, kjo rritje e çmimeve do të ndihmojë operatorët si nga ana teknike, por edhe ajo financiare.

Këshilli Bashkiak ka propozuar që për një linjë çmimi të rritet nga 900 lekë në 1200 lekë, ndërsa aboneja e përgjithshme do të shkojë nga 1200 lekë në 1600 lekë. Nga ana tjetër, e pandryshueshme pritet të mbetet aboneja mujore e studentëve, e cila ka vlerën e 600 mijë lekëve.

LEXO EDHE:  Mjekët: Maskat e fytyrës ju mbrojnë nga Covid-19, por ja çfarë u bëjnë syve…

LEXO EDHE:  Sheqeri dhe veza, maska ideale për pikat e zeza

Kjo rritje e çmimit të abonesë vjen në një kohë kur qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fluks i madh tek Infektivi/ Mes pacientëve një 16-vjeçar me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Fluks i madh tek Infektivi/ Mes pacientëve një 16-vjeçar me koronavirus

Shtohet fluksi i urgjencave në spitalin infektiv.

Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije se për 1 orë e 40 minuta 16 autoambulanca kanë sjellë pacientë të prekur me COVID-19. Po ashtu ai theksoi se rritja e numrit të të shtruarve me shumë gjasa do të bëjë të mundur hapjen e COVID3, tek ish-Kirurgjia.

Gjithashtu bëhet me dije se në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ i shtruar ndodhet një 16-vjeçar, i cili është më i riu për nga mosha e pacientëve. Mësohet se adoleshenti ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe merr pak litra oksigjen.

LEXO EDHE:  Sheqeri dhe veza, maska ideale për pikat e zeza

LEXO EDHE:  VIDEO- Trendi i maskave/ Realizimi i fundit i krijuesit të videolojërave

Kujtojmë se sot u regjistruan 319 raste me COVID-19 si dhe 3 persona humbën jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE