Connect with Us

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Kryemadhi: Kjo është gropa që “mbyti” qeverinë e Edi Ramës

Politikë

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Kryemadhi: Kjo është gropa që “mbyti” qeverinë e Edi Ramës

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat nga Mbrostari I Fierit, ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorit të Fierit, I denoncuar së fundi nga opozita por edhe nga mediat.

Kryemadhi e cilësoi inceneratorin e Fierit, një projekt grabitës, ndërsa shtoi se ky incenerator nuk është gjë tjetër por do të jetë gropa e cila mbyti qeverinë.

Në fakt pas një takimi që pata në fshatin Verri me protestat  e shumta që ka patur për të mos lejuar ndërtimin e inceneratorit në zonën që shikojmë këtu mbrapa, i cili është në mes të një parajse bujqësore, një nga tokat më të pasura bujqësore, e cila është një hambar për bujqësinë shqiptare dhe vjen vetëm për të krijuar një projekt grabitës nga Edi Rama & Company, në mënyrë të tillë për të vjedhur jo vetëm një dorë parash ndërmjet incerenatorëve, por të krijuar fatkeqësinë më të madhe në këtë zonë që është shpopullimi.

Ky incenerator nuk është gjë tjetër por do të jetë gropa e cila mbyti qeverinë e Edi Ramës, mbyti të gjithë interesaxhinjtë rreth Edi Ramës dhe jo vetëm që do të jetë pika e shkëputjes përfundimtare të së keqes nga ky vend, por do të jetë dhe ai moment, që faktikisht do t’i japë verdiktin përfundimtar dhe dënimin përfundimtar më 25 prill Edi Ramës dhe rilindjes dhe të gjithë njerëzve, të cilët pasurohen jo vetëm duke grabitur paratë e shtetit, por pasurohen duke vrarë shpresën dhe duke shpopulluar Shqipërinë.”-tha Kryemadhi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama thirrje qytetarëve/ Qëndroni në shtëpi në këtë atmosferë festash, mbroni shëndetin

Publikuar

-

Nga

“Tallen me mua për aeroportin”/ Rama premtim për kuksianët në Londër: Do iu sjell të votoni PD

Mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve në qendër të kryeqytetit të Tiranës.

Duke marrë shkas nga kjo, kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët.

Rama i kërkon qytetarëve që këto festa të qëndrojnë në shtëpi me familjen dhe të mbrojnë shëndetin duke shmangur daljet e padomosdoshme.

“Duke uruar të keni pasur një fundjavë të qetë Ju lutem, të gjithëve, që në këtë atmosfere festash t’i kushtojmë qëndrimit në shtëpi, me fëmijët e prindërit, sa më shumë kohë të jetë e mundur përtej detyrimeve të punës së secilit dhe ta vemë mbrojtjen e shëndetit mbi çdo dalje jo të domosdoshme nga shtëpia”, shkruan kreu i qeverisë krahas një fotoje në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Publikuar

-

Nga

“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për përhapjene  koronavirusit hnë Gjirokastër.

Shehu thotë se Gjirokastra është qyteti i dytë që ryeson për numrin e të infektuarve pas Tiranës, ndërsa paralajmëron se virusi po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet.

SIpas tij, papërgjegjëshmëri a e qeverisë dhe mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut nga infeksioni.

Bomba biologjike” e Gjirokastrës dhe heshtja qeveritare po përhapin Covid në të gjithë Qarkun!

Sot jo vetëm Gjirokastra “kryeson” përsëri mbas Tiranës me raste në rritje, por numri i të prekurve po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet, pra infeksioni përhapet tashmë në të gjithë Qarkun.

Nuk mjaftoi papërgjegjshmëria e thellë e Rilindjes e datës 24-25 Tetor e në vazhdim në Gjirokastër si shpërthyese e një infektimi masiv, por mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut.

Nëqoftëse “Retro” dhe aktivitetet e tjera ishin një papërgjegjshmëri e larteë, heshtja e mëtejshme për të mbajtur të fshehtë çfarë ndodhi edhe mbas denoncimeve tona kjo, është një qëndrim kriminal me pasoja tragjike për shëndetin, jetën, ekonominë e të gjithë banorëve të atij Qarku.

Në këto kushte kur nuk ka asnjë reagim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit, deputetëve të Rilindjes aty që festonin ato ditë të “bombës”, pushtetit lokal etj, i bëj thirje opinionit publik e qytetar, të ngejë me forcë zërin për të zgjuar nga gjumi këta shurdh-memecë, në mënyrë që megjithëse me vonesë, mekanizmat mbrojtëse të vihen në lëvizje me të gjithë kompleksitetin e tyre të domosdoshëm.

Ndërsa dhe Prokuroria vazhdon gjumin…”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë”/ Braçe i përgjigjet PD-së: Karrigia është për menderen

Publikuar

-

Nga

“Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë”/ Braçe i përgjigjet PD-së: Karrigia është për menderen

Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi një video dhe deklaronte se kryeministri Edi Rama ka 119 ditë pa shkuar në zyrë.

Për këtë video ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se kjo video tregon mjerimin dhe budallepsjen e PD-së.

Braçe thotë se Rama është përqendruar te puna në teren, ndërsa thekson se PD po shikon karrigen në zyrë.

LEXO EDHE:  Qytetarët “masakrojnë” kryeministrin/ Populli drejt azileve, ti mburresh

LEXO EDHE:  Ish-komisar 2K: Asnjë pseudo-socialist nuk mund ta vendosë në dyshim integritetin tim

“Çfarë mjerimi! Niveli i budallepsjes ka një cak, por për këta është pa limit!

119 ditë gjithkush ka parë kryeministrin tek njerëzit, duke ndjekur punët, ditë për ditë!

Këta shohin karrigen, zyrën! Idiot, pushtet është puna për njerëzit, jo karrigia për menderen!”, shkruan numri 2 i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al

PD publikon videon/ Rama 119 ditë pa shkuar në zyrë

LEXO TE PLOTE