LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eli Fara tregon si u nda nga bashkëshorti/ Prindërit e mi nuk ishin dakord, ai hyri në burg sepse…

18 Tetor 2020, 21:22, Lifestyle CNA
Eli Fara tregon si u nda nga bashkëshorti/ Prindërit e mi nuk ishin

Këngëtarja Eli Fara ka treguar mbrëmjen e sotme se si është ndarë nga ish-bashkëshorti, me të cilën ka edhe një vajzë, Marinën.

Ajo tregoi se ish-bashkëshorti u burgos pas vrasjes së shokut të tij të ngushtë dhe kjo periudhë ishte shumë e vështirë për të dhe vajzën.

?Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë?, u shpreh ajo në emisionin ?E diela shqiptare?.

Eli Fara tha se në kohën kur bëheshin gjyqet ka jetuar në të njëjtën shtëpi me familjen e ish-bashkëshortit, ndërsa rrëfeu se prindërit e saj nuk ishin dakord për ndarjen.

?Prindërit ishin me mendimin që unë të kthehesha tek ata, por unë  isha e vendosur që do i dilja ballë vetë çdo gjëje dhe mendoj që ia kam dalë. Nuk mendoj që është faj të gabosh, është faj të rrish në gabim.

Marinës nuk ia kam treguar të gjitha, i kam treguar aq sa kam menduar se duhet të dijë. Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament?, theksoi ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga