LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e Covid-19 jashtë kontrollit/ Basha bën thirrjen urgjente

17 Tetor 2020, 10:20, Politikë CNA
Situata e Covid-19 jashtë kontrollit/ Basha bën thirrjen urgjente

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë, për keqmenaxhim të pandemisë së Covid-19, si në aspektin shëndetësor dhe në atë ekonomik.

Në një deklaratë për mediat Basha I ka drejtuar një thirrje urgjente qeverisë, ndërsa theksoi se duhet të rimbursohen ilacet për të prekurit nga Covid-19, që trajtohen në shtëpi.

?Qindra të infektuar nga Covid-19 që trajtohen në shtëpi duhet të kenë urgjent rimbursimin e shtetit për të blerë ilaçe. Ky është detyrim sigurimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve?-tha Basha.

Më tej, ai theksoi domosdoshmërinë e sigurimit të pajisjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor.

?Qeveria duhet të sigurojë pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Mijëra mjek familje mund të angazhohen në këtë betejë nëse do kishin mjetet e nevojshme.

Spitalet rajonale do kishin mundësi të angazhoheshin në këtë betejë, nëse do kishin mbështetje shetërore?-tha Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga