LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U ndërprenë xhirimet e klipit se theu rregullat e Covid-19/ Dua Lipa sqaron të vërtetën

17 Tetor 2020, 10:56, Lifestyle CNA
U ndërprenë xhirimet e klipit se theu rregullat e Covid-19/ Dua Lipa

Vetëm një ditë më parë, mediat britanike raportuan se xhirimit e klipit më të ri të këngëtares Dua Lipa ishin ndaluar nga policia për shkak të mosrespektimit të rregullave kundër Covid-19.

Pas lajmeve, Dua ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke u shprehur se kjo nuk është e vërtetë që xhirimet janë ndërprerë për këtë shkak.

?Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t?i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos time në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid.

Kjo është plotësisht e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar.  Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim.?, ka shkruar Dua./ CNA.al

Lajmet e fundit nga