Connect with Us

Bilanc shqetësues në shtetin fqinj/ Dhjetë viktima dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19

Kosova & Rajoni

Bilanc shqetësues në shtetin fqinj/ Dhjetë viktima dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19

Publikuar

-

Rekord infektimesh/ Mbyllet sërish Greqia. Ja oraret kur ndalohet lëvizja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të dielën ka njoftuar për dhjetë të vdekur dhe 428 të infektuar me koronavirusin e ri, ndërkohë që 128 persona janë shëruar.

Të dhënat i referohen 1,853 testeve të kryera në 24 orët e fundit.

Viktimat janë: nga dy në Shkup, Tetovë dhe Prilep ndërsa nga një rast me fatalitet është regjistruar në Strugë, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Strumicë.

Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 834, shumica prej të cilëve janë në Shkup, ndërsa numër të madh të vdekjeve kanë regjistruar edhe qytetet e Kumanovës, Shtipit, Prilepit, Dibrës dhe Tetovës.

Edhe numri më i madh i të infektuarve është në Shkup. Të dielën në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut janë infektuar gjithsej 200 persona, ndërsa qytetet tjera me numrin më të madh të të infektuarve janë Tetova 30 raste, Prilepi 29, Kavadari 17, Kumanova 16 të infektuar ndërsa numër më i vogël i rasteve të reja është shënuar në 17 qytete të tjera.

LEXO EDHE:  Luan Bregasi kritika qeverisë/ “Nuk e përgatiti ekonominë për të përballuar situatën”

Sipas REL, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 23,628 persona. Prej tyre, 17,239 pacientë janë shëruar, ndërsa aktivë janë 5.555 persona.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive të hënën do të shqyrtojë gjendjen epidemiologjike dhe rritje e rasteve me COVID-19. Në rast se vazhdon rritja e rasteve, nuk përjashtohen masa të reja kufizuese, por për momentin institucionet nuk mendojnë që të vendosin masën e karantinës apo edhe të orës policore. Kuvendi ndërkohë pritet të miratojë masa që tashmë kanë kaluar në qeveri, e që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskave në ambiente të hapura, kufizimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, kufizimin e kapaciteteve të objekteve të gastronomisë, por edhe kufizimin e mysafirëve nëpër shtëpi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rekord infektimesh/ Mbyllet sërish Greqia. Ja oraret kur ndalohet lëvizja

Publikuar

-

Nga

Rekord infektimesh/ Mbyllet sërish Greqia. Ja oraret kur ndalohet lëvizja

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Greqi, ka bërë që shteti fqinj të shkojë drejt izolimit sërish.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimin e lëvizjeve me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus.

Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.

“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca“, tha Mitsotakis.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Tomini: Presim të rriten rastet e infektimeve, qytetarët të bashkëpunojnë

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese në Kosovë/ Infektohen me Covid-19 disa nxënës dhe mësues, mbyllet shkolla

“Maska do të bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant. Virusi nuk të pret të të hajë tek dera, nëse do të më lejohej të flisja me zhargonin e të rinjve“, shtoi kreu i qeverisë greke.

Greqia shënoi sot 882 raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme, ndërsa humbën jetën 15 persona. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit.

Daçiq ka marr besimin e plotë të deputetëve për të udhëhequr këtë institucion shtetëror, raporton b92.

Nga 226 deputetët e pranishëm në seancën konstituive, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it, gjersa 225 votuan pro.

Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA”, të cilët njoftuan më herët sot se nuk do të mbështesnin liderin Socialist, nuk morën pjesë në votim.

LEXO EDHE:  Aksident me 2 të vdekur dhe 4 të plagosur në Durrës

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese në Kosovë/ Infektohen me Covid-19 disa nxënës dhe mësues, mbyllet shkolla

Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit u bë me votim publik, pra me thirrje individuale të deputetëve. Ndryshe, Daçiq ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiq./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pandemia ua vë “drynin” mbi 750 bizneseve

Publikuar

-

Nga

Pandemia ua vë drynin mbi 750 bizneseve

Gjatë kohës së pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, janë mbyllur 761 biznese të cilat kanë pasur të punësuar 1,316 punëtorë në Kosovë.

Numri më i madh i bizneseve zyrtarisht të mbyllura kanë punuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga industria përpunuese, hoteleria dhe akomodimi.

Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit dhe komunikimit dhe sektorë të tjerë.

Gjokaj: U mbyllëm për t’u hapur, por nuk arritëm

Një nga bizneset e mbyllura në sektorin e gastronomisë është ai i Emanuel Gjokajt. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Gjokaj thotë se ka qenë e pamundur të mbajë të hapur biznesin, pasi që kishte rënë qarkullimi.

Ai shton se lokali frekuentohej më së shumti nga punëtorët e organizatave të huaja që ishin me zyre afër lokalit, dhe këta punëtorë filluan të punojnë nga shtëpia, në këtë mënyrë edhe kërkesat për ushqim shënuan rënie.

“Kemi pasur një ‘Sandwich Bar’, ka qenë lokacioni i dytë që kishim hapur në shkurt të këtij viti. Por, në mars kur u përballëm me pandeminë dhe u bë mbyllja totale, ne u mbyllëm përkohësisht. Kemi filluar të punojmë pastaj në qershor, kur është bërë hapja e gastronomisë, por ishte e papërballueshme, kemi punuar me humbje dhe e kemi parë që nuk mund të vazhdojmë me atë ritëm dhe është dashur të bëhet mbyllje e përkohshme”, thotë Gjokaj.

Gjokaj thotë se mbylljen e lokalit e kishte menduar fillimisht të jetë përkohësisht, por siç thotë ai, me këtë situatë e cila po vazhdon me pandeminë, nuk ka shumë shpresë që lokali të rihapet.

Krasniqi: Numri i bizneseve të mbyllura, më shumë se 761

Por, numri i bizneseve të mbyllura po konsiderohet të jetë më i lartë nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Skender Krasniqi, drejtor në këtë organizate, thotë për Radion Evropa e Lirë se jo të gjitha bizneset të cilat kanë shuar aktivitetin e tyre gjatë pandemisë, kanë filluar procedurat e mbylljes.

“Procedurat e mbylljes së biznesit janë të shumta dhe shumica e bizneseve hezitojnë të fillojnë procedurat, pasi që kërkohen shumë dokumentacione. Numri i bizneseve që sot nuk po funksionojnë janë me mijëra. Përveç kësaj ka edhe shumë biznese të cilat kanë reduktuar edhe stafin dhe janë në prag të mbylljes”, thotë Krasniqi.

LEXO EDHE:  Luan Bregasi kritika qeverisë/ “Nuk e përgatiti ekonominë për të përballuar situatën”

LEXO EDHE:  “Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

Institucionet “po hezitojnë të pranojnë realitetin”

Për të mbyllur një biznes ekzistojnë një varg procedurash administrative. Në Administratën Tatimore të Kosovës tregojnë se për të çregjistruar biznesin, fillimisht tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes.

Nëse tatimpaguesi ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore, ATK do të japë një vërtetim se tatimpaguesi i ka plotësuar të gjitha kërkesat për çregjistrim.

Skender Krasniqi, drejtor në Odën e Afarizimit të Kosovës, thotë se nga vizitat në terren, te bizneset është një situatë krejt tjetër nga ajo që po thonë institucionet. Sipas tij, institucionet po hezitojnë të pranojnë realitetin që ka shkaktuar pandemia COVID-19 te bizneset.

“Nëse vazhdon edhe një valë e re e masave që ndalon aktivitetin e bizneseve dhe nuk rritet përkrahja nga shteti, ky numër i bizneseve të mbyllura dhe largimi i punëtorëve nga puna do të jetë shumë më i madh, dhe biznesi do të futet në krizë”, shton Krasniqi.

Për periudhën mars–gusht të këtij viti, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, mbi një miliard euro ka pasur më pak qarkullim sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Bizneset në Kosovë janë ndihmuar nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës. Për këto biznese, nga ky Fond i cili kap vlerën e mbi 350 milionë euro, janë ndarë 60 milionë euro për biznese, mjete këto të cilat janë vlerësuar të pamjaftueshme.

Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë në raportet e tyre të publikuar për efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovë, kanë vlerësuar se janë shkaktuar dëme të mëdha. Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë në vitin 2020./rel

LEXO TE PLOTE