Connect with Us

“SPAK e BKH prioritet çështjeve të mëdha”/ Etilda Gjonaj: 38 raste korruptive i janë dërguar Gjykatës

Politikë

“SPAK e BKH prioritet çështjeve të mëdha”/ Etilda Gjonaj: 38 raste korruptive i janë dërguar Gjykatës

Publikuar

-

“SPAK e BKH prioritet çështjeve të mëdha “/ Etilda Gjonaj: 38 raste korruptive i janë dërguar Gjykatës

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur sot për gjykimin e dosjeve të bujshme të korrupsionit në vendin tonë.

Gjonaj ka treguar se janë marrë 650 masa disiplinore për të gjithë ata të cilët kanë kryer shkelje apo abuzime me detyrën, apo korrupsion.

Ajo tha në emisionin “Java në RTSH” se deri më tani janë dërguar në gjykatë rreth 38 çështje korrupsioni.

“Në rastet kur ka pasur indicie për korrupsion janë dërguar të gjitha çështjet në gjykatë dhe numërohen rreth 38 çështje që i janë dërguar gjykatës”, u shpreh ministrja.

Më tej, Gjonaj deklaroi se SPAK ka patur një periudhë tranzitore dhe vazhdon ta ketë edhe për shkak të transferimit të një sërë dosjesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

LEXO EDHE:  Avdullah Hoti: SHBA i beson më shumë popullit se politikanëve të Kosovës

“Por, vetë SPAK që do të ndihmohet nga BKH sapo struktura të furnizohet me hetuesit dhe policët gjyqësorë do të ketë mundësinë që t’u japë prioritet atyre që janë çështje të mëdha. Deri në fund të dhjetorit që struktura e BKH të jetë e plotësuar do të kemi mundësinë që të kemi disa rezultate”, theksoi ajo.

Por spontanisht lind pyetja, a do e çojë në BKH dhe në SPAK Etilda Gjonaj noteren Violeta Sulkaj që falsifikoi firmën e Natali Blushit për pronën 500 milionëshe të deklaruar 30 mijë euro dhe bashkë me të edhe drejtorin e Top Channel Ben Blushin?/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Avni Emini

    17 Tetor, 2020 at 10:07 pm

    Lajme live kerkoj

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ruli konfirmon CNA.al/ Hiqen 30% e listës së 2017

Publikuar

-

Nga

Ruli konfirmon CNA.al/ Hiqen 30% e listës së 2017

Kryesia e Partisë Demokratike ka gati tashmë 326 emra që do të vijojë garën për të qenë në listat e kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e 25 prillit.

Përpilimi i kësaj liste si edhe përjashtimi me votën e anëtarësisë të disa emrave të njohur ka shkaktuar jo pak debat në PD.

Por, ashtu sikurse CNA.al e kishte paralajmëruar, anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, Genc Ruli, në një intervistë për Abc news, ka pranuar se 30% e listës së 2017-ës, do të hiqen.

Sipas tij, duke dashur që të bëjnë një listë fituese të demokratëve, komisioni ka patur qasjen që të largojë edhe më tepër nga lista në fjalë.

Ruli u pyet edhe me skualifimin nga gara të Klevis Balliut; Hekuran Hoxhallit dhe Astrit Veliajt, si edhe të tre kryebashkiakëve duke theksuar se anëtarësia i donte këta emra në PD, por jo në pozicione drejtuese.

Në lidhje me Berishën dhe debatit gjatë muajve të fundit, ai u shpreh se misioni mund të vazhdojë edhe jashtë politikës aktive.

Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca

Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë.

Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli në Abc News.

Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

Surprizat e listës Ruli-Luli në qarkun Tiranë/ Shtatë përfaqësimet nga këngëtarë, humoristë, ish-policë, ish-drejtorë hajdutë dhe deputetët e 2017-ës

Basha pranon publikisht se listën e kandidatëve e ka gati

Procesi skandaloz i përzgjedhjes së kandidatëve të PD/ Dalin skenarët e parë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ruli kërkon përjashtimin e Berishës?/ Mesazhi për ish-kryeministrin: Misioni vazhdon edhe jashtë

Publikuar

-

Nga

Ruli kërkon përjashtimin e Berishës?/ Mesazhi për ish-kryeministrin: Misioni vazhdon edhe jashtë

Procesi i përzgjedhjes së listës së kandidatëve për deputetë të PD-së ka ngjallur edhe një lloj debati në distancë mes ish-kryeministrit Berisha dhe Genc Rulit, i cili aktualisht është anëtar i komisionit të vlerësimit të emrave që mund të jenë në listën e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe pse me një gjuhë të moderuar, Ruli dhe Berisha kanë shkëmbyer mesazhe të forta me njeri-tjetrin.

Në një intervistë të dhënë sot për Abcnews, Ruli u shpreh se ai nuk mohon që Berisha ka kontribut të jashtëzakonshëm në PD, por se jo domosdoshmërisht angazhimi në politikën aktive nuk përbën domosdoshmëri për të vijuar misionin.

Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca.

Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë.

Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli në Abc Neës.

LEXO EDHE:  “Arben Kraja pjesë e mekanizmit të diktaturës”/ Ish-presidenti akuza kreut të SPAK

LEXO EDHE:  Escaped the assassination attempt/ The businessman points his finger at Ben Blushi

Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se, Ruli më datë 6 gusht në Abc News, i pyetur për Berishën ai tha: “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim.

Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.

Ndërsa, një muaj më pas Berisha iu përgjigj Rulit në një intervistë në Syri TV duke e cilësuar si “viktimë të zgjuarsisë së tij“.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse fshihet lista me 326 kandidatë/ Fillojnë pazaret dhe abuzimet?

Publikuar

-

Nga

Basha tallet me komisionin Ruli/ Ja si u falsifikuan rezultatet dhe listat në Durrës, shkuan 27 u kthyen 28 emra

Dje CNA.al ka qënë media e parë e cila publikoi dorëzimin e listës nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike. Në mbledhjen e djeshme plot debate ka marë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe ai Organizativ, Sahit Dollapi.

CNA.al raportoi një listë emrash, mes të cilëve Ervin Salianji. ( Lexo këtu)

Në fakt të dhënat ishin disi kontradiktore. Disa emra u panë në fillim, më pas u lëvizen.

Pra, pasi u raportua për më shumë se 70 emra, disa prej tyre filluan të ndryshoheshin. U mohua largimi i Flamur Nokës, dhe Aldo Bumçit.( Lexo këtu)

Ndërkohë, nga ana tjetër u konfirmuan disa ish-deputetë dhe drejtues të degëve, të cilët kanë kryer funksione politikë në PD, me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të saj.

Por, lajmet e shpejta, megjithëse të konfirmuara, duket se ishin vërtetë kontradiktore. Edhe pse në fakt, shumica e emrave, ngelen ata që ishin. Kjo, pasi mesa duket ka filluar pazari me listën e 326 kandidatëve. Pazaret dhe abuzimet edhe nga brenda PD-së, edhe nga brenda komisionit.

Nuk ka aspak transparencë, që nga dita e parë e fillimit të procesit të përzgjedhjes dhe skanimit, deri te heqja e shumë kandidatëve. Nga 3600 emra, lista shkoi ne 329 emra, duke hequr rreth 90% të listës.

Tani, kanë ngelur 326 emra, për rreth 100 vende. Pasi kjo listë e dorëzuar dje nga Komisioni I Vlerësimit do të shkurtohet shumë. Më shumë se 3-4 herë, sepse do të plotësohet me emra që do të vendosë kryesia, anëtarët e saj, emra të Shoqërisë Civile, apo figura personale, përfshirë këtu edhe përqindjen e kuotave të femrave, Forumit Rinor të PD-së, apo edhe të aleatëve.

Dalja e listave dje, dhe mos publikimi i tyre në faqen zyrtare të PD-së, edhe një herë ka ngritur dyshimet mbi procesin skandaloz të cilin përgatiti Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  “A do t’i shpëtojë Amerika shqiptarët nga ky pushtim makabër?”/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

LEXO EDHE:  “Arben Kraja pjesë e mekanizmit të diktaturës”/ Ish-presidenti akuza kreut të SPAK

Një proces i tejzgjatur, i lodhshëm, i manipuluar dhe i falsifikuar nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë, ku “viktimat” e vetme, ishin Klevis Balliu, Astrit Veliaj, ish-deputeti i PR-së, dhe ndonjë emër tjetër i rastësishëm.

Ndërkohë edhe sot PD zyrtarisht njofton se është dorëzuar lista me 326 emra kandidatësh, por lista nuk bëhet publike.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se kjo bëhet për të shmangur një përplasje të mundshme në struktura apo edhe ikje të disa kandidatëve preferencialë, drejt partive të tjera aleate.

Por, ky është moment që do ndodhë dhe palët do përplasen.

Në fakt, PD-ja duhet të bëjë publike listën dhe jo të ngrejë dyshimet se po ndodhin pazare, abuzime apo shit-blerje mandatesh, për të siguruar vendin fitues, siç ndodhi në vitin 2017. Sepse fakti është se nga 326 emra, maksimumi i listës fituese mund të jetë nga 58-60 emra. Që do të thotë se lista do të shkurtohet 5-6 herë më shumë dhe këtu duke hequr partitë aleate dhe përqindjen e grave, i bie që list ate jetë 8-9 herë më pak. Pra, lista fituese dhe jo ajo që është çuar në Komision.

Shpallja e kësaj liste do të bënte transparencën e duhur dhe jo shtyrja e saj dhe lënie deri në muajin janar. Ose të paktën duhet të publikohet lista e komisionit, për të parë më tej çfarë do të ndodhë me kandidatët e PD-së./ CNA.al

Ekskluzive/ Zbulohet kur del lista e kandidatëve të PD për deputetë

Kandidatët e PD-së/ Komisioni heq edhe Flamur Nokën dhe …

Procesi skandaloz i Bashës në Shkodër/ Zbulohen emrat, kush janë kandidatët më të kontestuar nga demokratët

LEXO TE PLOTE