Connect with Us

Tension te Barcelona, futbollistët nxjerrin “blof” presidentin

La Liga

Tension te Barcelona, futbollistët nxjerrin “blof” presidentin

Publikuar

-

Situatë aspak e mirë te Barcelona. Trajneri Koeman është i fokusuar te sfida e mbrëmjes me Celta Vigon në transfertë, teksa drejtuesit po merren me situatën financiare.

Në fillim të muajit tetor, presidenti Josep Maria Bartomeu u ka dërguar një letër lojtarëve dhe stafit teknik në lidhje me uljen e rrogave për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia.

30% ulje ka propozuar kreu i Barcelonës, por përgjigja është negative. RAC1 raporton se futbollistët nuk e kanë pëlqyer kërkesën dhe kanë refuzuar të heqin dorë nga një pjesë e rrogës së tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Surprizon Atletico Madrid, transferon ish-mesfushorin e Interit për 20 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Geoffrey Kondogbia transferohet tek Atletico Madridi. Sipas prestigjiozes spanjolle AS, mesfushori afrikan i Valencias do të prezantohet së shpejti me fanellën bardhekuqe.

Marrëveshja e arritur për rreth 20 milionë euro dhe ekzaminimet mjekësore të planifikuara për nesër. Kondogbia, i cili e filloi sezonin me Valencian, do të transferohet menjëherë tek Atletico Madridi, ku do të jetë në dispozicion të Simeones.

Operacioni lidhet me Thomas Partey-n, i cili në limitet e merkatos së verës u largua nga Atletico për t’iu bashkuar Arsenalit. Ganezi u largua pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës, e shkaktuar nga pagesa e klauzolës së largimit anglezët. Ky zhvillim i lejoi “Los Colchoneros” të kishin një muaj shtesë, deri të enjten e 5 nëntorit, për të blerë një lojtar nga La Liga.

Lojtari që zgjodhën ishte Kondogbia, i cili do të largohet nga Valencia pas pak më shumë se tri sezonesh. 27-vjeçari e nisi sezonin titullar, por që kur filluan negociatat me Atleticon mbeti jashtë skuadrës.

LEXO TE PLOTE

La Liga

TRONDITËSE NGA SPANJA/ Barcelona rrezikon të falimentojë, ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Një lajm tronditës është duke qarkulluar mëngjesin e sotëm në të gjithë  mediat prestigjioze spanjolle. Barcelona mund të shkoj drejt falimentit! Sipas “RAC1”, nëse klubi katalanas nuk arrin të reduktojë pagat në shumë e 190 milionë eurove brenda një jave, rrezikon të shkojë në kolaps.

Do të jetë një luftë me kohën për klubin prestigjioz spanjoll, sepse para 5 nëntorit të ardhshëm duhet të bihet dakord për reduktimin e pagave në masën 30%, në të kundërt, Barcelona mund të hyjë në procesin e falimentimit në janar.

Situata e Mesit është një nga më shqetësueset. Nëse ai vendos të mos rinovojë, klubi do të duhet t’i paguajë një bonus në fund të kontratës.

Karles Tuskuets, presidenti administrues i klubit, pas dorëheqjes së Bartomeut dhe bordit të tij, theksoi në paraqitjen e parë, të enjten, se sa e vështirë është situata:

“Shqetësimi ynë kryesor është ai financiar. Pandemia, veçanërisht po prek Barcelonën. Klubi varet nga turizmi dhe tani nuk ka aktivitet të tillë. Situata nuk është e rehatshme, ne duhet të mbledhim idetë e takimit të mëparshëm për të korrigjuar sëmundjet që na prekin”.

Barça ka parë të ulen të ardhurat e saj në mënyrë dramatike për shkak të pandemisë dhe gjithçka tregon se situata do të vazhdojë kështu, ndoshta deri në fund të sezonit. Dyqanet dhe muzeu i klubit janë prekur keq. Edhe premiot e Ligës së Kampionëve, gjithashtu kanë pësuar shkurtime, thuhet në artikullin e publikuar nga “AS”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“E kishin seriozisht”, legjenda i Milanit mbetet i shokuar nga skandali i Benzemas: Nuk më ka ndodhur kurrë…

Publikuar

-

Nga

Legjenda e Milanit, Costacurta, ka mbetur tërësisht i shokuar nga skandali i ndodhur në rastin e Benzemas. Teksa ishte mbyllur pjesa e parë ndaj Mounchegladbach në “Champions League”, sulmuesi francez kishte një këshillë dhe kërkesë për Mendy.

“Vëlla, mos i paso Vinicius. Ai po luan kundra nesh dhe po na heq shumë aksione”, ishin fjalët e thëna nga ana e Benzemas. Pikërisht mbi këtë skandal ka reaguar edhe Costacurta teksa në një prononcim për “Sky Sport” është shprehur se nuk e ka dëgjuar kurrë një rast të ngjashëm më herët.

“Është vërtet shumë surprizuese. Nuk kam dëgjuar kurrë gjëra të tilla, as në ekipet ku luajtur dhe as nga kundërshtarët. Madje as në rastet kur mund të jenë me shaka. Gjithsesi, kur shihje fytyrat e lojtarëve të Realit, nuk dukej se po talleshin. E kishin shumë seriozisht. Nuk përbën asnjë kuptim, Vinicius nuk ka shumë kohë te Reali dhe Benzema flet në mënyrë të habitshme”, ka thënë Kostakurta.

LEXO TE PLOTE