Connect with Us

Shkëlqejnë Lewandowski dhe Muller, Bayern triumfon me “poker”

BundesLiga

Shkëlqejnë Lewandowski dhe Muller, Bayern triumfon me “poker”

Publikuar

-

Bayern Munich ka siguruar fitoren e tretë në Bundesligë.

Kampionët e Gjermanisë janë argëtuar ndaj skuadrës së Arminia Bielefeld, duke e mposhtur me rezultatin 1-4.

Në këtë ndeshje ishin Robert Lewandowski dhe Thomas Muller ata që shkëlqyen, duke shënuar nga dy gola secili.

Gjermani fillimisht gjeti golin në minutën e 8’, për rezultatin 0:1,  kurse pas tij shënoi Robert Lewandowski në minutën e 26 dhe 45+1.

Muller shënoi golin e dytë në minutën e 51’, për 0:4, teksa vendasit reaguan me Doan në minutën e 58’, për rezultatin 1:4.

Bayern mbeti me 10 lojtarë në minutën e 74’, pasi Corentin Tolisso u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk solli ndryshime të mëdha në lojë.

Me tri pikët e sotme, Bayern shkon në kuotën e nëntë pikëve, kurse Arminia Bielefeld mbetet me 4 pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

“Shko në dreq ti gjë e zezë”/ Racizëm në Gjermani, “viktima” është ylli i ri i Dortmundit

Publikuar

-

Nga

Flitet shumë rreth racizmit, por fatkeqësisht fenomeni i shëmtuar vazhdon të jetë në shoqërinë tonë. Rasti më i fundit vjen nga Gjermania, konkretisht në ndeshjen mes ekipeve të moshave të Schalke 04 dhe Borussia Dortmund.

Sfida përfundoi me fitoren e verdhezinjve me rezultatin 2-3 dhe tashmë ata janë në krye të renditjes, por ndeshja u sfumua nga komentet e tifozëve në stadium. “Viktima” është ylli i ri i Dortmundit, Youssoufa Moukoko.

15-vjeçari shënoi gol në këtë sfidë dhe mënjëherë pasi arriti ta dërgonte topin në rrjetë, tifozët vendas filluan me ofendimet ndaj tij. “Shko në dreq ti gjë e zezë”, “shko shtrihu në varrin tënd” apo “do t’i thyejmë kockat”, ishin disa nga thirrjet ndaj kamerunasit.

Një sjellje aspak e hijshme kjo, pasi bëhet fjalë edhe për një minoren. Tashmë pritet reagimi i Federatës Gjermane të Futbollit nëse do të ketë një dënim ndaj klubit apo jo. Ndërkohë Moukoko po shkëlqen me ekipin U-19 të Dortmundit, madje ekipi i parë e ka  përfshirë atë dhe në listën B të Champions League.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Video/ Reus nderon Dortmundin, Leipzig nuk ndalet. Ja rezultatet

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur sfidat e orës 15:30 në Bundesligën gjermane. Leipzig ka mposhtur pastër 0-2 në transfertë skuadrën e Ausburg, duke ruajtur kryesimin në kampionatin gjerman pas 4 javësh të luajtura, me 10 pikë.

Freiburg dhe Werder Bremen janë ndarë në barazim 1-1, ndërsa Stuttgart mposhti 0-2 ekipin e Hertha Berlin. Borussia Dortmund mori një fitore të vuajtur 0-1 në transfertë kundër Hoffeinhaim, me golin e vetëm që u shënua nga kapiteni Marco Reus.

GOLAT/ AUSBURG – LEIPZIG  0-2

GOLAT/ HOFFENHAIM – DORTMUND  0-1

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Tronditet Bayerni, Boateng rrezikon 4 vite burg

Publikuar

-

Nga

Zherome Boateng do të jetë para drejtësisë më datë 10 dhjetor teksa akuzohet për dhunë ndaj ish-gruas së tij. Ngjarja daton në vitin 2018, ku gjatë pushimëve, mbrojtësi akuzohet se ka lëshuar në drejtim të ish-grua një mbajtësesë qiriri.

Kështu, Boateng akuzohet për agresion, ndërsa duket se ndaj tij ekziston edhe një video e cila do të përdoret në gjykatë dhe që me sigur do t’i japë të drejtë ish-gruas së futbollistit.

Boateng rrezikon deri në pesë vite burg, megjithatë pritet që t’ia hedhë duke paguar një gjobë të majme e në këtë formë mund të mbajë lirinë e tij dhe të vazhdojë të ushtrojë profesionin në fushën e gjelbër.

LEXO TE PLOTE