Connect with Us

Aksident i shumëfishtë në Tiranë/ Përplasen 4 makina

Kronika

Aksident i shumëfishtë në Tiranë/ Përplasen 4 makina

Publikuar

-

Aksident i shumëfishtë në Tiranë/ Përplasen 4 makina

Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i Laprakës, ku 4 makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që mësohet se 3 nga drejtuesit e mjeteve ishin gra, ndërsa në makina kishte edhe fëmijë të vegjël.

Për shkak të aksidentit është vështirësuar dhe qarkullimi në këtë aks, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tritoli i makinës në Vlorë/ Dalin detaje: Ditët e fundit Benzi përdorej nga gruaja

Publikuar

-

Nga

Tritoli i makinës në Vlorë/ Dalin detaje: Benzi përdorej nga gruaja

Gjatë mbrëmjes së djeshme një makine tip “Benz ML” në Vlorë i  është vënë tritol, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Forcat xheniere të Tiranës bënë shpërthimin e komanduar rreth orës 03:30, ndërsa sot janë zbuluar detaje rreth kësaj ngjarjeje.

Mësohet se makina të cilës i është vënë lënda eksplozive përdorej nga shtetasja me iniciale S.B.

Tritoli ka qenë vendosur me magnet të fortë që mos binte nga pesha dhe telefon në anën e shoferit.

LEXO EDHE:  Makina përfundon në kanal/ Plagosen katër persona

LEXO EDHE:  Lezhë/ Aksident me pasojë vdekjen, Makina përplas këmbësorin

Gruaja ka pikasur tritolin teksa po lëvizte me fëmijët dhe më pas ka njoftuar bashkëshortin dhe policinë.

Ndërkohë, eksplozivi është shpërthyer në mënyrë të komanduar, ndërsa policia ka hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentativë për grabitje në Vlorë/ Lëndohet shitësi i karburantit

Publikuar

-

Nga

Tentativë për gravbitje në Vlorë/ Lëndohet shitësi i karburantit

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një tentativë grabitjeje në një karburant në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë.

Mësohet se autori i grabitjes ka plagosur lehtë shitësin e pikës së karburantit.

Raportohet se një person i maskuar ka tentuar të grabisë xhiron ditore dhe është larguar nga vendngjarja ende pa shkuar policia.

Ndërjkohë, blutë po punojnë për identifikimin e autiorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet sera e drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 18.5 ton marihuanë, arrestohen 13 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një operacion anti-drogë në Spanjë ka bërë të mundur zbulimin dhe shkatërrimin e 4 plantacioneve me marihuanë dhe arrestimin e dy grupeve trafikantësh shqiptarë, gjithësej 13 persona.

Policia sekuestroi rrethe 18.5 tonë marihuanë, 31 698 bimë dhe arritën të shpërbëjnë dy grupe me origjinë shqiptare të dedikuar në trafikimin e kanabisit.

Plantacionet ishin të krijuara në pyjet Aguero në Huesca dhe ishin shumë të vështira për t’u gjetur.

Plantacionet me marihuanë ujiteshin përmes pompave që furnizoheshin me energji elektrike me gjeneratorë ndërsa ujin e merrnin nga gomone artificiale të krijuara posaçërisht.

LEXO EDHE:  Përplasen tre makina në Laç/ Të plagosurit me Urgjencë drejt Traumës  

LEXO EDHE:  Sherri me thika në Laprakë/ Zbardhen detajet e ngjarjes

Çmontimi i katër plantacioneve në malet e qytetit Huesca të Agüero, në të cilin u arrestuan shqiptarët, është një nga operacionet më të rëndësishme kombëtare./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.heraldo.es/noticias/aragon/2020/11/21/huesca-gran-invernadero-marihuana-18-5-toneladas-13-detenidos-1406433.html

LEXO TE PLOTE