Connect with Us

Video/ Sampdoria turpëron Lacion në debutimin e Muriqit

Seria A

Video/ Sampdoria turpëron Lacion në debutimin e Muriqit

Publikuar

-

Lacio nuk i ka bërë një rifillim të mirë kampionatit në Serinë A dhe që tani mund të flitet për krizë në radhët e kryeqytetasve të cilët e nisën sezonin me pretendime të mëdha. Skuadra e Simone Inzagit është ndalur sot përsëri në kampionat, duke marrë një leksion nga Sampdoria, e cila e mposhti me rezultatin e pastër 3-0.

Skuadra e qytetit të Xhenovës e kishte shumë të thjeshtë të shfaqej para Strakioshës në këtë duel, duke krijuar raste e duke i konkretizuar shpejt ata. Kualjarela dhe Auxhelo shënuan lehtësisht para portierit shqiptar në pjesën e parë të sfidës, ndërsa në të dytën, Damsgard shënoi edhe golin e 3-0 që vulosi fatin e duelit.

Në minutën e 59 të sfidës, në fushën e lojës hyri edhe Vedat Muriqi, duke bërë debutimin e tij për ekipin e Lacios, por pa arritur që të bënte diferencën për ekipin e tij.

Pas këtyre ndeshjeve të luajtura, Lacio ka vetëm 4 pikë dhe një golavarazh 4-8 i cili tregon qartësisht se skuadra është shumë larg nivelit të edicionit të kaluar, ku arriti të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Video/ Milan thyen tersin, Ibra mund i vetëm Interin në derbi

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur me rezultatin 1-2 derbi Inter-Milan. Kuqezinjtë kanë arritur të thyejnë Interi në derbi pas shumë rezultatesh negative dhe gjithçka vendoset nga Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez shënon dy gola për 3 minuta në pjesën e parë, ndërsa Lukaku rihapi ndeshjen. Pjesa e dytë solli shumë rastë për shënim nga të dyja, por në fund sfida u mbyll me rezultatin 1-2. Me këtë fitore Milani marshon në krye me 12 pikë në 4 ndeshje, ndërsa Interi 7 pikë në vendin e 6-të.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Interi dhe Milani

Publikuar

-

Nga

Inter-Milan do të jetë supersfida e sotme në Serie A. Derbi i Milanos pritet të jetë tepër spektakolare me dy ekipet që kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Interi vjen në këtë sfidë me disa mungesa lojtarët që janë të infektuar me Covid-19, ndërsa te Milani Ibra e nis titullar.

INTER: Handanovic D’Ambrosio De Vrij Kolarov Hakimi Barella Brozovic Vidal Perisic Lukaku Lautaro.

MILAN: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Napoli i frikshëm me Hysajn titullar, shkatërron Atalantën në kampionat

Publikuar

-

Nga

Napoli pas humbjes në tavolinë kundër Juventusit, ka shkatërruar në shifrat 4-1 skuadrën e Atalantës. Ishte një pjesë e parë perfekte për skuadrën e Gattusos që shënoi plotë 4 gola.

Fillimisht ishte Lozano që e pati të thjeshtë shtyrjen e “sferës” në rrjetë pas një pasimi të Di Lorenzos. Sulmuesi meksikan 4 minuta më pas realizoi një gol shumë të bukur me një goditje në hyrje të zonës.

Napoli nuk u ndal me kaq, teksa Politano realizoi një gol nga distanca në minutën e 30-të, ndërkohë që në minutën e 43-të, ishte sulmuesi Osimeh që mposhti portierin Sportiello për herë të katërt.

Në fraksionin e dytë napolitanët ulën ndjeshëm ritmin, ndërkohë që Gasperini hodhi në fushë Gjimshitin për të shtuar disi sigurinë në prapavijë. Lammers ndërkohë shënoi golin e nderit në minutën e 69-të, pas një kundërsulmi të shpejt.

LEXO TE PLOTE