LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Unë thashë po”/ Fjolla Morina merr propozimin për martesë nga biznesmeni

17 Tetor 2020, 08:54, Lifestyle CNA
“Unë thashë po”/ Fjolla Morina merr propozimin për

Këngëtarja Fjolla Morina , ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale surprizën që ka marrë nga partneri i saj Fisnik Syla.

Në instastoryn e saj ka ndarë disa video ku shihet një tufë me trëndafila të kuq dhe të bardhë ku shkruhet shkronja e parë e emrit të saj ?F?dhe një unazë martese.

Më pas ajo ka treguar se e ka pranuar propozimin duke shkruar ?Unë thashë Po?. Kujtojmë se Fjolla ndodhet në arrest shtëpie pasi u gjetën armë dhe fishekë në makinën e saj.

Ajo po udhëtonte së bashku me partnerin e saj dhe një shoqërues tjetër ku u ndal nga policia.

Vetëm pak ditë më parë Fjolla tregoi për të gjithë se ishte në një lidhje dashurie me Fisnik Sylën një nga shoqëruesit e saj në ditën ku u arrestua, madje tregoi se së shpejti kishin në plan edhe për një martesë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga