Connect with Us

Skënderbeu shkëlqen në miqësoren ndaj Laçit, Apolonia “paqe” me Kastriotin

Sport

Skënderbeu shkëlqen në miqësoren ndaj Laçit, Apolonia “paqe” me Kastriotin

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet miqësore mes 4 ekipeve të Superiores, të cilat u luajtën ditën e sotme.

Në Fushë-Krujë u luajt ndeshja mes Kastriotit dhe Apolonisë, me të dyja skuadrat që u ngjitën këtë sezon në Superiore. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku për fierakët shënoi Mehmeti në minutën e 23’, ndërsa për ekipin e Ndreut shënoi Da Silva në minutën e 30’, ndërkohë që me këtë rezultat u mbyll e gjithë ndeshja.

Ndërkohë në “Tropical Resort” në Durrës, u luajt miqësorja tjetër mes Laçit dhe Skënderbeut. Edhe këtu pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Ndërsa në të dytën korçarët shënuan me Pusin në minutën e 47′, avantazh të cilin e ruajtën deri në fund.

Ft| Kastrioti-Apolonia 1-1

Da Silva 30’/ Mehmeti 23′

Ft| Skënderbeu-Laçi 2-1

Mensah 17′, Rrapaj 47’/ Xhixha 15′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Interi dhe Milani

Publikuar

-

Nga

Inter-Milan do të jetë supersfida e sotme në Serie A. Derbi i Milanos pritet të jetë tepër spektakolare me dy ekipet që kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Interi vjen në këtë sfidë me disa mungesa lojtarët që janë të infektuar me Covid-19, ndërsa te Milani Ibra e nis titullar.

INTER: Handanovic D’Ambrosio De Vrij Kolarov Hakimi Barella Brozovic Vidal Perisic Lukaku Lautaro.

MILAN: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video/ Napoli i frikshëm me Hysajn titullar, shkatërron Atalantën në kampionat

Publikuar

-

Nga

Napoli pas humbjes në tavolinë kundër Juventusit, ka shkatërruar në shifrat 4-1 skuadrën e Atalantës. Ishte një pjesë e parë perfekte për skuadrën e Gattusos që shënoi plotë 4 gola.

Fillimisht ishte Lozano që e pati të thjeshtë shtyrjen e “sferës” në rrjetë pas një pasimi të Di Lorenzos. Sulmuesi meksikan 4 minuta më pas realizoi një gol shumë të bukur me një goditje në hyrje të zonës.

Napoli nuk u ndal me kaq, teksa Politano realizoi një gol nga distanca në minutën e 30-të, ndërkohë që në minutën e 43-të, ishte sulmuesi Osimeh që mposhti portierin Sportiello për herë të katërt.

Në fraksionin e dytë napolitanët ulën ndjeshëm ritmin, ndërkohë që Gasperini hodhi në fushë Gjimshitin për të shtuar disi sigurinë në prapavijë. Lammers ndërkohë shënoi golin e nderit në minutën e 69-të, pas një kundërsulmi të shpejt.

LEXO TE PLOTE

Sport

Fitore madhështore, Shkëndija i shënon 5 gola Vardarit në Shkup

Publikuar

-

Nga

Shkëndija e Tetovës ka arritur fitore të thellë 1:5 në Shkup, ndaj Vardarit duke mposhtur kampionin aktual duke konfirmuar se këtë vit do të jetë një ndër ekipet më serioze për titullin e kampionit.

Golat pëtr “tetovarët” I shënuan Besart Ibrami , Ramadani, Enur Totre dhe Valon Ahmedi 2 gola. Për Vardarin golashënues ishte Popzllatanov.

Për ekipin nga Shkupi kjo ishte disfata më e rëndë në derbit me rivalin kryesor. Aleksandar Vasovski si trajner i parë mbetet pa fitore kundër Shkëndijës kurse Vardari tashmë 13 ndeshje radhazi nuk ka fituar ndaj “kuqezinjve”.

LEXO TE PLOTE