LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi i Gjilanit mbyllet në barazim, ja situata në kampionatin kosovar

18 Tetor 2020, 14:32, Sport CNA
Derbi i Gjilanit mbyllet në barazim, ja situata në kampionatin kosovar

Nuk ka fitues në derbin mes Dritës dhe Gjilanit. Sfida mes dy skuadrave është mbyllur në barazim pa gola, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat.

Drita dukej disi më kërkuese në këtë takim, ku patën më shumë raste, por e kishin të pamundur për të kaluar portierin Enea Kolici, i cili me disa pritje të tij e mbajti portën të paprekur.

Me barazimin e sotëm, Gjilani shkon në kuotën e 9 pikëve, pas 6 javëve kampionat, ndërsa Drita ka një pikë më shumë, ndonëse ka edhe dy ndeshje të tjera për të zhvilluar, pasi e nisi kampionatin me vonesë, për shkak të angazhimit në kupat e Europës.

Lajmet e fundit nga