Connect with Us

“Biznesi vogel, humbësi më i madh me Ramën”/ Tabaku: Qeveria është treguar hileqare

Politikë

“Biznesi vogel, humbësi më i madh me Ramën”/ Tabaku: Qeveria është treguar hileqare

Publikuar

-

“Biznesi vogel, humbësi më i madh me Ramën”/ Tabaku: Qeveria është treguar hileqare

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria është treguar hileqare dhe e pabesë ndaj biznesit të vogël.

Sipas Tabakut, një biznes i vogël sot paguan çmimin e lartë të energjisë elektrike, i është shtuar një kosto për kontabilistin prej 600 mijë lekësh, po i shtohet kostoja e fiskalizimit prej 2000 eurosh dhe i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore.

“Biznesi vogel, humbësi më i madh me Ramën! Qeveria është treguar hileqare dhe e pabesë ndaj biznesit të vogël, i vendosi ato në skemën e TVSH dhe që prej qershorit 2015 ku Veliaj u bë kryetar bashkie taksat dhe tarifat vendore u rritën. Një biznes i vogël sot paguan çmimin e lartë të energjisë elektrike, i është shtuar një kosto për kontabilistin prej 600 mijë lekësh, po i shtohet kostoja e fiskalizimit prej 2000 eurosh dhe i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore.
Një biznes që sot ka xhiro deri në 2 mln lekë sot paguan deri në 13.750 lekë taksa dhe tarifa vendore ndërkohë që bizneset me xhiro 2 mln deri në 8 mln lekë paguajnë deri në 49.500 lekë taksa dhe tarifa vendore në bashkinë Tiranë pa folur për bizneset deri në 14 mln lekë që paguajnë deri në 372 mijë lekë taksa dhe tarifa vendore përpos taksave të qeverisë qendrore. Kjo është e vërteta dhe nuk ka propagande dhe bojatisje qe e mbulon. Si në qendër të Tiranës dhe në periferi situata është e njëjtë, qeveria me një tufe taksidaresh sulet për të marrë nga biznesi vogël atë që ia fal miqve e oligarkëve”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, bizneset në kulm të dëshpërimit që nuk mbulojnë dot kostot mujore, që nuk paguajnë dot qeranë që përditë janë objekt sulmi të taksidareve e që vetëm një kontakt kanë me shtetin atëherë kur i vendos gjoba.

LEXO EDHE:  Paga e luftës/ Ibrahimaj: Edhe nëse nuk aplikojnë bizneset, atyre që i takon do i kalojë automatikisht

“Biznesi vogël duhet të jetë shtylla e zhvillimit, duhet të mbështetet e jo të sulmohet, dhe nuk ka asnjë premtim elektoral qe e zhbën koston që Rama dhe Veliaj kanë sjellë në kurrizin e tyre! PD do të vendosë BV në qendër të zhvillimit, do të vendosë një taksë të vetme unike për mbi 100 000 biznese prej 0,5%. Taksat e jashtëzakonshme, një vjedhje e pastër e bashkisë do t’i heqim për të çliruar biznesin dhe qytetarët. Askush nuk ka përse paguan për luksin e kryebetonierit të Tiranës.
Tanimë është e kuptueshme që tentativat e Ramës duke zeruar taksat janë gënjeshtra me të cilat ai do të mbulojë veprimet e tij djallëzore ndaj biznesit të vogël. Shqiptarët e dinë. Shumica e heshtur punëtore e këtij vendi e di se sa shumë ka vuajtur nga sjellja e tij në qveri dhe kopjes në bashki. Çështje ditësh dhe javësh që ato të ndahen një herë e mirë nga e keqja e vetme e vendit” thekson më tej Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama thirrje qytetarëve/ Qëndroni në shtëpi në këtë atmosferë festash, mbroni shëndetin

Publikuar

-

Nga

“Tallen me mua për aeroportin”/ Rama premtim për kuksianët në Londër: Do iu sjell të votoni PD

Mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve në qendër të kryeqytetit të Tiranës.

Duke marrë shkas nga kjo, kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët.

Rama i kërkon qytetarëve që këto festa të qëndrojnë në shtëpi me familjen dhe të mbrojnë shëndetin duke shmangur daljet e padomosdoshme.

“Duke uruar të keni pasur një fundjavë të qetë Ju lutem, të gjithëve, që në këtë atmosfere festash t’i kushtojmë qëndrimit në shtëpi, me fëmijët e prindërit, sa më shumë kohë të jetë e mundur përtej detyrimeve të punës së secilit dhe ta vemë mbrojtjen e shëndetit mbi çdo dalje jo të domosdoshme nga shtëpia”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Publikuar

-

Nga

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për përhapjene  koronavirusit hnë Gjirokastër.

Shehu thotë se Gjirokastra është qyteti i dytë që ryeson për numrin e të infektuarve pas Tiranës, ndërsa paralajmëron se virusi po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet.

SIpas tij, papërgjegjëshmëri a e qeverisë dhe mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut nga infeksioni.

Bomba biologjike” e Gjirokastrës dhe heshtja qeveritare po përhapin Covid në të gjithë Qarkun!

Sot jo vetëm Gjirokastra “kryeson” përsëri mbas Tiranës me raste në rritje, por numri i të prekurve po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet, pra infeksioni përhapet tashmë në të gjithë Qarkun.

Nuk mjaftoi papërgjegjshmëria e thellë e Rilindjes e datës 24-25 Tetor e në vazhdim në Gjirokastër si shpërthyese e një infektimi masiv, por mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut.

Nëqoftëse “Retro” dhe aktivitetet e tjera ishin një papërgjegjshmëri e larteë, heshtja e mëtejshme për të mbajtur të fshehtë çfarë ndodhi edhe mbas denoncimeve tona kjo, është një qëndrim kriminal me pasoja tragjike për shëndetin, jetën, ekonominë e të gjithë banorëve të atij Qarku.

Në këto kushte kur nuk ka asnjë reagim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit, deputetëve të Rilindjes aty që festonin ato ditë të “bombës”, pushtetit lokal etj, i bëj thirje opinionit publik e qytetar, të ngejë me forcë zërin për të zgjuar nga gjumi këta shurdh-memecë, në mënyrë që megjithëse me vonesë, mekanizmat mbrojtëse të vihen në lëvizje me të gjithë kompleksitetin e tyre të domosdoshëm.

Ndërsa dhe Prokuroria vazhdon gjumin…”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë”/ Braçe i përgjigjet PD-së: Karrigia është për menderen

Publikuar

-

Nga

“Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë”/ Braçe i përgjigjet PD-së: Karrigia është për menderen

Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi një video dhe deklaronte se kryeministri Edi Rama ka 119 ditë pa shkuar në zyrë.

Për këtë video ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se kjo video tregon mjerimin dhe budallepsjen e PD-së.

Braçe thotë se Rama është përqendruar te puna në teren, ndërsa thekson se PD po shikon karrigen në zyrë.

LEXO EDHE:  Projektligji për Teatrin/ Tabaku numëron shkeljet e qeverisë

LEXO EDHE:  Paga e luftës/ Ibrahimaj: Edhe nëse nuk aplikojnë bizneset, atyre që i takon do i kalojë automatikisht

“Çfarë mjerimi! Niveli i budallepsjes ka një cak, por për këta është pa limit!

119 ditë gjithkush ka parë kryeministrin tek njerëzit, duke ndjekur punët, ditë për ditë!

Këta shohin karrigen, zyrën! Idiot, pushtet është puna për njerëzit, jo karrigia për menderen!”, shkruan numri 2 i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al

PD publikon videon/ Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë

LEXO TE PLOTE