Connect with Us

Video/ Kieza debuton me karton të kuq, Juventus ngec ndaj Krotones

Seria A

Video/ Kieza debuton me karton të kuq, Juventus ngec ndaj Krotones

Publikuar

-

Juventus nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e sotme përballë Krotones, duke humbur përsëri terren ndaj kreut të renditjes në Serinë A. Bardhezinjtë e Pirlos, pa Kristiano Ronaldon, i kishin varur shpresat te forma e Morata dhe i sapoardhuri Kieza, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritnin ata.

Bonuçi shkaktoi shpejt penallti dhe Simi ndëshkoi Juventusin ashtu siç kishte bërë dy vite më pare me këtë skuadër, në eksperiencën e parë në Serinë A. Bardhezinjtë u zgjuan dhe me Moratan barazuan shifrat dhe kërkuan me ngulm fitoren.

Por Krotone u mbrojt mirë dhe përfitoi nga fakti se Kieza debutoi në mënyrën më të keqe, duke u larguar me të kuq pas një faulli ndaj Cigarinit. Morata tundi përsëri rrjetën pak minuta para fundit, por goli u anullua për pozicion jashtë loje, duke bërë që sfida të mbyllej me shifrat 1-1 dhe t’i jepte Krotones pikën e parë pas tre humbjesh në Serinë A në këtë edicion.

Krotone.Juventus 1-1
12’ (p) Simi / 22’ Morata

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Tregoi gishtin e mesit, Gjykata Sportive merr vendimin për Calabrian. Dënohet drejtori i Juventusit

Publikuar

-

Nga

Gjykatësi Sportiv ka publikuar dënimet në lidhje me ndeshjet e javës së fundit të luajtur në kampionatin e Serie A. E mes vendimeve të Gerardo Mastrandrea është edhe një gjobë prej 10mijë euro për Fabio Paratici. I paautorizuar të zbriste në fushë gjatë garës me Crotonen, Chief Football Officer i Juves është dënuar për faktin se “është vendosur në afërsi të pankinës e i ka drejtuar fraza të pahijshme zyrtarëve të ndeshjes”. Asnjë dënim ndërkohë për Calabria për gishtin e mesit treguar gjatë derbit.

Për sa i përket dënimeve në lidhje me situata e tjera në fushë, Gjykatësi Sportiv ka skualifikuar për një javë sulmuesin e Juventus Federico Chiesa e portierin e Torinos Vanja Milinkovic-Savic, ky i fundit përjashtuar nga pankina në fundin e trazuar të ndeshjes me Cagliarin sepse “është ngritur e afruar me fushën e lojës, duke bërë një sjellje kundërshtuese ndaj një vendimi të arbitrit, shkelje që është sinjalizuar nga Arbitri i katërt”.

Është falur, ndërkohë, Calabria për gishtin e mesit që ia tregoi tifozve të Inter në derbi. Gjesti nuk është dënuar sepse nuk është vënë në relacion nga arbitri ose sinjalizuar nga inspektorët federalë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Panik në Itali, rrezikohet mbyllja e Serisë A

Publikuar

-

Nga

Ministri i Sportit në Itali, Viçenco Spadafora, është shprehur se kampionati në Itali do të vazhdojë të luhet, por nuk është e sigurt nëse do i shkohet deri në fund. Gjithashtu më tej ai shprehet se Federata duhet të ketë edhe një plan B ose C, në mënyrë që të përballen me çdo situatë të mundshme për të ardhmen.

“Kampionët e mëdhenj e ndjejnë veten mbi gjithçka. Kur Ronaldo i largua nga Italia për të shkuar në Portugali, ia theu protokollin dhe ky është një fakt që nuk do shumë diskutime. Nuk është e rastësishme që një dosje u hap nga Prokuroria për këtë që bëri sulmuesi.

Futbolli është një industri shumë e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të respektojë rregullat. Mund të mbyllet kampionati me sukses? Mund të luhet, por nuk e di nëse do e mbyllim me sukses. Është një situatë ndryshe, Seria A gjithashtu duhet të ketë edhe një plan B apo C për të ardhmen. Të premten ne do të publikojmë një protokoll akoma më të rreptë për aktivitetet sportive, në veçanti për distancimin fizik dhe përdorimin e maskës.”, u shpreh Spadafora.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Për mua ai është fenomen”, trajneri i Veronës nostalgjik për Kumbullën: Bënte në perfeksion detyrat

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla ka lënë një hapësirë të madhe në mbrojtjen e Veronës dhe këtë e kupton më së miri trajneri i veronezëve, Ivan Juriç. Tekniku i Veronës në këtë sezon është duke promovuar një tjetër të ri siç është Mateo Lovato i datëlindjes 2000.

Ky i fundit ka marrë elozhe të shumta për paraqitjen në këtë fillim sezoni, e madje është krahasuar me Kumbullën. Por, për të shmangur krahasime të parakohshme ka folur Juriç, i cili thekson se mbrojtësi shqiptar për të është një fenomen dhe se ai bënte detyrat në perfeksion.

“Lovato më ka pëlqyer shumë, po rritet dhe po bën mirë. Por, duhet kujdes me krahasimet me Kumbullën. Kumbulla për mua është një fenomen, kjo nuk do të thotë se Lovato nuk është. Por, Marashi përmbushte në perfeksion detyrat në fushë, rrallë gjen futbollistë me atë mentalitet. Te Lovato besojmë shumë, por unë mendoj se ai do të ketë një rrugëtim më të gjatë se ai i Kumbullës”, u shpreh Juriç.

LEXO TE PLOTE