LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U ekzekutua me armë zjarri/ Biznesmeni kushëri i  kryebashkiakut, dyshimet e para

17 Tetor 2020, 07:58, Kronika CNA
U ekzekutua me armë zjarri/ Biznesmeni kushëri i  kryebashkiakut,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë mëngjesin e sotëm ku është vrarë me armë zjarri biznesmeni Niko Goro, si dhe ka mbetur e plagosur motra e tij, e cila ndodhet jashte rezikut për jeten.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit.

Niko Goro, është kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai ka në pronësi të tij bar-kafe, vila dhe hotel që mbajnë mbiemrin e tij.

Në vitin 2017, Niko Goro ka qënë shefi i Zyrës së Turizmit në Himarë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të saj./ CNA.al

Plumbat trondisin Himarën/ Zbulohen detajet tronditëse, katër persona qëlluan për vdekje biznesmenin

Lajmet e fundit nga