Connect with Us

Bëri ndeshje perfekte/ Në Itali i thurin elozhe Hysajt

Seria A

Bëri ndeshje perfekte/ Në Itali i thurin elozhe Hysajt

Publikuar

-

Shpeshherë duhet të gjendesh në kohën dhe vendin e duhur për të kapur shansin e jetës. Elseid Hysaj e realizoi ëndrrën e tij pa iu dashur shumë kohë udhëtimesh që të mbërrinte në pikën më të largët. Pas një sezoni të nivelit të lartë me Empolin në Seria A, trajneri Sarri do të shkonte te Napoli.

Një nga futbollistët që zgjodhi për të marrë me vete ishte edhe Hysaj. Padyshim që fati i buzëqeshi në ato momente pasi flitej për lënien e ekipit që si sukses kishte mbijetesën, ndërsa nga krahu tjetër do të luftohej për titullin kampion.

Vlerësimet nuk munguan për Hysajn edhe te Napoli, por duke ardhur në zbritje. Periudha me Ançelotin ishte më e errëta në karrierë, ndërsa mbrojtësi shkodran kthehej edhe në vëmendjen kryesore të tifozëve që nuk e dëshironin më në ekip.

Madje do të ishin edhe kundër trajnerit Gatuzo që vazhdon me besimin karshi këtij lojtari, që si mangësinë më të madhe ka pjesën sulmuese, duke çaluar tërësisht me krosimet dhe marrjen e krahut për të ndihmuar aksionet e Napolit.

Ndeshjet e fundit ka ardhur një ngritje në nivelin e lojës së Hysajt, megjithëse te Kombëtarja nuk ka treguar fytyrën më të mirë deri në këto momente, për të mos komentuar për rolin e liderit.

Mbrojtësi shkodran ishte titullar edhe ndaj Atalantës në fitoren e thellë të Napolit. Një media që i kushtohet tërëisht kësaj skuadre, “TuttoNapoli”, e ka vlerësuar me notën 7, nga më të lartat të takimit.

“Në aspektin e ri teknik me 4-2-3-1 nuk është një mbrojtës i majtë që duhet të shtyjë përpara. Hysaj është jetik për Napolin dhe mban pozicionin e linjës. Kurrë nuk e lejon veten që të surprizohet nga Atalanta me Ilicic në atë zonë dhe rotacionet që bëhen shpeshherë. Përfundon një ndeshje perfektë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Milani nuk di të ndalet/ Mposht edhe Celtic, shënon Hague

Publikuar

-

Nga

Milan ka marrë një fitore më të lehtë sesa është pritur kundër Celtic. Skuadra e Milan ka fituar 1-3 në transferte kundër skuadrës skoceze, ‘Rossoneri’ vulosën fitoren e tyre në pjesën e parë, kur gjetën golin dy herë.

Ishte fillimisht Krunic ai që shënoi me kokë, pas asistimit të Samu Castillejo, atëherë kur luhej minuta e 14’. Brahim Diaz e çoi skuadrën më të qetë në dhomat e zhveshjes kur në minutën e 42’ shënoi pë 0:2.

Celtic provuan të kthehen në lojë me golin e Elyounoussi (76’), por kjo ishte krejt çfarë nikoqirët bënë. Shpresat e skocezëve u shuan në minutën e 92′ nga goli i Hague, i cili vulosi rezultatin final.

Milan kanë shënuar kështu 2+ gola në 10 ndeshje radhazi për herë të parë që nga dhjetori i vitit 1964, pas 56 viteve. ‘Rossoneri’ e nisin kështu fazën e grupeve me tri pikë, kurse Celtic do të shpresojë për pikët e para në xhiron tjetër.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Përmbysi rezultatin me golin e tij/ Kumbulla habit gazetarin pas ndeshjes: Ja kujt ja dedikoj

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka realizuar një debutim ëndrrash në Europa League. Në të parën ndeshje jashtë Italisë arrin të shënojë gol. I pari në Europë dhe i pari me fanellën e Romës për të. E vlera i shtohet edhe më shumë nga fakti se mban peshën e fitores, pasi ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që i dha 3 pikët e para në Europa League verdhekuqve.

Në një intervistë për “Sky Sport” pas përfundimit të ndeshjes, “heroi” Kumbulla ka rrëfyer emocionet e golit, si dhe është shprehur se kalimin nga Verona në një skuadër si Roma po e menaxhon mjaft mirë vetëm për shkak të klubit verdhekuq.

“Ishte një debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur me ekipin sesa me golin personal. Në pjesën e parë ata bënë më shumë presion, ne luftuam por kjo është normale në këtë fushë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll të lojës dhe më shumë shanse.

A jam ndjerë gati për kalimin te Roma? Kjo falë vetëm ekipit, trajnerit dhe stafit që më bëri të integrohem menjëherë: pa to nuk do të ishte e mundur. Golin ia dedikoj skuadrës, ne fituam në një fushë të vështirë”, ka thënë Marash Kumblla./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE

Seria A

Goli në Europa League, ja vlerësimi për Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla do ta kujtojë gjatë ndeshjen e datës së sotme 22 tetor 2020 kundër Jang Boisit në Ligën e Europës. Mbrojtësi 20-vjeçar i dha fitoren verdhekuqve me golin vendimtar në minutën e 76-të, gol i cili është i pari me kryeqytetasit dhe i pari personal në një kompeticion madhor europian.

Por, Kumbulla nuk dalloi vetëm për golin e shënuar. Ai spikati dhe në lojë kundër kampionëve të Zvicrës duke fituar 5 duele dhe realizoi 85% të pasimeve të sakta, ndërsa dalloi dhe në prapavijë duke kryer 3 spastrime dhe 3 kapje topi.

Sipas “Sofa Score”, Kumbulla meritoi notën 7.7 për performancën në fushë ndaj Jang Boisit. Ai ka premisa të mëdha për t’u bërë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serinë A. Statistikat e “Sofa Score” për Marash Kumbullën:

LEXO TE PLOTE