Connect with Us

SHBA kritikon ashpër Turqinë për provën me sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400

Bota

SHBA kritikon ashpër Turqinë për provën me sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara dënuan Turqinë për testimin e një sistemi të përparuar rus të mbrojtjes ajrore të premten, një veprimë që Ankaraja e ndërmori pa marrë parasysh paralajmërimet amerikane.

Televizioni Haber, që është pranë qeverisë, tha në faqen e tij të internetit se ushtria e Turqisë provoi sistemin rus S-400 të mbrojtjes ajrore ruse në provincën Sinop të Detit të Zi. Ai i bazoi raportet e tij në një video amatore, që njoftohet se është filmuar në Sinop. Media të tjera kishin njoftime të ngjashme.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se lëshimi i raketave është “i papajtueshëm me përgjegjësitë e Turqisë si një aleat i NATO-s dhe një partner strategjik” i Shteteve të Bashkuara

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se “Ne kemi qenë të qartë: një sistem operativ S-400 nuk është në përputhje me angazhimet e Turqisë si një aleat i SHBA-së dhe NATO-s. Ne kundërshtojmë blerjen e sistemit nga Turqia dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga njoftimet se Turqia po e vë atë në veprim”, tha ai duke shtuar se sistemi “nuk duhet të aktivizohet”.

“Aktivizimi do të sillte pasoja serioze për marrëdhënien tonë të sigurisë”, tha zëdhënësi, duke shtuar se Turqia tashmë është pezulluar nga programi i avionëve luftarakë amerikanë F-35, “dhe S-400 vazhdon të jetë një pengesë për përparimin në drejtime të tjera në marrëdhëniet dypalëshe “.

Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, republikani Jim Risch, e quajti provën “sjellje të papranueshme” nga një aleat i NATO-s.

Senatori Risch tha në një deklaratë se lëvizja dëmton NATO-n dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për avionët bombardues amerikanë F-35 dhe sistemet e tjera të aleatëve të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

“Ligji amerikan parashikon sanksione kundër vendeve që vazhdojnë të thellojnë marrëdhënien e tyre të mbrojtjes me Rusinë dhe administrata duhet të dërgojë një sinjal të fortë se Turqia duhet të zhvendosë S-400 e saj,” thuhet në deklaratë.

Senatori Bob Menendez, demokrati më me peshë në komision, tha në një deklaratë se “Turqia duhet të sanksionohet menjëherë për blerjen dhe përdorimin e këtij sistemi.”

LEXO EDHE:  Koronavirusi në SHBA/ Rreth 6 milionë persona të infektuar nga COVID

Senatori Menendez nuk e kurseu nga kritikat administratën e zotit Trump, duke thënë “dështimi i Presidentit Trump për të ndjekur ligjin dhe afërsia e tij me [Presidentin Turk] Rexhep Tajip Erdogan përbën një kërcënim serioz për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s në Evropë.”

Një zyrtar amerikan tha të premten se SHBA beson se Turqia përdori tre raketa në provë – të gjitha goditjet të suksesshme. Zyrtari foli në kushte anonimiteti për të diskutuar informacion që nuk është bërë ende publik.

Uashingtoni ka paralajmëruar Ankaranë se rrezikon sanksionet e SHBA nëse sistemi S-400 aktivizohet.

Zyrtarët ushtarakë dhe të mbrojtjes turke kanë refuzuar të komentojnë mbi raportet.

Ankaraja këmbëngul se ajo u detyrua të blinte sistemin rus pasi Uashingtoni refuzoi t’i shesë atij sistemin Patriot të SHBA. Ajo argumenton gjithashtu se është e drejta sovrane e Turqisë për të blerë sistemin që dëshiron.

Rusia i dorëzoi Turqisë sistemin e mbrojtjes vitin e kaluar. Turqia fillimisht kishte thënë se S-400 do të hynte në funksionim në prill, por e shtyu aktivizimin e tij.

Gjatë një vizite në Turqi në fillim të këtij muaji, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përsëriti se sistemi i prodhuar nga Rusia, i cili thuhet se i ka kushtuar Turqisë 2.5 miliard dollarë, nuk mund të integrohet në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s.

Turqia pritej gjerësisht ta provonte sistemin këtë javë, pasi lëshoi njoftime paralajmëruese që anijet dhe avionët të shmangnin atë zonë në Detin e Zi.

Presidenti amerikan Donald Trump është nën presion nga ligjvënësit për të sanksionuar Turqinë lidhur me marrëveshjen S-400.

Në vitin 2018, Uashingtoni imponoi sanksionet ndaj Turqisë për ndalimin e një pastori amerikan, duke shkaktuar një krizë të rëndë monetare në vend. Sanksionet u hoqën pas lirimit të pastorit./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rreth 30 milionë shtetas hedhin votën

Vetëm 15 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit votuesit në Florida u mblodhën në qendrat e votimit për të votuar për zgjedhjen e tyre mes dy kandidatëve.

Florida është një nga ato shtete kryesore ku Donald Trump dhe Joe Biden po përpiqen të bindin qytetarët për të siguruar fitoren për në Shtëpinë e Bardhë.

Një numër rekord amerikanësh kanë votuar deri më tani përmes postës apo në mënyrë tradicionale. Rreth 30 milionë shtetas kanë shprehur tashmë vendimin e tyre. Nga ana tjetër dy kandidatët vijojnë fushatën në shtetet e mbetura.

“Janë padyshim zgjedhje të rëndësishme. Ndiej se demokracia jonë është në rrezik, ndihem shumë e emocionuar dhe patriote pasi kam mundësi të votoj, pasi jo kudo të botë njerëzit e kanë këtë mundësi dhe të drejtë”, thotë Allison Fonte, votuese në Florida.

“Ndihem si një amerikan i vërtetë, erdha të votoj personalisht. Nuk i besoj sistemit postar. Duhet të vija të votoja dhe erdha”, tregon Jose Simon, një tjetër votues në Florida.

LEXO EDHE:  Konferenca e Donatorëve/ Kreditë do paguhen nga shqiptarët, deklarata e SHBA këmbanë alarmi

LEXO EDHE:  SHBA urdhëroi mbylljen e konsullatës kineze/ Kërcënon Kina

Kandidadti Demokrat Biden dërgoi Kamala Harris në Florida për të qenë afër votuesve, ndërsa Trump është ndalur në Arizona ku arriti të fitonte në 2016. Por sondazhet këtë herë i japin epërsi të ngushtë rivalit demokrat.

Një tjetër çështje që po merr vëmendje është debate i fundit presidencial që pritet të zhvillohet të enjten. Dy kampet e kandidatëve janë duke debatuar për çështjet që pritet të diskutohen./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Google përballet me padi nga Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Nga

Google përballet me padi nga Shtetet e Bashkuara

Gjiganti i kërkimeve në internet, Google, përballet me padinë më të madhe të mosbesimit, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, në më shumë se dy dekada.

Departamenti i Drejtësisë, së bashku me 11 shtete amerikane, paraqitën padinë të martën, duke pretenduar se Google “është portë e pasfiduar për në internet për miliarda përdorues” dhe se abuzon me pozicionin dominues për të shkatërruar konkurrencën.

“Ka ardhur koha për ta ndaluar sjelljen anti-konkurruese të Google”, thuhet në padi.

Kompania simotër e Google, Alphabet, aktualisht ka vlerën në treg mbi një trilion dollarë.

Në vitin 2019, vetë Google ka pasur të ardhura prej 162 miliardë dollarësh.

LEXO EDHE:  Nuk tremben nga terrorizmi/41 mijë shqiptarë pushuan në Antalia verën e kaluar

LEXO EDHE:  Konferenca e Donatorëve/ Kreditë do paguhen nga shqiptarët, deklarata e SHBA këmbanë alarmi

Google e mbrojti veten pas paraqitjes së padisë, duke thënë se “njerëzit e përdorin atë sepse zgjedhin ta bëjnë një gjë të tillë, e jo sepse detyrohen ose nuk kanë alternativa”.

Ky është rasti më i madh i mosbesimit në Shtetet e Bashkuara prejse gjykata, në vitin 1999, ka vendosur se kompania Microsoft ka krijuar monopol në tregun e sistemeve operative kompjuterike.

Vëzhguesit thonë se padia kundër Google mund të shënojë fillimin e një numri padish kundër kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë, si: Apple, Amazon dhe Facebook./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e rasteve me koronavirus/ Gjermani fut në izolim total zonën e Alpeve

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me koronavirus/ Gjermani fut në izolim total zonën e Alpeve në kufi me Austrinë

Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë është futur në izolim total, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë, është rajoni i parë gjerman që futet në izolimin e dytë, që nga izolimi mbarëkombëtar në pranverë.

Të 105,000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme, gjatë dy javëve të ardhshme.

Sikurse pjesa më e madhe e Evropës, Gjermania është duke u përballur me rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.

Por, situata mbetet më pak e rëndë sesa në vendet e tjera të mëdha të Evropës perëndimore.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Gjermania ka regjistruar 84 raste me kroonavirus në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të kaluara.

Shifra është dukshëm më e ulët se 159 në Itali, 339 në Mbretërinë e Bashkuar, 343 në Spanjë apo 427 në Francë.

LEXO EDHE:  “Çmenden” çmimet, ky është vendi ku 1kg kumbulla kushton 210 mijë lekë

LEXO EDHE:  SHBA ka prova për sulmin kimik në Siri

Por, shkalla e infeksionit lokal në landin Berhtesgadener ka arritur në 273 në 100,000 banorë gjatë javës së kaluar.

Shkollat, restorantet, baret, teatrot, palestrat, kinematë dhe hotelet do të mbyllen, por shërbimet kishtare do të lejohen.

Të premten e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i zvogëlojnë kontaktet e tyre shoqërore, për të ulur normat e transmetimit të koronavirusit./Rel

 

LEXO TE PLOTE