Connect with Us

Covid vijon të përhapet në shkolla/ Infektohen katër mësues në Elbasan

Shëndeti

Covid vijon të përhapet në shkolla/ Infektohen katër mësues në Elbasan

Publikuar

-

Mbyllet reparti i Radiologjisë në Berat/ Infektohet mjeku, karantinohet i gjithë stafi

Koronavirusi vijon që të përhapet në shkollat e vendit.

Mësohet se në Elbasan nga 14 raste të regjistruar ditën e sotme, 4 janë mësues.

Një prej tyre është në bashkinë Cërrik, dy në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” dhe tjerat në shkollën “Naim Frashëri”.

Mësuesit që rezultuan pozitivë janë karantinuar, ndërsa pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit për të zbuluar nëse janë infektuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Mbi 300 të infektuar në 24 orë/ 3 humbje jete nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë tek Infektivi profesori i mjekësisë/ Manastirliu: Një nga ata mjekë të rrallë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Mësohet se janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

LEXO EDHE:  Policia aksion ndaj drejtuesve të motorëve / 4 të arrestuar

LEXO EDHE:  Goditet një tjetër veprimtari kriminale/ Në pranga i “rrezikshmi” në Elbasan, sekuestrohet arsenal armësh

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 319

Të shëruar ne 24 orë 90

Të shtruar në spitale 301

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1534

Testime totale 123,960

Raste pozitive 20,634

Raste të shëruara 11,097

Raste Aktive 9,035

Humbje jete 502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4566

Durrës 847

Fier 692

Korçë 569

Shkodër 522

Lezhë 405

Elbasan 395

Vlorë 360

Berat 266

Kukës 191

Gjirokastër 129

Dibër 93./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e numrit të të infektuarve/ Pipero tregon çfarë nga ndryshuar tek koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Rritja e numrit të të infektuarve/ Pipero tregon çfarë nga ndryshuar tek koronavirusi

Mjeku infeksionit Pëllumb Piepero ka folur mbi situatën e Covid në vendin tonë.

Pipero ka theksuar se mbetet shqetësuese rritja e numrit të rasteve pozitive me koronavirus. Sipas Piperos, rritja e numrit të të infektuarve ka ardhur si pasojë e ekspozimit maskimal gjatë pushimeve verore, si dhe me ardhjen e vjeshtës dhe ftohjes së motit.

“Shqetësuese mbeten rastet pozitive, kemi rreth 300 pacientë të shtruar në spital. Është shifra më e lartë dhe kjo është arsyeja që janë marrë masat për dy spitale të tjera. Me kthimin nga plazhi, me kthimin nga pushimet ekspozimi ka qenë maksimal me ardhjen e vjeshtës me ftohjen e motit me grumbullimet brenda mjediseve të mbyllura shtohet mundësia e infektimeve. Ajo që ka ndryshuar është ritmi i transmetueshmërisë i cili është rritur”, u shpreh Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbi 20 mijë raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë/ Humbin jetën gjashtë të infektuar

Publikuar

-

Nga

3 viktima dhe rreth 200 të shtruar në spitale/ Ministria thirrje të fortë qytetarëve

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1422 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Manastirliu këshillon qytetarët/ Shtatë rregulla që nuk duhet të injorohen sot

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 275
Të shëruar ne 24 orë 114
Të shtruar në spitale 291
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1422
Testime totale 122,426
Raste pozitive 20,315
Raste të shëruara 11,007
Raste Aktive 8,809
Humbje jete 499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4468
Durrës 837
Fier 650
Korçë 544
Shkodër 522
Lezhë 396
Elbasan 378
Vlorë 352
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 131
Dibër 91./ CNA.al

LEXO TE PLOTE