LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Spektakël, gol i anuluar dhe karton i kuq! Everton dhe Liverpool i bëjnë të gjitha në derbi

17 Tetor 2020, 14:19, Sport CNA
Video/ Spektakël, gol i anuluar dhe karton i kuq! Everton dhe Liverpool i

Derbi emocionues mes Everton dhe Liverpool, duel në të cilin u shënuan 4 gola dhe nuk pati fitues. 2-2 përfundoi takimi i luajtur në ?Goodison Park? dhe djemtë e Carlo Ancelottit ia dolën të ruanin pathyeshmërinë edhe ndaj kampionëve në fuqi.

Nisje fantastike për ekipin e Jurgen Klopp, që kaloi në avantazh në minutën e tretë. Sadio Mane shfrytëzoi një asist të Robertson dhe dërgoi topin në rrjetë. Barazimi erdhi shpejt me anë të Michael Keane.

Mbrojtësi i Everton kërceu me kokë pas një goditje këndi të James Rodriguez në minutën e 19-të dhe mposhti spanjollin Adrian. Pjesa e parë u mbyll në barazim, teksa i njëjti rezultat u regjistrua edhe në fraksionin e dytë.

Golat dhe rastet e EVERTON-LIVERPOOL

Momo Salah riktheu ?The Reds? në avantazh në minutën e 72-të falë një goditje të rrufeshme, por Dominic Calvert-Lewin nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit. Bomberi i ekipit vendas barazoi shifrat nëntë minuta përpara fundit.

Kros i Digne nga e majta dhe goleadori anglez u konfirmua ?mbret? i ajrit, fitoi duelin me mbrojtjen mike dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e shtatë në 5 javë kampionat. Emocionet nuk kishin mbaruar.

icharlison kreu një faull të rëndë në minutën e fundit dhe u largua nga loja me karton të kuqe. Kapiteni Jordan Henderson gjeti golin në shtesa, por Mane ishte në pozicion të parregullt dhe VAR-i anuloi gjithçka.

Përfundimisht 2-2 me Everton që vijon të kryesojë Premier League me 13 pikë, teksa Liverpool renditet i dyti dhe ndjek ?armiqtë? e përjetshëm me tre pikë më pak.

Lajmet e fundit nga