Connect with Us

Vidhte banesat, akuza dhe për përdhunime/ Arrestohet “tmerri i Palasës”

Kronika

Vidhte banesat, akuza dhe për përdhunime/ Arrestohet “tmerri i Palasës”

Publikuar

-

Vidhte banesat, akuza dhe për përdhunime/ Arrestohet “tmerri i Palasës”

Policia e Vlorës ka arrestohet ditën e sotme një person i cili ishte kthyer në “tmerrin e Palasës”, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Krahas banesave që vidhte, ka dhe akuza nga të moshuara në Himarë për përdhunim.

Personi në fjalë, teksa është pikasur nga policia, është munduar të largohet, por pa mundur që t’ja dalë.

Autori i dyshuar është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur. Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaj ulliri, raki etj.

LEXO EDHE:  Shokuese/ 33-vjeçari çon në vetëvrasje bashkëjetuesen, tenton t’i përdhunojë vajzën

Në dëshminë në komisariat, ai nuk i pranon krimet e bëra, duke deklaruar se nuk i ka kryer ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Qytetarët lëvizin pa maska/ Policia bën namin me gjoba, 10 shoqërohen në komisariat

Publikuar

-

Nga

Policia bën namin me gjoba për qytetarët që lëvizin pa maska/ 10 shoqërohen në komisariat

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitet me armë një dyqan në Roskovec

Publikuar

-

Nga

“Të shtënat me armë në Peqin”/ Merr tjetër kthesë ngjarja, çfarë thotë policia

Dy persona kanë grabitur mesditën e sotme me armë një dyqan në Roskovec të Fierit.

Pronarja e dyqanit ka deklaruar se autorët i kanë grabitur një çantë me sende personale e disa bizhuteri.

Ajo ka njoftuar menjëherë policinë, ndërsa blutë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, policia po kreh zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe po kqyr kamerat në zonën përreth./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kanosi një shtetas për dëshmi të rreme para drejtësisë/ E pëson keq 46-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Kanosi një shtetas për dëshmi të rreme para drejtësisë/ E pëson keq 46-vjeçari

Një 46-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Beratit, pasi akuzohet se ka kanosur një person, për të dhënë dëshmi të rreme para drejtësisë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi: L. Z. (P.), 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Sipas uniformave blu, kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka caktuar ndalimin e tij, për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”.

Ky shtetas ka qenë në proces gjyqësor për shkatërrim prone me zjarr dhe në datën 28.10.2020 ka kanosur shtetasin A. B., në mënyrë që ky i fundit të deklaronte dëshmi të rreme para organeve të drejtësisë.

LEXO EDHE:  Shokuese/ 33-vjeçari çon në vetëvrasje bashkëjetuesen, tenton t’i përdhunojë vajzën

LEXO EDHE:  Kultivuan bimë narkotike, arrestohen dy 60 vjeçarë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE